
30
MONTIMI
KUJDES:
•
Sigurohuni gjithmonë që fshesa të jetë e fikur dhe
e hequr nga priza dhe që kutia e baterisë të jetë
hequr përpara se të kryeni ndonjë punë te fshesa.
•
Mbani gjithmonë maskë kundër pluhurit gjatë
montimit ose mirëmbajtjes.
Instalimi i filtrit të pluhurit dhe i parafiltrit
(për pluhur të thatë) (aksesor opsional për
modelin me pëlhurë filtruese)
KUJDES:
•
Mos thithni ujë, lëngje të tjera ose pluhura me
lagështi kur përdorni filtrin e pluhurit. Thithja e
sendeve të tilla mund të shkaktojë prishjen e filtrit
të pluhurit.
1
2
3
4
6
6
6
5
015534
Fig.10
Për të përdorur filtrin e pluhurit, hiqni folenë e pluskuesit
dhe pluskuesin duke hequr bulonat.
Vendosni parafiltrin në depozitë.
Pastaj, montoni amortizatorin në filtrin e pluhurit dhe më
pas vendosini te parafiltri.
Gjatë instalimit të filtrit të pluhurit dhe të parafiltrit,
bashkërenditni shenjën e pozicionit të montimit në
secilën prej tyre me shenjën në pjesën e sipërme të
depozitës.
Në fund, montoni kapakun e depozitës dhe bllokojeni.
SHËNIM:
•
Para se të përdorni filtrin e pluhurit, sigurohuni që
parafiltri dhe amortizatori të përdoren gjithmonë së
bashku. Nuk lejohet që të montoni vetëm filtrin e
pluhurit.
Instalimi i filtrit të ujit (për modelin me
pëlhurë filtruese) (aksesor opsional)
KUJDES:
•
Mos thithni asnjëherë ujë ose pluhur me lagështi
pa pluskuesin dhe pëlhurën filtruese ose filtrin e
ujit.
•
Për thithjen e pluhurit me lagështi, sigurohuni që
foleja e pluskuesit dhe pluskuesi të jenë instaluar
në fshesë.
•
Kur instaloni filtrin e ujit në depozitë, shtrëngojeni
fort në vrimën e depozitës në mënyrë që kanxha e
filtrit të ujit të kapet fort në vrimën e depozitës dhe
të mos ketë hapësirë ndërmjet filtrit të ujit dhe
depozitës.
NJOFTIM:
•
Rekomandohet përdorimi i filtrit të ujit kur thithet
vazhdimisht sasi e madhe uji. Përndryshe, në
rastin e përdorimit të pëlhurës filtruese, kapaciteti i
fshirjes me fshesë me korrent mund të ulet.
Fig.11
Për të thithur vetëm ujë ose pluhur me lagështi, filtri i ujit
është më i përshtatshëm se pëlhura filtruese.
Gjatë instalimit të filtrit të ujit, bashkërenditni shenjën e
tij të pozicionit të montimit me shenjën në depozitë.
Instalimi i paketës prej letre
(aksesor opsional)
PARALAJMËRIM:
•
Kur përdorni paketën prej letre, bashkë me të
përdorni edhe pëlhurën filtruese ose parafiltrin që
është instaluar paraprakisht në vegël.
Mospërdorimi bashkë me pëlhurën
filtruese/parafiltrin mund të shkaktojë zhurmë të
pazakontë dhe nxehtësi, duke rezultuar në zjarr.
KUJDES:
(Për modelin me pëlhurë filtruese)
•
Mos thithni ujë, lëngje të tjera ose pluhura të
njomë kur përdorni paketën prej letre. Thithja e
sendeve të tilla mund të shkaktojë çarjen e
paketës prej letre.
•
Para se të përdorni paketën prej letre, sigurohuni
që filtri i pluhurit (aksesor opsional), amortizatori
(aksesor opsional) dhe parafiltri të përdoren
gjithmonë së bashku.
(Për modelin me filtër pluhuri)
•
Para se të përdorni paketën prej letre, sigurohuni
që filtri i pluhurit, amortizatori dhe parafiltri të
përdoren gjithmonë së bashku.
1.
Hiqni mbajtësen e gomës.
1. Kapaku i depozitës
2. Filtri i pluhurit
3. Amortizatori
4. Parafiltri
5. Depozita
6. Shënjimi i pozicionit të montimit
Summary of Contents for DVC860L
Page 3: ...3 16 015538 17 015541 18 015724 19 015539 20 015618 21 015548 22 015543 23 015547 ...
Page 109: ...109 ...
Page 110: ...110 ...
Page 111: ...111 ...