![background image](http://html.mh-extra.com/html/makita/dtm41/dtm41_instruction-manual_230461022.webp)
22
MONTIMI
KUJDES:
•
Sigurohuni gjithmonë që vegla të jetë e fikur dhe
kutia e baterisë të jetë hequr përpara se të kryeni
ndonjë punë në vegël.
Instalimi ose heqja e veglës së përdorimit
(pjesë opsionale shtesë)
PARALAJMËRIM:
•
Mos e instaloni veglën e përdorimit me kokë
poshtë. Instalimi i veglës së përdorimit me kokë
poshtë mund ta dëmtojë atë dhe të shkaktojë
lëndim të rëndë personal.
•
Instalojeni veglën e përdorimit në drejtimin e duhur
sipas punës. Vegla e përdorimit mund të instalohet
në çdo kënd 30 gradë.
KUJDES:
•
Tregoni kujdes kur shtyni në vend levën e bllokimit.
Leva e bllokimit mund të shtyhet papritur dhe t’ju
kapë gishtin.
•
Pastroni pluhurin dhe lubrifikoni herë pas here
pjesën e lëvizshme të levës së bllokimit. Në të
kundërt, pluhuri mund të grumbullohet në pjesën e
lëvizshme të levës së bllokimit dhe të pengojë
lëvizjen pa problem të saj.
•
Mos e ndizni veglën kur hapet leva. Vegla mund të
dëmtohet.
1.
Hapeni levën e bllokimit plotësisht. Hiqni bulonin
mbajtës.
Fig.6
2. Vendosni një vegël përdorimi(pjesë opsionale
shtesë) në flanxhën e veglës në mënyrë që pjesët
e dala të flanxhës të përshtaten në vrimat në
veglën e përdorimit.
Fig.7
3.
Shtyjeni bulonin mbajtës derisa të ndalojë. Më pas
kthejeni levën e bllokimit në pozicionin e saj fillestar.
Fig.8
Kur përdorni veglën e smerilimit, montojeni veglën e
përdorimit në pllakën e smerilimit në mënyrë të tillë që
të përshtatet me drejtimin e pllakës së smerilimit.
Pllaka e smerilimit ka një lloj sistemi me kapje, i cili
mundëson përshtatjen e lehtë dhe të shpejtë të letrës
smerile.
Meqë letrat smerile kanë vrima për nxjerrjen e pluhurit,
montojeni letrën smerile në mënyrë të tillë që vrimat në
letrën smerile të përshtaten me ato në pllakën e
smerilimit.
Për ta hequr letrën smerile, ngrini pjesën fundore dhe
tërhiqeni.
Për të hequr bulonin mbajtës, ndiqni procedurat e
instalimit në rend të kundërt.
Fig.9
Kur përdorni vegla përdorimi me seksion të ndryshëm të
llojit të instalimit, përdorni përshtatësin e duhur (pjesë
opsionale shtesë).
PËRDORIMI
PARALAJMËRIM:
•
Përpara se ta ndizni veglën dhe gjatë përdorimit
mbajeni dorën dhe fytyrën larg veglës së
përdorimit.
KUJDES:
•
Mos vendosni ngarkesë të tepërt mbi vegël pasi
kjo mund të shkaktojë bllokimin e motorit ose
fikjen e veglës.
Prerje, prerje me sharrë dhe gërryerje
KUJDES:
•
Mos ushtroni forcë mbi vegël gjatë lëvizjes në
drejtimin e veglës së përdorimit (p.sh. në drejtim të
cilësdo anë), pa e përdorur skajin prerës. Kjo
mund të dëmtojë veglën.
Fig.10
Vendoseni veglën e përdorimit mbi materialin e punës.
Më pas lëvizeni veglën përpara në mënyrë të tillë që
lëvizja e veglës së përdorimit të mos ngadalësohet.
SHËNIM:
•
Ushtrimi i forcës ose presionit të tepërt mbi vegël
mund të reduktojë efikasitetin.
•
Përpara prerjes, rekomandohet ta vendosni
paraprakisht shpejtësinë e goditjes eliptike në
nivelin 4-6.
•
Hiqni tallashin duke e tërhequr veglën siç duhet.
Kjo rrit efikasitetin e punës.
•
Sharra e rrumbullakët rekomandohet për prerje në
vijë të gjatë të drejtë.
Smerilim
KUJDES:
•
Mos e përdorni për smerilim në dru letrën smerile
që është përdorur më parë për smerilim të metalit.
•
Mos përdorni letër smerile të konsumuar ose letër
smerile pa grimca të ashpra.
Fig.11
Përdorni letër smerile mbi materialin e punës.
SHËNIM:
•
Rekomandohet përdorimi i një mostre materiali për
provë për të përcaktuar shpejtësinë e goditjes
eliptike të përshtatshme për punën tuaj.
•
Përdorni letër smerile me të njëjtat grimca të
ashpra derisa të përfundojë smerilimi i të gjithë
materialit të punës. Zëvendësimi i letrës smerile
me grimca të ashpra të ndryshme mund të mos
arrijë rezultate të mira.
Summary of Contents for DTM41
Page 75: ...75 ...