59 SHQIP
5.
Asnjëherë mos e kaloni dorën mbi vijën e
synuar të prerjes qoftë përpara ose prapa
fletës së sharrës.
Është shumë e rrezikshme
mbajtja e materialin e punës me “duar të
kryqëzuara”, pra duke e mbajtur materialin e
punës në të djathtë të fletës së sharrës me dorën
e majtë ose anasjelltas.
►
Fig.1
6.
Mos e zgjasni dorën prapa rigës udhëzuese
më afër se 100 mm nga cilado anë e fletës së
sharrës, për të hequr ashklat e drurit apo për
arsye të tjera ndërsa fleta rrotullohet.
Afërsia e
fletës të sharrës që rrotullohet me dorën tuaj mund
të mos jetë e dallueshme dhe mund të lëndoheni
rëndë.
7.
Kontrollojeni fletën e sharrës përpara prerjes.
Nëse materiali i punës është i harkuar ose i
deformuar, shtrëngojeni me morsë me pjesën
e harkuar drejt rigës. Gjithmonë sigurohuni që
të mos ketë hapësirë mes materialit të punës,
rigës dhe bankës përgjatë vijës së prerjes.
Materialet e harkuara ose të deformuara të punës
mund të përdridhen ose të zhvendosen dhe
mund të shkaktojnë ngecje te fleta e sharrës që
rrotullohet gjatë prerjes. Nuk duhet të ketë gozhdë
ose objekte të huaja në materialin e punës.
8.
Mos e përdorni sharrën derisa banka të jetë
pastruar nga të gjitha veglat, ashklat e drurit,
etj. përveç materialit të punës.
Copëzat e vogla
ose copëzat e lira të drurit ose objektet e tjera që
krijojnë kontakt me fletën që rrotullohet mund të
hidhen tutje me shpejtësi të lartë.
9.
Pritni vetëm një material pune njëkohësisht.
Materialet e punës të vendosura mbi njëra-tjetrën
nuk mund të mbërthehen ose shtrëngohen mirë
me morsë dhe mund të ngecin te fleta ose të
zhvendosen gjatë prerjes.
10.
Sigurohuni që sharra për prerje me kënd të
jetë e montuar ose e vendosur në një sipërfaqe
të niveluar dhe të palëvizshme përpara
përdorimit.
Një sipërfaqe pune e niveluar dhe
e palëvizshme redukton rrezikun që sharra për
prerje me kënd të bëhet e paqëndrueshme.
11.
Planifikojeni punën tuaj. Sa herë që ndryshoni
cilësimin e prerjes së pjerrët ose me kënd,
sigurohuni që riga e rregullueshme të
vendoset saktë për të mbajtur materialin e
punës dhe që nuk do të ndërhyjë me fletën
ose sistemin mbrojtës.
Pa e vendosur veglën në
pozicionin “NDEZUR” dhe pa pasur material pune
mbi bankë, lëvizeni fletën e sharrës përmes një
prerjeje të plotë të simuluar për t’u siguruar që nuk
ka ndërhyrje apo rrezik prerjeje të rigës.
12.
Siguroni mbështetje të mjaftueshme, si p.sh.
zgjatim banke, këmbalecë druri, etj. për një
material pune që është më i gjerë ose më i
gjatë se pjesa e sipërme e bankës.
Materialet
e punës më të gjata ose më të gjera se banka e
sharrës për prerje me kënd mund të përmbysen
nëse nuk mbështeten mirë. Nëse përmbyset copa
e prerë ose materiali i punës, ajo mund të ngrejë
mbrojtësen e poshtme ose mund të hidhet tutje
nga fleta që rrotullohet.
13.
Mos përdorni një person tjetër për të
zëvendësuar një shtesë banke ose
si mbështetje shtesë.
Mbështetja e
paqëndrueshme për materialin e punës mund
të bëjë që fleta të ngecë ose materiali i punës
të zhvendoset gjatë veprimit të prerjes duke
ju tërhequr juve dhe ndihmësin në fletën që
rrotullohet.
14.
Pjesa e prerë nuk duhet në asnjë mënyrë
të ngecet ose të shtypet kundrejt fletës së
sharrës që rrotullohet.
Nëse mbyllet, pra duke
përdorur ndalesa në gjatësi, pjesa e prerë mund të
futet si pykë kundrejt fletës dhe të hidhet tutje me
forcë.
15.
Gjithmonë përdorni një morsë ose fiksuese
të projektuar për të mbajtur mirë materialet
e rrumbullakëta siç janë shufrat ose tubat.
Shufrat kanë tendencën të mbështillen kur priten,
duke bërë që fleta të “kafshojë” dhe tërheqë
materialin e punës me dorën tuaj te fleta.
16.
Lëreni fletën të arrijë shpejtësinë e plotë
përpara se të krijoni kontaktin me materialin
e punës.
Kjo do të reduktojë rrezikun e hedhjes
tutje të materialit të punës.
17.
Nëse materiali i punës ose fleta ngecin, fikeni
sharrën për prerje me kënd. Prisni që të gjitha
pjesët lëvizëse të ndalojnë dhe shkëputeni
spinën nga burimi i rrymës dhe/ose hiqni paketën
e baterisë. Më pas punoni që të lironi materialin
e ngecur.
Vazhdimi i sharrimit me material pune të
ngecur mund të shkaktonte humbje të kontrollit ose
dëmtim të sharrës për prerje me kënd.
18.
Pas përfundimit të prerjes, lironi çelësin,
mbajeni kokën e sharrës poshtë dhe prisni që
fleta e sharrës të ndalojë përpara se të hiqni
pjesën e prerë.
Është e rrezikshme zgjatja e
duarve pranë fletës që po ndalon.
19.
Mbajeni dorezën mirë kur bëni një prerje të
paplotë ose kur lironi çelësin përpara se koka
e sharrës të jetë plotësisht në pozicionin
poshtë.
Veprimi i frenimit të sharrës mund të bëjë
që koka e sharrës të tërhiqet papritur poshtë, duke
shkaktuar rrezik lëndimi.
20.
Përdorni vetëm fletë sharre me diametrin
që shënohet në vegël ose që specifikohet
në manual.
Përdorimi i një flete me madhësi
jo të duhur mund të ndikojë në mbrojtjen e
përshtatshme të fletës ose në funksionimin e
mbrojtëses, gjë e cila mund të shkaktojë lëndim të
rëndë personal.
21.
Përdorni vetëm fletë sharre që kanë të shënuar
një shpejtësi të barasvlershme ose më të
madhe sesa shpejtësia e shënuar mbi vegël.
22.
Mos e përdorni sharrën për të prerë materiale
të tjera përveç drurit, aluminit dhe materialeve
të ngjashme.
23.
(Vetëm për vendet evropiane)
Gjithmonë përdorni fletën që është konform
me EN847-1.
Udhëzime shtesë
1.
Bëjeni punishten të tillë që të mos futen fëmijë,
duke përdorur kyça.
2.
Mos hipni kurrë mbi vegël.
Mund të shkaktohen
lëndime të rënda nëse vegla përmbyset ose nëse
krijohet kontakt pa dashje me veglën prerëse.
Summary of Contents for LS002GZ01
Page 2: ...Fig 1 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 12 11 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 Fig 2 2 ...
Page 4: ...1 2 4 3 Fig 7 2 1 3 Fig 8 1 2 Fig 9 1 2 3 Fig 10 3 1 2 4 Fig 11 1 Fig 12 4 ...
Page 5: ...1 3 2 4 Fig 13 1 2 Fig 14 1 Fig 15 Fig 16 1 2 3 4 5 6 Fig 17 1 2 Fig 18 5 ...
Page 6: ...Fig 19 Fig 20 1 2 3 Fig 21 1 2 3 4 5 6 Fig 22 3 4 1 2 5 Fig 23 6 ...
Page 7: ...1 2 3 4 Fig 24 1 2 3 5 4 Fig 25 1 2 3 Fig 26 1 2 3 Fig 27 1 2 3 Fig 28 7 ...
Page 9: ...1 2 3 4 5 6 Fig 36 1 2 3 Fig 37 1 2 3 Fig 38 1 Fig 39 1 2 Fig 40 1 1 2 2 3 3 4 4 Fig 41 9 ...
Page 10: ...1 2 4 3 5 Fig 42 1 2 3 Fig 43 1 2 Fig 44 1 2 Fig 45 1 Fig 46 1 2 Fig 47 Fig 48 10 ...
Page 11: ...1 2 3 Fig 49 2 3 1 4 Fig 50 1 2 3 4 5 Fig 51 1 Fig 52 Fig 53 Fig 54 Fig 55 1 Fig 56 11 ...
Page 12: ...1 2 3 4 Fig 57 1 2 3 Fig 58 1 Fig 59 1 1 2 2 Fig 60 Fig 61 Fig 62 12 ...
Page 13: ...1 Fig 63 1 2 Fig 64 1 Fig 65 1 Fig 66 1 1 2 2 Fig 67 1 2 3 4 5 Fig 68 13 ...
Page 14: ...1 2 Fig 69 1 2 3 Fig 70 1 2 3 Fig 71 1 Fig 72 1 2 Fig 73 1 2 Fig 74 14 ...