![background image](http://html.mh-extra.com/html/makita/jr3060t/jr3060t_instruction-manual_224036015.webp)
15
PËRDORIMI
Fig.9
KUJDES:
•
Gjithmonë shtypeni ferrotën fort kundër materialit
gjatë punës. Nëse ferrota hiqet ose mbahet larg
materialit gjatë punës, do të shkaktohen dridhje
dhe/ose lëvizje të mëdha, duke bërë që tehu të
thyhet e të krijojë rrezik.
•
Gjithmonë vini doreza për të mbrojtur duart tuaja
nga ashkla fluturuese të nxehta gjatë prerjes së
metalit.
•
Sigurohuni që të vishni gjithmonë mbrojtje të
përshtatshme për sytë që është në pajtim me
standardet aktuale kombëtare.
•
Përdorni gjithmonë një ftohës të përshtatshëm (vaj
prerjeje) kur prisni metal. Mos kryerja e këtij
veprimi do të shkaktojë konsumim të
parakohshëm të tehut.
Shtypni ferrotën fort kundrejt materialit të punës. Mos e
lejoni veglën të lëvizë. Vëreni tehun në kontakt të lehtë
me materialin e punës. Në fillim bëni një kanal pilot në
një shpejtësi më të ulët. Më pas përdorni një shpejtësi
më të lartë për të vazhduar prerjen.
MIRËMBAJTJA
KUJDES:
•
Sigurohuni gjithnjë që vegla të jetë fikur dhe të jetë
hequr nga korrenti përpara se të kryeni
inspektimin apo mirëmbajtjen.
•
Mos përdorni kurrë benzinë, benzinë pastrimi,
hollues, alkool dhe të ngjashme. Mund të
shkaktoni çngjyrosje, deformime ose krisje.
Zëvendësimi i karbonçinave
Fig.10
Hiqini dhe kontrollojini rregullisht karbonçinat.
Zëvendësojini kur të konsumohen deri në shenjën kufi.
Mbajini karbonçinat të pastra dhe që të hyjnë lirisht në
mbajtëset e tyre. Të dyja karbonçinat duhen
zëvendësuar në të njëjtën kohë. Përdorni vetëm
karbonçina identike.
Përdorni kaçavidë për të hequr kapakët e mbajtëseve të
karbonçinave. Hiqni karbonçinat e konsumuara, futni të
rejat dhe siguroni kapakët e mbajtëseve të tyre.
Fig.11
Për të ruajtur SIGURINË dhe QËNDRUESHMËRINË,
riparimet dhe çdo mirëmbajtje apo rregullim tjetër duhen
kryer nga qendrat e autorizuara të shërbimit të Makita-s,
duke përdorur gjithnjë pjesë këmbimi të Makita-s.
AKSESORË OPSIONALË
KUJDES:
•
Këta aksesorë ose shtojca rekomandohen për
përdorim me veglën Makita të përcaktuar në këtë
manual. Përdorimi i aksesorëve apo shtojcave të
tjera ndryshe nga këto mund të përbëjë rrezik
lëndimi. Aksesorët ose shtojcat përdorini vetëm
për qëllimin e tyre të përcaktuar.
Nëse keni nevojë për më shumë të dhëna në lidhje me
aksesorët, pyesni qendrën vendore të shërbimit të
Makita-s.
•
Tehet e sharrës me lëvizje reciprokuese
•
Kutia mbajtëse plastike
SHËNIM:
•
Disa artikuj të listës mund të përfshihen në
paketën e veglës si aksesorë standardë. Ato mund
të ndryshojnë nga njëri shtet në tjetrin.