![Makita rt0700c Instruction Manual Download Page 31](http://html.mh-extra.com/html/makita/rt0700c/rt0700c_instruction-manual_233026031.webp)
31
Gjatë prerjes lëvizeni veglën me udhëzuesin e drejtë të
vendosur rrafsh me anën e materialit të punës.
Nëse distanca (A) ndërmjet anës së materialit të punës
dhe pozicionit të prerjes është shumë e gjerë për
udhëzuesin e drejtë ose nëse ana e materialit të punës
nuk është e drejtë, atëherë udhëzuesi i drejtë nuk mund
të përdoret. Në këtë rast shtrëngoni fort me vida një
dërrasë të drejtë mbi materialin e punës dhe përdoreni
si udhëzues kundrejt bazës së makinës buzëprerëse.
Drejtojeni veglën në drejtim të shigjetës.
Fig.13
Punime në formë qarkore
Fig.14
Punimet në formë qarkore mund të arrihen nëse
montoni udhëzuesin e drejtë dhe pllakën e udhëzuesit
siç tregohet në figura.
Rrezja minimale dhe maksimale e rrathëve që do të
priten (distanca ndërmjet qendrës së rrethit dhe qendrës
së puntos) janë si më poshtë:
Min: 70 mm
Maks: 221 mm
Për të prerë rrathë me rreze nga 70 mm deri në 121 mm.
Për të prerë rrathë me rreze nga 121 mm deri në 221
mm.
Fig.15
SHËNIM:
•
Rrathët me rreze nga 172 mm deri në 186 mm nuk
mund të priten me anë të këtij udhëzuesi.
Fig.16
Bashkërenditni vrimën në qendër të udhëzuesit të drejtë
me qendrën e rrethit që do të pritet. Ngulni një gozhdë
me diametër më të vogël se 6 mm në vrimën në qendër
për të siguruar udhëzuesin e drejtë. Rrotulloni veglël
rreth gozhdës në drejtim orar.
Udhëzuesi i makinës buzëprerëse
(aksesor opsional)
Fig.17
Prerja e buzëve, prerjet e lakuara në rimeso për mobiliet
dhe prerje të ngjashme mund të bëhen me lehtësi me
udhëzuesin e makinës buzëprerëse. Harku i udhëzuesit
përshkon lakoren dhe siguron një prerje të përsosur.
Fig.18
Vendosni udhëzuesin e makinës buzëprerëse mbi
bazën e veglës me një vide shtrënguese (A). Lironi
vidën shtrënguese (B) dhe rregulloni distancën ndërmjet
puntos dhe udhëzuesit të makinës buzëprerëse duke
rrotulluar vidën rregulluese (1 mm për rrotullim). Në
distancën e dëshiruar, shtrëngoni vidën shtrënguese (B)
për të siguruar siç duhet udhëzuesin e makinës
buzëprerëse.
Fig.19
Gjatë prerjes lëvizeni veglën me harkun e udhëzuesit në
anë të materialit të punës.
Bazë e anuar (aksesor opsional)
Baza e anuar (aksesor opsional) është e përshtatshme
për të bërë prerje të lugëta.
Fig.20
Vendoseni veglën në një bazë të anuar dhe mbyllni
levën e bllokimit në njërën pjesën e dalë të puntos. Për
të arritur këndin e dëshiruar, shtrëngoni vidat
shtrënguese në anë të saj.
Shtrëngoni fort me vida një dërrasë të drejtë mbi
materialin e punës dhe përdoreni si udhëzues kundrejt
bazës së anuar. Drejtojeni veglën në drejtim të shigjetës.
Mbrojtësi i bazës i hequr nga baza e anuar
(aksesor opsional)
Montimi i mbrojtësit të bazës që është hequr nga baza e
anuar në bazën e makinës buzëprerëse lejon
ndryshimin e bazës së makinës buzëprerëse nga bazë
e rrumbullakët në bazë katrore.
Për një vendosje tjetër hiqni mbrojtësin e bazës nga
baza e anuar duke liruar dhe hequr katër vidat.
Fig.21
Më pas montoni mbrojtësin e bazës në bazën e
makinës buzëprerëse.
Bazë e kompensimit (aksesor opsional)
Fig.22
(1) Baza e kompensimit (aksesor opsional)
është e përshtatshme për punë në zona të
ngushta, si nëpër qoshe.
Fig.23
Përpara se të instaloni veglën në bazën e kompensimit,
hiqni dadon unazë dhe konin e mbledhjes duke liruar
dadon unazë.
Fig.24
Instaloni pulexhën në vegël duke shtypur bllokimin e
boshtit dhe duke e shtrënguar pulexhën fort me një çelës.
Fig.25
Vendosni konin e mbledhjes dhe shtrëngoni dadon
unazë në bazën e kompensimit siç tregohet në figurë.
Fig.26
Montoni veglën në bazën e kompensimit.
Fig.27
Njërin skaj të rripit vendoseni mbi pulexhë me anë të një
kaçavide dhe sigurohuni që e gjithë gjerësia e rripit të
përputhet mirë mbi pulexhë.
Fig.28
Sigurojeni me anë të një leve bllokimi në bazën e
kompensimit.
Fig.29
Për të instaluar punton, lëreni veglën bashkë me bazën
e kompensimit në anë. Futeni çelësin hekzagonal në
vrimë në bazën e kompensimit.
Me çelësin hekzagonal në atë pozicion, futni punton në
konin e mbledhjes në boshtin e bazës së kompensimit nga
ana e kundërt dhe shtrëngoni fort me çelës dadon unazë.