30 SHQIP
Pajisja kundër ciflave
Aksesor opsional
KUJDES:
Pajisja kundër ciflave nuk mund të
përdoret kur kryeni prerje me kënd.
►
Fig.28:
1.
Baza
2.
Pajisja kundër ciflave
Për prerje pa cifla mund të përdoret pajisja kundër
ciflave. Për të instaluar pajisjen kundër ciflave shtyjeni
bazën përpara deri në fund dhe përshtateni në anën e
pasme të bazës së veglës.
Kur përdorni pllakën e mbulimit, instalojeni pajisjen
kundër ciflave në pllakën e mbulimit.
Pllaka e mbulimit
►
Fig.29:
1.
Pllaka e mbulimit
2.
Baza
Përdorni pllakën e mbulimit kur prisni rimeso
dekorative, plastikë, etj. Ajo mbron sipërfaqet delikate
nga dëmtimi. Përshtateni atë në pjesën e pasme të
bazës së veglës.
Grupi i përshtatësit të shinës
udhëzuese
Aksesor opsional
Kur bëni prerje paralele dhe me gjerësi uniforme
ose prerje të drejta, përdorni shinën udhëzuese dhe
përshtatësi i shinës udhëzuese do të sigurojë prerje të
shpejta dhe të pastra. Për të instaluar përshtatësin e
shinës udhëzuese, fusni shufrën e rregullimit në vrimën
katrore të bazës deri në fund. Siguroni bulonin fort me
çelësin hekzagonal.
►
Fig.30:
1.
Çelësi hekzagonal
2.
Shufra e rregullimit
3.
Buloni
Fusni shufrën e rregullimit në vrimën katrore të
përshtatësit të shinës udhëzuese dhe sigurojeni vidën
mirë. Vendosni përshtatësin e shinës udhëzuese në
shinën udhëzuese.
►
Fig.31:
1.
Përshtatësi i shinës udhëzuese
2.
Shina
udhëzuese
3.
Vida
VINI RE:
Përdorni gjithmonë fletët Nr. B-8, B-13,
B-16, B-17 ose 58 kur përdorni shinën udhëzuese
dhe përshtatësin e shinës udhëzuese.
MIRËMBAJTJA
KUJDES:
Sigurohuni gjithmonë që vegla të
jetë fikur dhe të jetë hequr nga bateria përpara se
të kryeni inspektimin apo mirëmbajtjen.
VINI RE:
Mos përdorni kurrë benzinë, benzinë
pastrimi, hollues, alkool dhe të ngjashme. Mund
të shkaktoni çngjyrosje, deformime ose krisje.
Për të ruajtur SIGURINË dhe QËNDRUESHMËRINË,
riparimet dhe çdo mirëmbajtje apo rregullim tjetër duhen
kryer nga qendrat e autorizuara të shërbimit ose të
shërbimit të fabrikës të Makita-s, duke përdorur gjithnjë
pjesë këmbimi të Makita-s.
AKSESORË OPSIONALË
KUJDES:
Këta aksesorë ose shtojca
rekomandohen për përdorim me veglën Makita të
përcaktuar në këtë manual.
Përdorimi i aksesorëve
apo shtojcave të tjera ndryshe nga këto mund
të përbëjë rrezik lëndimi. Aksesorët ose shtojcat
përdorini vetëm për qëllimin e tyre të përcaktuar.
Nëse keni nevojë për më shumë të dhëna në lidhje
me aksesorët, pyesni qendrën vendore të shërbimit të
Makita-s.
•
Fletët e sharrës për punime në forma
•
Grupi i planit lëvizës (rigë udhëzues)
•
Grupi i përshtatësit të shinës udhëzuese
•
Pajisja kundër ciflave
•
Pllaka e mbulimit
•
Hundëza e pluhurit
•
Kapaku për pluhurin
•
Bateri dhe ngarkues origjinal Makita
SHËNIM:
Disa artikuj të listës mund të përfshihen në
paketën e veglës si aksesorë standardë. Ato mund të
ndryshojnë nga njëri shtet në tjetrin.
Summary of Contents for DJV184RFJ
Page 2: ...2 1 2 3 Fig 1 1 2 Fig 2 1 Fig 3 1 2 3 Fig 4 1 Fig 5 1 Fig 6 1 3 2 Fig 7 ...
Page 3: ...3 1 2 3 Fig 8 1 2 3 Fig 9 1 Fig 10 2 1 Fig 11 Fig 12 3 2 1 Fig 13 2 1 Fig 14 ...
Page 4: ...4 3 2 1 Fig 15 Fig 16 Fig 17 Fig 18 1 Fig 19 1 Fig 20 ...
Page 5: ...5 1 Fig 21 1 2 Fig 22 Fig 23 1 Fig 24 1 2 4 3 Fig 25 1 Fig 26 2 6 5 4 1 3 Fig 27 1 2 Fig 28 ...
Page 6: ...6 1 2 Fig 29 1 2 3 Fig 30 3 2 1 Fig 31 ...
Page 90: ...90 ...
Page 91: ...91 ...