19
GEA010-1
Paralajmërimet e përgjithshme
për sigurinë e veglës
PARALAJMËRIM Lexoni të gjitha paralajmërimet
dhe udhëzimet për sigurinë.
Mosndjekja e
paralajmërimeve dhe udhëzimeve mund të rezultojë në
goditje elektrike, zjarr dhe/ose dëmtim serioz.
Ruajini të gjitha paralajmërimet dhe
udhëzimet për të ardhmen.
GEB094-2
PARALAJMËRIME SIGURIE PËR
VEGLËN SHUMËFUNKSIONALE
ME BATERI
1.
Kjo vegël është synuar të funksionojë për
prerje me sharrë, prerje, lëmim dhe smerilim.
Lexoni të gjitha paralajmërimet për sigurinë,
udhëzimet, ilustrimet dhe specifikimet e
dhëna me këtë vegël elektrike.
Mosndjekja e të
gjitha udhëzimeve të renditura më poshtë mund
të shkaktojë goditje elektrike, zjarr dhe/ose
lëndim të rëndë.
2.
Mbajeni pajisjen elektrike te sipërfaqet e
izoluara kur të jeni duke kryer një veprim në të
cilin aksesori prerës mund të kontaktojë me
tela të fshehur.
Nëse aksesori prerës prek një tel
me rrymë atëherë pjesët metalike të pajisjes
elektrike elektrizohen dhe mund t’i japin punëtorit
goditje elektrike.
3.
Përdorni morseta ose ndonjë mënyrë tjetër
praktike për ta siguruar dhe për ta mbështetur
materialin e punës në një platformë të
qëndrueshme.
Mbajtja e materialit me dorë ose
përkundrejt trupit tuaj e lë atë të paqëndrueshëm
dhe mund të shkaktojë humbje të kontrollit.
4.
Përdorni gjithmonë syze sigurie të mëdha ose
të vogla. Syzet e zakonshme ose syzet e diellit
NUK janë syze sigurie.
5.
Shmangni prerjen e gozhdëve. Kontrolloni
materialin e punës për gozhdë dhe hiqini ato
përpara se të punoni.
6.
Mbajeni fort pajisjen.
7.
Sigurohuni që vegla e punës nuk e prek
materialin e punës përpara se të ndizet çelësi.
8.
Mbajini duart larg pjesëve lëvizëse.
9.
Mos e lini veglën të ndezur. Përdoreni veglën
vetëm duke e mbajtur në dorë.
10.
Gjithmonë fikeni veglën dhe prisni që fleta të
ndalojë plotësisht përpara se ta hiqni atë nga
materiali i punës.
11.
Mos e prekni veglën e punës ose materialin e
punës menjëherë pas veprimit; ato mund të
jenë shumë të nxehta dhe mund t’ju djegin
lëkurën.
12.
Mos e përdorni veglën pa ngarkesë nëse nuk
është e nevojshme.
13.
Përdorni gjithmonë maskën kundër
pluhurit/respiratorin e duhur për materialin
dhe për aplikacionin me të cilët po punoni.
14.
Disa materiale përmbajnë kimikate që mund të
jenë toksike. Kini kujdes që të parandaloni
thithjen e pluhurave dhe kontaktin me lëkurën.
Ndiqni të dhënat e sigurisë nga furnizuesi i
materialit.
15.
Kjo pajisje nuk është rezistente ndaj ujit,
kështu që mos përdorni ujë mbi sipërfaqen e
materialit të punës.
16.
Ajrosni siç duhet mjedisin e punës kur kryeni
veprime smerilimi.
17.
Përdorimi i kësaj vegle për të smeriluar disa
produkte, bojëra dhe drurë mund ta ekspozojë
përdoruesin ndaj substancave të rrezikshme
që përmbajnë pluhur. Përdorni mbrojtëse të
përshtatshme për frymëmarrjen.
18.
Sigurohuni që nuk ka krisje ose thyerje te
mbështetësja përpara përdorimit. Krisjet ose
thyerjet mund të shkaktojnë lëndim personal.
19.
Mos përdorni aksesorë që nuk janë projektuar
dhe rekomanduar nga prodhuesi i veglës.
Fakti që aksesori mund të lidhet me veglën tuaj
elektrike, nuk garanton për një proces të sigurt.
20.
Mbani pajisje mbrojtëse personale. Në varësi
të përdorimit, përdorni mbrojtëse për fytyrën
ose syze sigurie të mëdha ose të vogla. Sipas
rastit, mbani mbrojtëse për dëgjimin, doreza
dhe përparëse pune që mund të ndalojë
copëzat abrazive ose të materialit të punës.
Mbrojtësja e syve duhet të ketë aftësi të ndalojë
copat fluturuese që prodhohen nga veprimet e
ndryshme. Maska kundër pluhurit ose respiratori
duhet të jenë në gjendje të filtrojnë grimcat e
prodhuara nga funksionimi i pajisjes. Ekspozimi
për një kohë të gjatë ndaj zhurmave të forta mund
të shkaktojë humbjen e dëgjimit.
21.
Mos i lejoni personat të afrohen në zonën e
punës. Kushdo që hyn në zonën e punës
duhet të mbajë veshur mjetet mbrojtëse
personale.
Copëzat e materialit të punës ose të
një aksesori të thyer mund të fluturojnë larg dhe
të shkaktojnë dëmtime përtej zonës ku punohet.
22.
Mos e lëshoni veglën elektrike nga dora deri
sa aksesori të ketë ndaluar plotësisht.
Aksesori që rrotullohet mund të prekë sipërfaqen
dhe mund ta nxjerrë veglën elektrike jashtë
kontrollit.
23.
Mos e ndizni veglën elektrike ndërkohë që e
mbani anash trupit tuaj.
Kontakti aksidental me
aksesorin rrotullues mund të ngecë te rrobat,
duke e tërhequr aksesorin drejt trupit tuaj.
24.
Mos e përdorni veglën elektrike pranë
materialeve të ndezshme.
Shkëndijat mund t’i
ndezin këto materiale.
Summary of Contents for DTM41
Page 75: ...75 ...