
18
PËRDORIMI
Punimi i zdrukthimit
Fig.14
Në fillim vendosni bazën e përparme të veglës rrafsh
mbi sipërfaqen e materialit të punës ku thikat të mos
bëjnë asnjë kontakt. Ndizni veglën dhe prisni derisa
thikat të marrin shpejtësinë e plotë. Më pas shtyjeni
veglën ngadalë përpara. Ushtroni forcë në pjesën e
përparme të veglës kur filloni zdrukthimin dhe në pjesën
e pasme të saj kur mbaroni zdrukthimin.
Shpejtësia dhe thellësia e prerjes përcaktojnë llojin e
lëmimit. Makina elektrike e zdrukthimit vazhdon të presë
në një shpejtësi që shmang bllokimin nga ashklat. Për
prerje të ashpra, thellësia e prerjes mund të rritet,
ndërsa për një lustrim të mirë duhet të ulni thellësinë e
prerjes dhe shtyjeni veglën përpara më ngadalë.
Cilindri i përparmë
Fig.15
Kur kryeni prerje te përsëritura, përdorimi i cilindrit të
përparmë mundëson kthimin e shpejtë dhe të lehtë te
veglës drejt përdoruesit duke ngritur skajin fundor të
veglës në mënyrë të tillë që thikat e veglës të mos
prekin materialin e punës dhe veglën rrëshqitëse në
cilindrin e përparmë.
MIRËMBAJTJA
KUJDES:
•
Sigurohuni gjithnjë që vegla të jetë fikur dhe të jetë
hequr nga korrenti përpara se të kryeni
inspektimin apo mirëmbajtjen.
•
Mos përdorni kurrë benzinë, benzinë pastrimi,
hollues, alkool dhe të ngjashme. Mund të
shkaktoni çngjyrosje, deformime ose krisje.
Zëvendësimi i karbonçinave
Fig.16
Hiqini dhe kontrollojini rregullisht karbonçinat.
Zëvendësojini kur të konsumohen deri në shenjën kufi.
Mbajini karbonçinat të pastra dhe që të hyjnë lirisht në
mbajtëset e tyre. Të dyja karbonçinat duhen
zëvendësuar në të njëjtën kohë. Përdorni vetëm
karbonçina identike.
Përdorni kaçavidë për të hequr kapakët e mbajtëseve të
karbonçinave. Hiqni karbonçinat e konsumuara, futni të
rejat dhe siguroni kapakët e mbajtëseve të tyre.
Fig.17
Për të ruajtur SIGURINË dhe QËNDRUESHMËRINË,
riparimet dhe çdo mirëmbajtje apo rregullim tjetër duhen
kryer nga qendrat e autorizuara të shërbimit të Makita-s,
duke përdorur gjithnjë pjesë këmbimi të Makita-s.
AKSESORË OPSIONALË
KUJDES:
•
Këta aksesorë ose shtojca rekomandohen për
përdorim me veglën Makita të përcaktuar në këtë
manual. Përdorimi i aksesorëve apo shtojcave të
tjera ndryshe nga këto mund të përbëjë rrezik
lëndimi. Aksesorët ose shtojcat përdorini vetëm
për qëllimin e tyre të përcaktuar.
Nëse keni nevojë për më shumë të dhëna në lidhje me
aksesorët, pyesni qendrën vendore të shërbimit të
Makita-s.
•
Thika e makinës së zdrukthimit
•
Vizorja trekëndore
•
Montimi i hundëzës
•
Bashkuesi
•
Çelësi hekzagonal
SHËNIM:
•
Disa artikuj të listës mund të përfshihen në
paketën e veglës si aksesorë standardë. Ato mund
të ndryshojnë nga njëri shtet në tjetrin.