14
Për ta ndezur veglën, thjesht tërhiqni çelësin. Shpejtësia
e veglës rritet duke rritur presionin në çelës. Lëshoni
çelësin për ta ndaluar.
Për përdorim të vazhdueshëm, tërhiqni çelësin dhe më
pas shtypni butonin e bllokimit.
Për ta ndaluar veglën nga pozicioni i bllokimit, tërhiqni
plotësisht çelësin dhe më pas lëshojeni.
Disku i rregullimit të shpejtësisë
(Për JR3070CT)
Fig.5
Goditjet për minutë mund të rregullohen vetëm duke
rrotulluar diskun rregullues. Kjo mund të bëhet ndërkohë
që vegla është në punë. Disku shënon 1 (shpejtësia më
e ulët) deri në 6 (shpejtësia e plotë). Rrotulloni diskun
rregullues pa ndalesa positive ndërmjet 1 dhe 6 sipas
punës që do të kryeni.
Referojuni tabelës për të përzgjedhur shpejtësinë e
duhur për materialin që do të pritet. Megjithatë,
shpejtësia e përshtatshme mund të ndryshojë sipas llojit
ose trashësisë së materialit. Në përgjithësi shpejtësia
më e lartë ju lejon që t'i prisni materialet më shpejt, por
në këtë mënyrë jetëgjatësia e shërbimit të thikës do të
ulet.
Numri mbi diskun e rregullimit
Goditje për minutë
6
2800
5
2500
4
1850
3
1400
2
1000
1
950
006574
Numri mbi diskun e rregullimit
6
Beton i lehtë i autoklavuar
5 - 6
Çelik i butë
3 - 4
Alumin
3 - 5
Plastik
1 - 4
Çelik i pandryshkshëm
1 - 2
Materiali që do të pritet
Dru
006584
SHËNIM:
•
Nëse vegla vihet përdoret vazhdimisht në
shpejtësi të ulët për një periudhë të gjatë kohe,
jetëgjatësia e motorit do të ulet.
•
Disku i rregullimit të shpejtësisë mund të kthehet
deri në 6 dhe sërish në 1. Mos ushtroni forcë pas
6 dhe 1, ose funksioni i rregullimit të shpejtësisë
nuk do të funksionojë.
Veglat të cilat janë të pajisura me funksionin elektronik
përdoren lehtë për shkak të karakteristikave të
mëposhtme.
Kontrolli i shpejtësisë konstante
Kontrolli elektronik i shpejtësisë për të përftuar një
shpejtësi konstante. E mundur për të marrë rezultate të
mira, sepse shpejtësia e rrotullimit mbahet konstante,
madje edhe në kushte kur vegla është e ngarkuar.
Tipari i ndezjes së ngadaltë
Ndezje e sigurt dhe e ngadaltë për shkak të tronditjes
së mbytur të ndezjes.
MONTIMI
KUJDES:
•
Jini gjithnjë të sigurt që vegla është fikur dhe
hequr nga korrenti përpara se të bëni ndonjë punë
mbi të.
Instalimi ose heqja e tehut të sharrës
KUJDES:
•
Gjithmonë pastroni të gjitha ashklat ose mbetjet e
huaja që futen në teh, në shtrënguesin e tehut
dhe/ose rrëshqitës. Moskryerja e këtij veprimi
mund të rezultojë në shtrëngimin e pamjaftueshëm
të tehut duke çuar në lëndim të rëndë trupor.
Për të instaluar tehun e sharrës, sigurohuni gjithmonë
që leva e shtrënguesit të tehut të jetë në pozicionin e
liruar në kapakun e izolimit përpara se të fusni tehun
e sharrës. Nëse leva e shtrënguesit të tehut është në
pozicion të palëvizshëm, rrotulloni levën e shtrëngueses
së tehut në drejtim të shigjetës në mënyrë që të
bllokohet në pozicionin e liruar .
Fig.6
Fusni tehun e sharrës në shtrënguesin e tehut deri në
fund. Leva e shtrënguesit të tehut rrotullohet dhe tehu i
sharrës fiksohet. Sigurohuni që tehu i sharrës të mos
hiqet edhe pse mundoheni ta hiqni.
Fig.7
SHËNIM:
•
Nëse nuk e futni tehun e sharrës aq thellë sa ç’duhet,
tehu i sharrës mund të dalë në mënyrë të papritur
gjatë punës. Kjo mund të jetë tejet e rrezikshme.
Nëse leva pozicionohet brenda veglës, ndizni veglën
vetëm një sekondë që të nxirrni tehun siç tregohet në
figurë.
Fikni veglën dhe shkëputeni nga rrjeti.
Për të hequr tehun e sharrës, rrethoni levën e
shtrënguesit të tehut plotësisht në drejtimin e shigjetës.
Tehu i sharrës hiqet dhe leva e shtrënguesit të tehut
fiksohet në pozicionin e liruar .
Fig.8
SHËNIM:
•
Mbajini duart dhe gishtat larg levës gjatë
operacionit të ndezjes. Moskryerja e këtij veprimi
mund të shkaktojë lëndim personal.
•
Nëse lëvizni tehun e sharrës pa rrotulluar
plotësisht nivelin e shtrënguesit të tehut, leva nuk
mund të bllokohet në pozicionin e liruar . Në këtë
rast rrotulloni sërish deri në fund levën e
shtrënguesit të tehut më pas sigurohuni që leva e
shtrënguesit të tehut bllokohet në pozicionin e
liruar .