![Makita DTW250 Instruction Manual Download Page 15](http://html.mh-extra.com/html/makita/dtw250/dtw250_instruction-manual_227656015.webp)
15
PARALAJMËRIM:
•
Emetimet e dridhjeve gjatë përdorimit aktual të
veglës elektrike mund të ndryshojnë nga vlerat e
deklaruara të emetimeve në varësi të mënyrave
sesi përdoret vegla.
•
Sigurohuni që të identifikoni masat e sigurisë për
mbrojtjen e përdoruesit, që bazohen në vlerësimin
e ekspozimit ndaj kushteve aktuale të përdorimit
(duke marrë parasysh të gjitha pjesët e ciklit të
funksionimit si ato kur vegla është e fikur dhe
punon pa prerë, ashtu edhe kohën e përdorimit).
ENH101-17
Vetëm për shtetet evropiane
Deklarata e konformitetit me KE-në
Makita deklaron që makineria(të) e mëposhtme:
Emërtimi i makinerisë:
Çelës pistoletë
Nr. i modelit/ Lloji: DTW250, DTW251
Pajtohet me direktivën evropiane të mëposhtme:
2006/42/KE
Ato janë prodhuar konform standardit ose dokumenteve
të standardizuara si vijon:
EN60745
Skedari teknik konform direktivës 2006/42/KE
disponohet nga:
Makita, Jan-Baptist Vinkstraat 2, 3070, Belgjikë
31.12.2013
000331
Yasushi Fukaya
Drejtor
Makita, Jan-Baptist Vinkstraat 2, 3070, Belgjikë
GEA010-1
Paralajmërimet e përgjithshme
për sigurinë e veglës
PARALAJMËRIM Lexoni të gjitha paralajmërimet
dhe udhëzimet për sigurinë.
Mosndjekja e
paralajmërimeve dhe udhëzimeve mund të rezultojë në
goditje elektrike, zjarr dhe/ose dëmtim serioz.
Ruajini të gjitha paralajmërimet dhe
udhëzimet për të ardhmen.
GEB049-2
PARALAJMËRIME PËR
SIGURINË E ÇELËSIT GODITËS
ME BATERI
1.
Mbajeni pajisjen elektrike te sipërfaqet e
izoluara kapëse kur të jeni duke kryer një
veprim në të cilin mbërthyesi mund të
kontaktojë me tela të fshehur.
Nëse
mbërthyesit prekin një tel me rrymë atëherë
pjesët metalike të pajisjes elektrike elektrizohen
dhe mund t’i japin punëtorit goditje elektrike.
2.
Mbani mbrojtëse për veshët
3.
Përpara instalimit kontrolloni prizën me
kujdes për konsumim, krisje ose dëmtim.
4.
Mbajeni fort pajisjen.
5.
Gjithmonë sigurohuni që të keni mbështetje të
qëndrueshme të këmbëve.
Sigurohuni që të mos ketë njeri poshtë
ndërkohë që e përdorni pajisjen në vende të
larta.
6.
Forca e duhur e shtrëngimit mund të
ndryshojë në varësi të llojit ose madhësisë së
bulonit. Kontrolloni forcën me çelës për
matjen e forcës.
RUAJINI KËTO UDHËZIME.
PARALAJMËRIM:
MOS lejoni që njohja ose familjarizimi me produktin
(të fituara nga përdorimi i shpeshtë) të
zëvendësojnë zbatimin me përpikëri të rregullave të
sigurisë për produktin në fjalë. KEQPËRDORIMI ose
mosndjekja e rregullave të sigurisë të dhëna në këtë
manual përdorimi mund të shkaktojnë dëmtime
personale serioze.
ENC007-7
UDHËZIME TË RËNDËSISHME
PËR SIGURINË
PËR KUTINË E BATERISË
1.
Përpara se ta përdorni kutinë e baterisë,
lexoni të gjitha udhëzimet dhe shënimet e
masave parandaluese te (1) ngarkuesi i
baterisë, (2) bateria dhe (3) produkti që përdor
baterinë.
2.
Mos e hiqni kutinë e baterisë.
3.
Nëse koha e përdorimit është shkurtuar jashtë
mase, ndalojeni punën menjëherë. Kjo mund
të rezultojë në rrezik mbinxehjeje, djegie të
mundshme, madje edhe shpërthim.
4.
Nëse ju futen elektrolite në sy, shpëlajini sytë
me ujë të pastër dhe kërkoni ndihmë
mjekësore menjëherë. Kjo gjë mund të
rezultojë në humbje të shikimit.