33 SHQIP
PËRSHKRIMI I PUNËS
PARALAJMËRIM:
Sigurohuni gjithmonë që
vegla të jetë e fikur dhe kutia e baterisë të jetë
hequr përpara se ta rregulloni apo t’i kontrolloni
funksionet e veglës.
Mosfikja e veglës dhe mosheqja
e kutisë së baterisë mund të rezultojë në lëndim të
rëndë personal për shkak të ndezjes aksidentale.
Instalimi ose heqja e kutisë së baterisë
KUJDES:
Fikeni gjithmonë veglën përpara se
të instaloni ose hiqni kutinë e baterisë.
KUJDES:
Mbajeni fort veglën dhe kutinë e
baterisë kur montoni ose hiqni kutinë e baterisë.
Mosmbajtja fort e veglës dhe e kutisë së baterisë mund të
bëjë që t’ju rrëshqasin nga duart dhe të shkaktojë dëmtim
të veglës dhe të kutisë së baterisë, si dhe lëndim personal.
►
Fig.5:
1.
Treguesi i kuq
2.
Butoni
3.
Kutia e baterisë
Për të hequr kutinë e baterisë, rrëshqiteni atë nga vegla ndërsa
rrëshqisni butonin në pjesën e përparme të kutisë së baterisë.
Për të vendosur kutinë e baterisë, bashkërendisni
gjuhëzën e kutisë së baterisë me kanalin e folesë dhe
rrëshqiteni për ta futur. Futeni deri në fund, derisa të
kërcasë dhe të bllokohet në vend. Nëse shikoni treguesin e
kuq siç tregohet në figurë, nuk është e bllokuar plotësisht.
KUJDES:
Vendoseni gjithnjë plotësisht kutinë
e baterisë derisa treguesi i kuq të mos duket.
Në
të kundërt, ajo mund të bjerë aksidentalisht nga vegla
duke ju lënduar juve ose personin pranë jush.
KUJDES:
Mos e vendosni me forcë kutinë e
baterisë.
Nëse kutia nuk hyn lehtë, nuk po e futni siç duhet.
Sistemi i mbrojtjes së veglës/baterisë
Vegla është e pajisur me një sistem të mbrojtjes së veglës/
baterisë. Ky sistem ndërpret automatikisht energjinë në motor për
të zgjatur jetëgjatësinë e veglës dhe baterisë. Vegla do të ndalojë
automatikisht gjatë punës dhe llambat treguese do të ndizen nëse
vegla është vendosur sipas një prej kushteve të mëposhtme:
►
Fig.6:
1.
Llambat treguese
Llambat treguese
Statusi i
mbrojtjes
Ngjyra
Ndezur
Fikur
Duke
pulsuar
E gjelbër
Mbingarkesë
E kuqe
Mbinxehje
E kuqe
Mbi-
shkarkim
Mbrojtja nga mbingarkesa
Nëse vegla ose bateria ndodhet në një nga situatat e
mëposhtme, vegla ndalon automatikisht dhe llamba
treguese fillon të pulsojë në të gjelbër:
— Vegla ose bateria është e mbingarkuar nga
barishtet e ngatërruara ose papastërtitë e tjera.
— Vegla është e bllokuar.
— Butoni kryesor i energjisë është aktivizuar
ndërkohë që tërhiqet këmbëza e çelësit.
Në këtë situatë, lëshoni këmbëzën e çelësit dhe hiqni
shkakun e mbingarkesës nëse është e nevojshme. Pas
kësaj, tërhiqni sërish këmbëzën e çelësit për të vazhduar.
KUJDES:
Përpara se të hiqni shkakun e
mbingarkesës, sigurohuni që të fikni veglën.
Mbrojtja e veglës ose e baterisë nga
mbinxehja
Kur vegla ose kutia e baterisë është e mbinxehur, vegla ndalon
automatikisht dhe llamba treguese ndizet në të kuqe. Lëreni veglën
dhe/ose baterinë të ftohet përpara se ta ndizni sërish veglën.
Mbrojtja nga mbishkarkimi
Kur kapaciteti i baterisë ulet, vegla ndalon automatikisht.
Llamba treguese fillon të pulsojë në të kuqe.
Nëse vegla nuk funksionon edhe kur përdoren çelësat,
hiqni kutinë e baterisë nga vegla dhe karikojeni atë.
Treguesi i kapacitetit të mbetur të baterive
Vetëm për kuti baterie me llambë
►
Fig.7:
1.
Llambat treguese
2.
Butoni i kontrollit
Shtypni butonin e kontrollit në kutinë e baterisë për
të treguar kapacitetin e mbetur të baterisë. Llambat
treguese ndizen për pak sekonda.
Llambat treguese
Kapaciteti i
mbetur
Ndezur
Fikur
Duke pulsuar
75% deri
100%
50% deri 75%
25% deri 50%
0% deri 25%
Ngarkojeni
baterinë.
Llambushka
mund të ketë
keqfunksionuar.
SHËNIM:
Në varësi të kushteve të përdorimit dhe
të temperaturës së ambientit, treguesi mund të
ndryshojë paksa nga kapaciteti aktual.
SHËNIM:
Llamba e parë e treguesit (në fund majtas)
do të pulsojë kur sistemi i mbrojtjes së baterisë është
në punë.
Summary of Contents for DUX18Z
Page 2: ...Fig 1 Fig 2 12 1 2 3 4 5 11 10 9 8 Fig 3 2 1 8 3 4 7 10 5 6 8 9 Fig 4 2 ...
Page 3: ...2 1 3 Fig 5 1 Fig 6 1 2 Fig 7 1 2 Fig 8 2 1 Fig 9 1 2 Fig 10 3 2 1 1 5 4 Fig 11 1 2 Fig 12 3 ...
Page 4: ...1 Fig 13 1 2 3 Fig 14 1 Fig 15 Fig 12 3 1 2 Fig 16 1 2 Fig 17 Fig 18 1 2 Fig 19 Fig 20 4 ...