28
ALBANIAN
4.
Gjatë pastrimit të materialit të ngecur ose
shërbimit të njësisë, sigurohuni që të gjithë
çelësat të jenë të fikur dhe paketa e baterisë të
jetë e hequr ose e shkëputur.
Aktivizimi i papritur
i prerësit të shkurreve gjatë pastrimit të materialit
të ngecur ose shërbimit mund të rezultojë në
lëndime të rënda personale.
5.
Mbajeni prerësin e shkurreve vetëm te
sipërfaqet e izoluara të kapjes sepse fleta
mund të prekë tela të fshehur.
Nëse fletët
prekin një tel me rrymë atëherë pjesët metalike
të prerësit të shkurreve elektrizohen dhe mund t’i
japin përdoruesit goditje elektrike.
6.
Mbajini të gjithë kordonët e energjisë dhe
kabllot larg nga zona e prerjes.
Kordonët e
energjisë ose kabllot mund të fshihen në gëmusha
ose shkurre dhe mund të pritet aksidentalisht nga
fleta.
7.
Mos e përdorni prerësin e shkurreve në kushte
të këqija atmosferike, veçanërisht kur ka rrezik
për vetëtima.
Kjo redukton rrezikun e goditjes nga
vetëtima.
8.
Për të reduktuar rrezikun e goditjes elektrike,
asnjëherë mos e përdorni prerësin e shkurreve
pranë linjave elektrike.
Kontakti ose përdorimi
pranë linjave elektrike mund të shkaktojë lëndime
serioze ose goditje elektrike që rezulton në vdekje.
9.
Gjithmonë përdorni dy duar kur përdorni
prerësin e shkurreve me bosht.
Mbajeni
prerësin e shkurreve me bosht me të dyja duart
për të shmangur humbjen e kontrollit.
10.
Gjithmonë përdorni mbrojtje për kokën kur e
përdorni prerësin e shkurreve me bosht mbi
kokë.
Copëzat që bien mund të rezultojnë në
lëndime të rënda personale.
Udhëzime shtesë mbi sigurinë
Përgatitja
1.
KY PRERËS SHKURRESH MUND TË
SHKAKTOJË LËNDIME TË RËNDA. Lexojini
udhëzimet me kujdes për përdorimin,
përgatitjen, mirëmbajtjen dhe ndalimin e duhur
të veglës. Njihuni me të gjitha komandat dhe
përdorimin e duhur të veglës.
2.
Kontrolloni kaçubat dhe shkurret për objekte
të huaja, si p.sh. gardhe me tela ose instalime
elektrike të fshehura përpara se të përdorni
veglën.
3.
Prerësi i shkurreve nuk duhet të përdoret nga
fëmijët ose nga personat nën 18 vjeç.
Të rinjtë
mbi 16 vjeç mund të përjashtohen nga ky kufizim
nëse trajnohen nën mbikëqyrjen e një eksperti.
4.
Në rast emergjence, fikni veglën dhe hiqni
kutinë e baterisë menjëherë.
5.
RREZIK - Mbajini duart larg fletës.
Kontakti me
fletën do të rezultojë në lëndim të rëndë personal.
6.
Përdoruesit fillestarë duhet të kenë pranë
një përdorues me përvojë që t’u tregojë si
përdoret vegla.
7.
Përpara përdorimit, kontrolloni zonën e punës
për gardhe me tela, gurë ose objekte të tjera të
forta. Ato mund të dëmtojnë fletët.
8.
Përdoreni prerësin e shkurreve vetëm nëse
jeni në gjendje të mirë fizike.
Vëmendja
reduktohet nëse jeni të lodhur. Tregohuni
veçanërisht të kujdesshëm në fund të ditës së
punës. Kryejini të gjitha punët me qetësi dhe
kujdes. Përdoruesi është përgjegjës për të gjitha
dëmtimet ndaj palëve të treta.
9.
Përpara se të filloni punën, kontrolloni për t’u
siguruar që prerësi është në gjendje pune të
mirë dhe të sigurt. Sigurohuni që mbrojtëset
janë vendosur siç duhet. Prerësi i shkurreve
nuk duhet të përdoret nëse nuk është montuar
plotësisht.
10.
Shmangni mjediset e rrezikshme. Mos e
përdorni veglën në vende të lagështa ose të
lagura dhe mos e ekspozoni ndaj shiut. Uji që
hyn në vegël mund të rrisë rrezikun e goditjeve
elektrike.
Pajisjet për mbrojtjen personale
1.
Dorezat e punës prej lëkure të fortë janë pjesë
e pajisjeve bazë të prerësit të shkurreve dhe
duhet të vishen gjithmonë gjatë përdorimit të
tij. Mbani gjithashtu këpucë të forta me shuall
kundër rrëshqitjes.
2.
Mbani mbrojtëse për veshët si p.sh. kufje
mbrojtëse për të parandaluar humbjen e
dëgjimit.
3.
Mbani syze mbrojtëse, helmetë sigurie
dhe doreza mbrojtëse që të mbroheni nga
papastërtitë fluturuese ose nga objektet që bien.
4.
Kur prekni fletët apo rregulloni këndin e
fletëve, mbani veshur doreza mbrojtëse.
Fletët
mund të shkaktojnë prerje të thella në duar.
Përdorimi
1.
Përdorini gjithmonë të dyja duart kur përdorni
veglën.
Përdorimi i një dore mund të shkaktojë
humbje të kontrollit dhe mund të rezultojë në
lëndime të rënda personale.
2.
Gjatë përdorimit të veglës, gjithmonë
sigurohuni që pozicioni i punës të jetë i sigurt
dhe i mbrojtur. Është shumë e rrezikshme
të zgjateni me veglën, veçanërisht nga një
shkallë. Mos punoni nga ndonjë vend i
lëvizshëm ose të paqëndrueshëm.
3.
Mos mbani njëkohësisht disa rripa brezi dhe/
ose rripa krahu kur përdorni veglën.
4.
Gjatë përdorimit, mbajini personat e
pranishëm ose kafshët të paktën 15 m larg nga
vegla. Fikeni veglën sapo të afrohet dikush.
5.
Nëse vegla prerëse godet ndonjë objekt
ose vegla fillon të bëjë zhurma ose dridhje
të pazakonshme, fikeni veglën dhe hiqni
kutinë e baterisë menjëherë dhe lëreni
veglën të ndalojë. Më pas ndërmerrni hapat e
mëposhtëm:
•
inspektoni për dëmtim
•
kontrolloni dhe shtrëngoni pjesët e
liruara
•
kërkoni që pjesët e dëmtuara të
zëvendësohen ose të riparohen me pjesë
origjinale këmbimi.
6.
Përdoreni veglën vetëm për qëllimin për të
cilin është destinuar. Mos e përdorni veglën
për qëllime të tjera.
Summary of Contents for DUN461W
Page 2: ...1 3 5 6 7 8 10 9 4 2 Fig 1 1 2 3 Fig 2 1 2 Fig 3 1 2 Fig 4 1 2 Fig 5 1 Fig 6 1 2 Fig 7 2 ...
Page 3: ...1 Fig 8 1 Fig 9 1 2 Fig 10 1 2 3 4 Fig 11 1 2 Fig 12 1 Fig 13 1 Fig 14 3 ...
Page 4: ...1 Fig 15 1 Fig 16 1 2 Fig 17 1 Fig 18 1 Fig 19 1 2 Fig 20 1 2 Fig 21 15 m Fig 22 4 ...
Page 5: ...15 m Fig 23 15 m Fig 24 15 m Fig 25 15 m Fig 26 Fig 27 Fig 28 5 ...
Page 111: ...111 ...