16
PËRSHKRIMI I PUNËS
KUJDES:
•
Jini gjithnjë të sigurt që vegla është fikur dhe
hequr nga korrenti përpara se ta rregulloni apo t'i
kontrolloni funksionet.
Rregullimi i thellësisë së kanalit
Fig.1
6 thellësi kanali mund të caktohen paraprakisht sipas
madhësisë së galetës që do të përdoret.
Referojuni tabelës së mëposhtme për përshtatjen
ndërmjet madhësive të shënuara në ndalues dhe
përmasës së galetës. Rregullime të sakta të thellësisë
së kanalit mund të bëhen duke rrotulluar vidën
rregulluese pasi të keni liruar dadon hekzagonale. Kjo
mund të bëhet e nevojshme pasi disku është mprehur
disa herë.
Përmasa në ndalues
0
10
20
S (e vogël)
D
Maksimumi
Përmasa e galetës
0
10
20
-
-
-
Thellësia e kanalit 8 mm 10 mm 12,3 mm
14,7 mm
13 mm
20 mm
*
* Me kunjat e gomës të hequra.
012681
Udhëzuesi për këndin
Lartësia e udhëzuesit për këndin mund të lëvizet lart
dhe poshtë për të rregulluar pozicionin e diskut në lidhje
me pjesën e sipërme të materialit të punës.
Fig.2
Për të rregulluar lartësinë e udhëzuesit për këndin, lironi
levën e bllokimit nga poshtë dhe rrotulloni dorezën
derisa treguesi të tregojë shkallën e dëshiruar të
gradimit të shënuar në udhëzuesin për këndin.
Fig.3
Më pas shtrëngoni levën e bllokimit lart për të siguruar
udhëzuesin për këndin.
Shkalla në udhëzuesin për këndin tregon distancën nga
pjesa e sipërme e materialit të punës deri në qendrën e
trashësisë së diskut.
Udhëzuesi për këndin mund të hiqet nga riga sipas
punës që ju nevojitet. Për të hequr udhëzuesin për
këndin, lironi levën e bllokimit dhe rrotulloni dorezën në
drejtim orar deri sa ajo të dalë nga skaji i sipërm i rigës.
Riga
SHËNIM:
•
Hiqni udhëzuesin për këndin sipas punës që ju
nevojitet të bëni kur përdorni veglën kur riga është
vendosur në një kënd ndryshe nga 0
゚
. Kur keni
nevojë të përdorni udhëzuesin për këndin sipas
kushteve të mësipërme, sigurohuni që të rregulloni
thellësinë e kanalit për të arritur një thellësi të
përshtatshme.
Fig.4
Fig.5
Këndi i rigës mund të rregullohet midis 0° dhe 90°
(ndalesa pozitive në 0°, 45° dhe 90°). Për të rregulluar
këndin, lironi levën e bllokimit dhe anoni rigën derisa
treguesi të tregojë në gradimin e dëshiruar në shkallën
e këndit. Më pas shtrëngoni levën e bllokimit për të
siguruar rigën.
Kur riga është caktuar në 90°, si distanca nga qendra e
trashësisë së diskut deri në rigë dhe distanca nga
qendra e trashësisë së diskut deri në pjesën e poshtme
të kapakut të diskut janë 10 mm.
Pllaka e kompletit
Fig.6
Fig.7
Përdorni pllakën e kompletit siç tregohet në figura kur
prisni të çara në materiale pune të holla.
Veprimi i ndërrimit
Fig.8
KUJDES:
•
Përpara se ta vendosni veglën në korrent,
kontrolloni gjithmonë nëse çelësi i rrëshqitjes
aktivizohet saktë dhe nëse kthehet në pozicionin
"FIKUR" kur shtypet pjesa e pasme e çelësit të
rrëshqitjes.
•
Çelësi mund të bllokohet në pozicionin “ndezur”
për lehtësi të përdoruesit gjatë përdorimit të
zgjatur. Tregoni kujdes kur bllokoni veglën në
pozicionin “ndezur” dhe shtrëngojeni fort veglën
gjatë gjithë kohës.
Për ta ndezur veglën, rrëshqitni çelësin e rrëshqitëses
drejt pozicionit "I (NDEZUR)". Për punë të
vazhdueshme, shtypni pjesën e përparme të çelësit të
rrëshqitëses për ta bllokuar.
Për ta ndaluar veglën, shtypni pjesën e pasme të çelësit
të rrëshqitjes dhe rrëshqiteni drejt pozicionit "O
(FIKUR)".
MONTIMI
KUJDES:
•
Jini gjithnjë të sigurt që vegla është fikur dhe
hequr nga korrenti përpara se të bëni ndonjë punë
mbi të.
Heqja ose instalimi i diskut
Fig.9
KUJDES:
•
Kur instaloni diskun e bashkuesit të pllakës
montoni flanxhën e brendshme që ana ku është
shënuar “22” të jetë drejtuar nga ju.
Për të hequr diskun, lironi vidën shtrënguese dhe hapni
kapakun e diskut. Shtypni bllokuesin e boshtit dhe lironi
dadon e bllokimit me anë të çelësit për dadon e bllokimit.
Për të instaluar diskun, në fillim montoni flanxhën e
brendshme.
Summary of Contents for PJ7000
Page 58: ...58 ...
Page 59: ...59 ...
Page 60: ...60 Makita Corporation Anjo Aichi Japan www makita com 885075 969 ...