![Makita RP1800 Instruction Manual Download Page 27](http://html.mh-extra.com/html/makita/rp1800/rp1800_instruction-manual_223474027.webp)
27
PËRSHKRIMI I PUNËS
KUJDES:
•
Jini gjithnjë të sigurt që vegla është fikur dhe
hequr nga korrenti përpara se ta rregulloni apo t'i
kontrolloni funksionet.
Rregullimi i thellësisë së prerjes
Fig.1
Vendoseni veglën në një sipërfaqe të sheshtë. Lironi
levën e bllokimit dhe ulni trupin e veglës derisa puntoja
të prekë pak sipërfaqen e sheshtë. Shtrëngoni levën e
bllokimit për të bllokuar trupin e veglës.
Rrotulloni dadën e vendosjes së mbështetëses së
pajisjes fiksuese në drejtim kundër orar. Ulni
mbështetësen e pajisjes fiksuese derisa të bjerë në
kontakt me bulonin e rregullimit. Bashkërenditni
shigjetën e thellësisë me gradimin “0”. Thellësia e
prerjes tregohet në shkallë me anë të shigjetës së
thellësisë.
Ndërkohë që shtypni butonin e furnizimit të shpejtë,
ngrini mbështetësin e pajisjes fiksuese derisa të përftoni
thellësinë e dëshiruar të prerjes. Rregullime të vogla të
thellësisë mund të përftohen duke rrotulluar dorezën e
rregullimit (1 mm për rrotullim).
Duke rrotulluar dadon e vendosjes së mbështetësit të
pajisjes fiksuese mund ta shtrëngoni fort mbështetësin e
pajisjes fiksuese.
Tani thellësia e paracaktuar e prerjes mund të përftohet
duke liruar levën e bllokimit dhe më pas duke ulur trupin
e veglës derisa mbështetësi i pajisjes fiksuese të bjerë
në kontakt me bulonin hekzagonal të rregullimit të
bllokuesit të pajisjes fiksuese.
Dadoja
Fig.2
Kufiri i sipërm i trupit të veglës mund të rregullohet duke
rrotulluar dadon.
KUJDES:
•
Mos e ulni shumë dadon. Puntoja do të dalë duke
krijuar rrezik.
Bllokuesi i pajisjes fiksuese
Fig.3
Bllokuesi i pajisjes fiksuese ka tre bulona hekzagonalë
të rregullimit që rriten ose ulen me 0,8 mm çdo herë.
Mund të përftoni me lehtësi tre thellësi të ndryshme
prerjeje duke përdorur bulonat hekzagonalë të
rregullimit pa rregulluar sërish bllokuesin e pajisjes
fiksuese.
Rregulloni bulonin e poshtëm hekzagonal për të përftuar
thellësinë më të madhe të prerjes duke ndjekur
metodën e “Rregullimit të thellësisë së prerjes”.
Rregulloni dy bulonat e mbetur hekzagonalë për të
përftuar thellësi më të vogla prerjeje. Ndryshimi i
gjatësisë së këtyre bulonave hekzagonalë është i
barabartë me ndryshimin e thellësive të prerjes.
Për të rregulluar bulonat hekzagonalë rrotullojini ata me
një kaçavidë ose çelës. Bllokuesi i pajisjes fiksuese
është gjithashtu i përshtatshëm për të bërë tre kalime
me parametra më të thellë në mënyrë progresive kur
prisni kanale të thella.
KUJDES:
•
Meqë prerja e tepërt mund të shkaktojë
mbingarkim të motorit ose vështirësi në kontrollin
e veglës, thellësia e prerjes nuk duhet të jetë më e
madhe se 15 mm për çdo kalim gjatë prerjes së
kanaleve me një punto me diametër 8 mm.
•
Gjatë prerjes së kanaleve me punto me diametër
20 mm, thellësia e prerjes nuk duhet të jetë më e
madhe se 5 mm për çdo kalim.
•
Për punime me kanale me thellësi jo të
zakonshme, bëni dy ose tre kalime duke rritur në
mënyrë progresive parametrat e thellësisë së
puntos.
Veprimi i ndërrimit
Fig.4
KUJDES:
•
Përpara se ta vendosni veglën në korrent,
kontrolloni gjithmonë nëse këmbëza çelësi është
në pozicionin e duhur dhe nëse kthehet në
pozicionin "FIKUR" kur lëshohet.
•
Sigurohuni që bllokuesi i boshtit të lirohet përpara
se të ndizet çelësi.
Për të shmangur tërheqjen aksidentale të çelësit, ka një
buton bllokimi.
Për ta ndezur veglën lëshoni butonin e bllokimit dhe
tërhiqni çelësin. Lëshoni çelësin për të ndaluar.
Për punime të vazhdueshme tërhiqni çelësin dhe më
pas lëshoni më tepër butonin e bllokimit. Për të ndaluar
veglën tërhiqni çelësin në mënyrë të tillë që butoni i
bllokimit të kthehet automatikisht. Më pas lëshoni
çelësin.
Pasi të keni liruar çelësin, funksioni i zhbllokimit
funksionon për të parandaluar tërheqjen e çelësit.
KUJDES:
•
Mbajeni veglën me forcë kur e fikni atë që të
mposhtni reagimin.
Funksioni elektronik
Vetëm për modelin RP2300FC,RP2301FC
Kontrolli i shpejtësisë konstante
•
E mundur për të marrë rezultate të mira, sepse
shpejtësia e rrotullimit mbahet konstante, madje
edhe në kushte kur vegla është e ngarkuar.
•
Përveç kësaj, kur ngarkesa në vegël i tejkalon
nivelet e pranueshme, ulet fuqia që i shkon motorit
për ta mbrojtur motorin nga mbinxehja. Kur
ngarkesa kthehet në nivele të pranueshme, pajisja
do të funksionojë si normalisht.
Summary of Contents for RP1800
Page 5: ...5 46 005132 47 005133 48 005134 49 005135 ...
Page 97: ...97 ...
Page 98: ...98 ...
Page 99: ...99 ...
Page 100: ...100 Makita Corporation Anjo Aichi Japan www makita com 884877 960 ...