
16
PËRSHKRIMI I PUNËS
KUJDES:
•
Jini gjithnjë të sigurt që vegla është fikur dhe
hequr nga korrenti përpara se ta rregulloni apo t'i
kontrolloni funksionet.
Rregullimi i thellësisë së prerjes
Fig.1
Thellësia e prerjes mund të rregullohet nga 0-3,5 mm.
Rrotulloni çelësin në pjesën e përparme të veglës derisa
shigjeta të tretojë thellësinë e dëshiruar të prerjes në
shkallë. Vendosni thellësinë e prerjes duke vëzhguar
thellësinë maksimale që kufizohet nga gjerësia sipas
tabelës së mëposhtme.
Gjerësia e prerjes
Thellësia maksimale e prerjes
0 - 150 mm
3,5 mm
150 - 240 mm
2 mm
240 - 312 mm
1,5 mm
Lidhja ndërmjet gjerësisë së prerjes dhe thellësisë maksimale të prerjes
006588
Veprimi i ndërrimit
Fig.2
KUJDES:
•
Përpara se ta vendosni veglën në korrent,
kontrolloni gjithmonë nëse këmbëza çelësi është
në pozicionin e duhur dhe nëse kthehet në
pozicionin "FIKUR" kur lëshohet.
Për veglat me buton bllokimi
Për ta ndezur veglën, thjesht tërhiqni këmbëzën e çelësit.
Lëshoni këmbëzën për të ndaluar. Për përdorim të
vazhdueshëm, tërhiqni këmbëzën edhe më pas shtyni nga
brenda butonin e bllokimit. Për ta hequr veglën nga pozicioni
i bllokimit, tërhiqni plotësisht këmbëzën dhe pastaj lëshojeni.
Për veglat me buton zhbllokimi
Për të shmangur tërheqjen aksidentale të këmbëzës, ka
një buton zhbllokimi. Për ta ndezur veglën shtypni
brenda butonin e zhbllokimit dhe tërhiqni këmbëzën.
Lëshoni këmbëzën për të ndaluar.
Mbrojtësi nga mbingarkesa (opsion)
Kjo vegël është e pajisur me një mbrojtës nga
mbingarkesa i cili shkëput menjëherë qarkun sa herë që
puna e rëndë tejzgjatet. Kur qarku shkëputet inspektoni
tehun për dëmtime ose ndonjë problem. Pasi të
siguroheni se nuk ka asnjë problem me veglën, shtypni
butonin e rindezjes për të rifilluar punën.
Kufizues (vizore udhëzuese)
Fig.3
Kufizuesi përdoret për të minimizuar prerje të vogla duke prerë
në gjerësi të njëtrajtshme. Kufizuesi (riga drejtuese) është
vendosur në anë të veglës. Shtypni dy kunjat për kufizuesin
(rigën drejtuese) në mënyrë që të shfaqet kufizuesi. Shtyjeni
veglën përpara ndërkohë që sipërfaqen e sheshtë të kufizuesit
e mbani në kontakt me pjesën anësore të materialit të punës.
Për ta kthyer kufizuesin në pozicionin origjinal, shtyjeni
nga lart duke ushtruar forcë në pjesën e poshtme të tij.
Këmba
Fig.4
Pas një pune prerjeje, ngrini anën e pasme të veglës
dhe një këmbë do të dalë nën nivelin e bazës së pasme.
Kjo parandalon dëmtimin e fletëve të veglës.
Udhëzimi i rrugës së tehut prerës
Fig.5
Të dy skajet e bazës së përparme shërbejnë si
udhëzues për të treguar skajet e rrugës së tehut prerës.
MONTIMI
KUJDES:
•
Jini gjithnjë të sigurt që vegla është fikur dhe hequr
nga korrenti përpara se të bëni ndonjë punë mbi të.
Heqja ose instalimi i thikave të zdrukthimit
Fig.6
KUJDES:
•
Shtrëngoni me kujdes bulonat për instalimin e thikave
kur bashkëngjisni thikat me veglën. Një bulon instalimi
i liruar mund të jetë me rrezik. Kontrolloni gjithmonë
nëse janë shtrënguar sa duhet.
•
Mbajini thikat me shumë kujdes. Përdorni doreza
ose rrecka për të mbrojtur gishtat ose duart tuaja
kur hiqni ose instaloni thikat.
•
Përdorni vetëm çelësa Makita për instalimin apo
heqjen e thikave. Mospërdorimi i këtyre çelësave
mund të çojë në mbishtrëngim ose shtrëngim jo të
mjaftueshëm të bulonave të instalimit. Kjo mund të
shkaktojë lëndim trupor.
Për të hequr tehet e makinës së zdrukthimit në tambur,
lironi tetë bulonat instalues vetëm duke i rrotulluar një
here me anë të çelësit hekzagonal.
Më pas shtyni dhe rrëshqitni tehun e makinës së
zdrukthimit anash nga ana e rripit me anë të majës së
çelësit hekzagonal.
Për të hequr një teh tjetër të makinës së zdrukthimit
ndiqni të njëjtat procedura si më lart.
Fig.7
Fig.8
Për të instaluar thikat, në fillim pastroni të gjitha ashklat ose
mbetjet e huaja që kanë mbetur në tambur ose thika.
Futeni tehun ndërmjet tamburit dhe pllakës vendosëse nga
ana e dale e hundëzës, në mënyrë që tehu të jetë në qendër
të dy skajeve të tamburit dhe pllakës vendosëse.
Në fillim shtrëngoni pak tetë bulonat e instalimit, shtrëngojini
në mënyrë të njëtrajtshme duke nisur nga bulonat në qendër
te ata në skaj me anë të një çelësi hekzagonal.
Më pas shtrëngoni fort të gjithë bulonat e instalimit.
Instaloni një the tjetër në të njëjtën mënyrë si më lart.
Fig.9