36 SHQIP
Dridhja
Vlera totale e dridhjeve (shuma e vektorit me tre akse)
përcaktohet sipas EN62841-4-1:
Modeli DUC305
Regjimi i punës: prerja e drurit
Emetimi i dridhjeve (a
h,W
) : 5,3 m/s
2
Pasiguria (K): 1,5 m/s
2
Modeli DUC355
Regjimi i punës: prerja e drurit
Emetimi i dridhjeve (a
h,W
) : 5,3 m/s
2
Pasiguria (K): 1,5 m/s
2
Modeli DUC405
Regjimi i punës: prerja e drurit
Emetimi i dridhjeve (a
h,W
) : 5,3 m/s
2
Pasiguria (K): 1,5 m/s
2
SHËNIM:
Vlerat e deklaruara totale të dridhjeve janë
matur sipas një metode standarde testimi dhe mund
të përdoren për të krahasuar një vegël me një tjetër.
SHËNIM:
Vlerat e deklaruara totale të dridhjeve mund
të përdoren për një vlerësim paraprak të ekspozimit.
PARALAJMËRIM:
Emetimet e dridhjeve
gjatë përdorimit aktual të veglës elektrike mund
të ndryshojnë nga vlerat e deklaruara në varësi
të mënyrave sesi përdoret vegla, veçanërisht nga
lloji i materialit të punës që përdoret.
PARALAJMËRIM:
Vërtetoni që masat e
sigurisë për mbrojtjen e përdoruesit bazohen në
vlerësimin e ekspozimit ndaj kushteve aktuale të
përdorimit (duke marrë parasysh të gjitha pjesët
e ciklit të funksionimit si ato kur pajisja është
e fikur dhe punon pa prerë ashtu edhe kohën e
përdorimit).
Deklarata e konformitetit me KE-në
Vetëm për shtetet evropiane
Deklarata e konformitetit me KE-në përfshihet si
Shtojca A në këtë manual përdorimi.
PARALAJMËRIME SIGURIE
Paralajmërimet e përgjithshme për
sigurinë e veglës
PARALAJMËRIM:
Lexoni të gjitha
paralajmërimet për sigurinë, udhëzimet, ilustrimet
dhe specifikimet e dhëna me këtë vegël elektrike.
Mosndjekja e të gjitha udhëzimeve të renditura më
poshtë mund të shkaktojë goditje elektrike, zjarr dhe/
ose lëndim të rëndë.
Ruajini të gjitha paralajmërimet
dhe udhëzimet për të ardhmen.
Termi “vegël elektrike” në paralajmërime i referohet
veglës elektrike që përdoret e lidhur në prizë (me
kordon) ose veglës së përdorur me bateri (pa kordon).
Paralajmërime për sigurinë e
sharrës me zinxhir me bateri
1.
Mbajini të gjitha pjesët e trupit larg zinxhirit të
sharrës ndërkohë që sharra me zinxhir është
duke punuar. Përpara se të ndizni sharrën
me zinxhir, sigurohuni që sharra të mos ketë
prekur asgjë.
Një moment hutimi gjatë punës me
sharrën me zinxhir mund të shkaktojë ngecjen e
rrobave ose trupit në sharrë.
2.
Gjithmonë mbajeni sharrën me zinxhir me dorën e
djathtë në pjesën e pasme dhe me dorën e majtë në
dorezën e përparme.
Mbajtja e sharrës me zinxhir në
vendosje të anasjelltë të duarve rrit rrezikun e lëndimit
personal dhe nuk duhet bërë kurrë.
3.
Mbajeni sharrën me zinxhir vetëm nga
sipërfaqet mbajtëse të izoluara sepse zinxhiri
i sharrës mund ketë kontakt me telat elektrikë
të fshehur.
Zinxhiri i sharrës që ka kontakt me një
tel elektrik “të ngarkuar” mund të “ngarkojë” pjesët
metalike të ekspozuara të sharrës me zinxhir dhe
mund t’i japë punëtorit goditje elektrike.
4.
Mbani mbrojtëse për sytë. Rekomandohen pajisje të
tjera mbrojtëse për dëgjimin, kokën, duart, këmbët
dhe shputat.
Pajisjet e përshtatshme mbrojtëse
pakësojnë lëndimin personal nga copëzat fluturuese
ose nga kontakti aksidental me zinxhirin e sharrës.
5.
Mos e përdorni sharrën me zinxhir në pemë, mbi
shkallë, nga një çati ose ndonjë vend mbështetës i
paqëndrueshëm.
Përdorimi i një zinxhiri sharre në këtë
mënyrë mund të shkaktojë lëndime personale të rënda.
6.
Mbajini këmbët në mënyrën e duhur dhe
përdoreni sharrën me zinxhir vetëm kur
qëndroni në sipërfaqe të palëvizshme, të sigurt
dhe të niveluar.
Sipërfaqet e rrëshqitshme apo
të paqëndrueshme mund shkaktojnë humbjen e
ekuilibrit apo kontrollit të sharrës me zinxhir.
7.
Bëni kujdes nga zmbrapsjet kur prisni degë
të tendosura.
Dega e tendosur mund ta godasë
punëtorin dhe/ose ta nxjerrë sharrën me zinxhir
jashtë kontrolli kur ndodh lëshimi i fibrave të drurit.
8.
Bëni shumë kujdes kur prisni degë të thata
ose pemë të reja.
Materiali i hollë mund të kapë
zinxhirin e sharrës dhe t’ju godasë ose t’ju rrëzojë.
9.
Mbajeni sharrën me zinxhir nga doreza e
përparme kur sharra të jetë e fikur dhe larg nga
trupi. Vendosni kapakun e shufrës udhëzuese
sa herë që transportoni ose magazinoni
sharrën me zinxhir.
Transportimi i duhur i
sharrës me zinxhir pakëson mundësinë e kontaktit
aksidental me zinxhirin e sharrës.
10.
Ndiqni udhëzimet për lubrifikimin, tendosjen e
zinxhirit dhe ndërrimin e shufrës dhe zinxhirit.
Zinxhiri i tendosur ose i lubrifikuar në mënyrë
jo të duhur mund të thyhet ose mund të shtojë
mundësinë e forcave zmbrapsëse.
11.
Prisni vetëm dru. Mos e përdorni sharrën
me zinxhir për qëllime për të cilat nuk është
prodhuar. Për shembull: mos e përdorni
sharrën me zinxhir për prerjen e materialeve
metalike, plastike, materialeve prej tulle ose
materialeve të ndërtimit jo prej druri.
Përdorimi
i sharrës me zinxhir për veprime të ndryshme nga
ato për të cilat është prodhuar mund të rezultojë
në situata të rrezikshme.
Summary of Contents for DUC305
Page 2: ...Fig 1 2 1 18 3 4 5 6 11 13 15 12 19 7 8 10 17 9 14 16 Fig 2 1 2 3 Fig 3 1 2 Fig 4 2 ...
Page 3: ...1 2 Fig 5 1 Fig 6 2 1 Fig 7 2 3 1 2 3 1 Fig 8 1 Fig 9 1 Fig 10 3 ...
Page 4: ...1 2 3 4 Fig 11 1 Fig 12 1 2 3 Fig 13 1 Fig 14 1 2 3 Fig 15 1 Fig 16 1 2 Fig 17 Fig 18 4 ...
Page 5: ...Fig 19 Fig 20 Fig 21 Fig 22 A B A B Fig 23 Fig 24 2 1 2 45o 1 45o Fig 25 1 2 2 3 3 Fig 26 5 ...
Page 7: ...Fig 35 Fig 36 2 1 Fig 37 1 2 Fig 38 1 2 Fig 39 7 ...
Page 146: ...146 ...
Page 147: ...147 ...