22
PËRSHKRIMI I PUNËS
KUJDES:
•
Sigurohuni gjithmonë që vegla të jetë e fikur dhe
kutia e baterisë të jetë hequr përpara se ta
rregulloni apo t'i kontrolloni funksionet e veglës.
Instalimi ose heqja e kutisë së baterisë
Fig.1
•
Fikeni gjithmonë veglën përpara se të instaloni
ose hiqni kutinë e baterisë.
•
Për të hequr kutinë e baterisë, rrëshqiteni atë nga
vegla ndërsa rrëshqisni butonin në pjesën e
përparme të kutisë së baterisë.
•
Për të vendosur kutinë e baterisë bashkoni
gjuhëzën e kutisë së baterisë me kanalin e folesë
dhe rrëshqiteni për ta futur. Futeni gjithmonë deri
në fund, derisa të kërcasë dhe të bllokohet në
vend. Nëse shikoni treguesin e kuq në anën e
sipërme të butonit, ajo nuk është e bllokuar
plotësisht. Instalojeni plotësisht derisa treguesi i
kuq të mos shihet. Nëse jo, ajo mund të bjerë
aksidentalisht nga vegla duke ju lënduar ju ose
personat pranë.
•
Mos përdorni forcë gjatë instalimit të kutisë së
baterisë. Nëse kutia nuk hyn lehtë, nuk po e futni
siç duhet.
Sistemi për mbrojtjen e baterive
(Kutia e baterive me shenjë ylli)
Fig.2
Kutia e baterive me një shenjë ylli është pajisur me një
sistem mbrojtës, i cili ndërpret automatikisht energjinë e
prodhuar për jetëgjatësi shërbimi.
Vegla ndalon ndërkohë që është në punë kur ajo
dhe/ose bateria gjenden në situatën e mëposhtme. Kjo
shkaktohet nga aktivizimi i sistemit të mbrojtjes dhe nuk
tregon problem të veglës.
•
Kur vegla është e mbingarkuar:
Në këtë moment, lëshoni çelësin, hiqni
kutinë e baterisë, largoni shkaqet e
mbingarkimit dhe më pas tërhiqeni çelësin
sërish për ta rindezur.
•
Kur qelizat e baterisë nxehen:
Nëse mundoheni të përdorni çelësin, motori
nuk do të nisë punën. Në këtë kohë, ndaloni
përdorimin e veglës dhe ftohni ose ngarkoni
kutinë e baterive pasi ta keni hequr nga
vegla.
•
Kur ulet kapaciteti i mbetur i baterisë:
Nëse mundoheni të përdorni çelësin, motori
nuk do të nisë punën. Në këtë moment hiqni
kutinë e baterive nga vegla dhe ngarkojeni.
Rregullimi i thellësisë së prerjes
Fig.3
Thellësia e prerjes mund të rregullohet vetëm duke
rrotulluar dorezën në pjesën e përparme të veglës në
mënyrë të tillë që treguesi të tregojë thellësinë e
dëshiruar të prerjes.
Veprimi i ndërrimit
Fig.4
KUJDES:
•
Përpara se të vendosni kutinë e baterisë në vegël,
kontrolloni gjithmonë për të parë nëse çelësi është
në pozicionin e duhur dhe nëse kthehet në
pozicionin “OFF” (fikur) kur lëshohet.
•
Mos e tërhiqni fort këmbëzën e çelësit pa shtypur
levën e bllokimit. Kjo mund të shkaktojë thyerjen e
çelësit.
Për të parandaluar tërheqjen aksidentale të këmbëzës
së çelësit jepet një levë bllokimi. Për ta ndezur veglën,
rrëshqitni levën e bllokimit dhe tërhiqni këmbëzën e
çelësit. Lëshoni këmbëzën e çelësit për ta fikur.
PARALAJMËRIM:
•
Për sigurinë tuaj, kjo vegël është e pajisur me një
levë bllokimi që parandalon ndezjen e pamenduar
të veglës. Mos e përdorni KURRË veglën nëse
ndizet thjesht kur tërhiqni këmbëzën e çelësit pa
shtypur levën e bllokimit. Kthejeni veglën te
qendra e shërbimit të MAKITA-s për riparimet e
duhura PËRPARA se ta përdorni më tej.
•
Mos e lidhni dhe as mos e parandaloni KURRË
qëllimin dhe funksionin e levës së bllokimit.
Për të shmangur tërheqjen aksidentale të çelësit, është
siguruar një buton zhbllokimi.
Për ta ndezur veglën, shtypni butonin e zhbllokimit dhe
tërhiqni çelësin. Lëshoni çelësin për ta ndaluar.
Këmba
Fig.5
Pas një pune prerjeje, ngrini anën e pasme të veglës
dhe një këmbë do të dalë nën nivelin e bazës së pasme.
Kjo parandalon dëmtimin e fletëve të veglës.
MONTIMI
KUJDES:
•
Sigurohuni gjithmonë që vegla të jetë e fikur dhe
kutia e baterisë të jetë hequr përpara se të kryeni
ndonjë punë në vegël.
Heqja ose instalimi i thikave të zdrukthimit
KUJDES:
•
Shtrëngoni me kujdes bulonat për instalimin e
thikave kur bashkëngjisni thikat me veglën. Një
bulon instalimi i liruar mund të jetë me rrezik.
Kontrolloni gjithmonë nëse janë shtrënguar sa
duhet.