25
ALBANIAN
Paralajmërimet për sigurinë specifike gjatë
veprimeve të lëmimit dhe prerjes abrazive:
1.
Përdorni vetëm llojet e disqeve që janë të
rekomanduara për veglën tuaj elektrike dhe
mbrojtësen specifike të projektuar për diskun
e zgjedhur.
Disqet të cilët nuk janë projektuar për
veglën elektrike nuk mund të mbrohen dhe nuk
janë të sigurta.
2.
Sipërfaqja smeriluese e disqeve të shtypur
qendrorë duhet të montohet poshtë rrafshit
të buzëve mbrojtëse.
Një disk që është montuar
keq dhe që del nga rrafshi i buzëve mbrojtëse, nuk
mund të mbrohet siç duhet.
3.
Mbrojtësja duhet të lidhet në mënyrë të sigurt
me veglën elektrike dhe të pozicionohet për
siguri maksimale, në mënyrë që një pjesë
shumë e vogël e diskut të jetë e zbuluar nga
përdoruesi.
Mbrojtësja ndihmon në ruajtjen
e përdoruesit nga copëzat e thyera të diskut,
kontakti aksidental me diskun dhe shkëndijat që
mund të ndezin rrobat.
4.
Disqet duhet të përdoren vetëm për përdorimet
e rekomanduara. Për shembull: mos smeriloni
me anën e diskut prerës.
Disqet abrazive
prerëse janë synuar për smerilim anësor, forcat
anësore të ushtruara mbi këto disqe mund të
shkaktojnë thyerjen e tyre.
5.
Gjithmonë përdorni flanxha disqesh të
padëmtuara të madhësisë dhe formës së
diskut të zgjedhur.
Flanxhat e përshtatshme
të disqeve e mbështesin diskun duke reduktuar
mundësinë e thyerjes së saj. Flanxhat për disqet
e prerjes mund të jenë ndryshe nga flanxhat e
disqeve të smerilimit.
6.
Mos përdorni disqe të konsumuara nga pajisje
më të mëdha elektrike.
Disku i synuar për pajisje
më të mëdha elektrike nuk është i përshtatshëm
për shpejtësinë e madhe të pajisjes së vogël dhe
mund të plasë.
Paralajmërimet për sigurinë specifike gjatë
veprimeve të prerjes abrazive:
1.
Mos e “bllokoni” diskun prerës ose mos
aplikoni presion të tepërt mbi të. Mos provoni
të kryeni prerje të thella.
Ushtrimi i forcës së
tepërt mbi disk rrit ngarkesën dhe ndjeshmërinë
ndaj përdredhjeve ose kapjes së diskut gjatë
prerjes dhe mundësinë e kundërveprimit ose të
thyerjes së diskut.
2.
Mos e poziciononi trupin tuaj në një linjë dhe
mbrapa diskut rrotullues.
Kur disku, në pikën e
veprimit, po largohet nga trupi juaj, kundërveprimi
i mundshëm mund ta dërgojë diskun prerës dhe
veglën elektrike në drejtimin tuaj.
3.
Kur disku kapet ose kur ndërprisni prerjen
për çdo lloj arsyeje, fikeni veglën elektrike
dhe mbajeni pa lëvizur derisa disku të ndalojë
plotësisht. Mos tentoni kurrë ta tërhiqni
diskun nga vendi i prerjes ndërsa disku është
duke lëvizur, përndryshe mund të ndodhë
kundërveprimi.
Hetoni dhe ndërmerrni veprime
korrigjuese për të eliminuar ngecjen e diskut.
4.
Mos e rifilloni procesin e prerjes në materialin
e punës. Lejoni diskun të arrijë shpejtësinë
maksimale dhe më pas rifilloni prerjen.
Disku
mund të kapet, të shkojë lart ose të kundërveprojë
nëse vegla elektrike rindizet brenda materialit të
punës.
5.
Mbështetni panelet ose çdo material pune të
madh për të minimizuar rrezikun e bllokimit
dhe të kundërveprimit të diskut.
Materialet e
mëdha të punës kanë tendencë të përkulen nga
pesha e tyre. Mbështetëset duhet të vendosen
poshtë materialit të punës pranë vijës së prerjes
dhe buzës së materialit të punës nga të dyja anët
e diskut.
6.
Tregoni kujdes të veçantë kur të bëni një
“prerje në xhep” mbi muret ekzistuese ose në
zona të tjera me shikim të kufizuar.
Disku i dalë
mund të presë tuba gazi ose uji, tela elektrikë ose
objekte që shkaktojnë kundërveprim.
Paralajmërimet për sigurinë specifike gjatë
veprimeve të smerilimit:
1.
Mos përdorni një letër të madhe disku për
smerilim. Ndiqni rekomandimet e prodhuesve
kur të zgjidhni letrën smerile.
Letra smerile më
e madhe se mbështetësja e rrotës krijon rrezik
dëmtimi dhe mund të shkaktojë ngecjen, thyerjen
ose kundërveprimin e diskut.
Paralajmërimet për sigurinë specifike gjatë
veprimeve të fshirjes me tela:
1.
Kini parasysh se qimet e forta të telit
shkëputen nga furça edhe gjatë funksioneve të
zakonshme. Mos i sforconi telat duke ushtruar
forcë mbi furçën.
Qimet e forta të telit mund të
depërtojnë në rrobat e holla dhe/ose në lëkurë.
2.
Nëse rekomandohet përdorimi i mbrojtëses
për fshirjen me tela, mos lejoni ndërhyrje të
diskut ose furçës së telit te mbrojtësja.
Disku
ose furça e telit mund të zgjerohet në diametër
nga ngarkesa e punës dhe forcat centrifugale.
Paralajmërime shtesë mbi sigurinë:
1.
Kur të përdorni disqe lëmuese me qendër të
shtypur, sigurohuni të përdorni vetëm disqe të
përforcuara me fibër qelqi.
2.
KURRË MOS PËRDORNI disqe të llojit Stone
Cup me këtë lëmues.
Ky lëmues nuk është
projektuar për këto lloje disqesh dhe përdorimi
i këtij produkti mund të shkaktojë dëmtime
personale.
3.
Tregoni kujdes se mos dëmtoni boshtin,
flanxhën (sidomos sipërfaqen e instalueshme)
ose dadon e bllokimit. Dëmtimi i këtyre pjesëve
mund të shkaktojë thyerjen e diskut.
4.
Sigurohuni që disku nuk e prek materialin e
punës përpara se të ndizet çelësi.
5.
Përpara se të përdorni veglën mbi një
material aktual, lëreni të punojë për ca kohë.
Tregoni kujdes për dridhjet ose lëkundjet që
dëshmojnë për një instalim të gabuar ose një
disk jo në ekuilibër.
6.
Përdorni sipërfaqen e specifikuar të diskut për
të kryer lëmimin.
7.
Mos e lini veglën të ndezur. Përdoreni veglën
vetëm duke e mbajtur në dorë.