![background image](http://html.mh-extra.com/html/makita/djs100/djs100_instruction-manual_230389017.webp)
17
Vegla dhe ventilatorët e saj duhen mbajtur pastër.
Pastrojini rregullisht vrimat e ajrit të veglës ose kurdo që
nisin të bllokohen.
Zëvendësimi i karbonçinave
Fig.11
Hiqini dhe kontrollojini rregullisht karbonçinat.
Zëvendësojini kur të konsumohen deri në shenjën kufi.
Mbajini karbonçinat të pastra dhe që të hyjnë lirisht në
mbajtëset e tyre. Të dyja karbonçinat duhen
zëvendësuar në të njëjtën kohë. Përdorni vetëm
karbonçina identike.
Futeni majën e kaçavidës me punto me kanal në
dhëmbëzën e veglës dhe hiqni mbulesën e kapakut të
mbajtëses duke e ngritur lart.
Fig.12
Përdorni kaçavidë për të hequr kapakët e mbajtëseve të
karbonçinave. Hiqni karbonçinat e konsumuara, futni të
rejat dhe siguroni kapakët e mbajtëseve të tyre.
Fig.13
Instalojeni sërish mbulesën e kapakut të mbajtëses në
vegël.
Ndërrimi i thikave
Jetëgjatësia e shërbimit të disqeve ndryshon sipas
materialit që pritet. Tabelat e mëposhtme të referencës
tregojnë jetëgjatësinë e përafërt të shërbimit të disqeve.
Kur disqet humbasin mprehtësinë, kontaktoni qendrat e
autorizuara të shërbimit të Makita-s, për të ndërruar
disqet.
Për DJS160 dhe DJS161
Materiali
Trashësia e prerjes
(mm)
Jetëgjatësia e disqeve
(m)
Fletë çeliku i butë
200
1,6
1,2
Fletë çeliku të pandryshkshëm
150
Fletë alumini
400
2,5
(SPCC)
(SUS304)
(A-5052)
010094
Për DJS100 dhe DJS101
Materiali
Trashësia e prerjes
(mm)
Jetëgjatësia e disqeve
(m)
Fletë çeliku i butë
120
1,0
0,7
Fletë çeliku të pandryshkshëm
50
(SPCC)
(SUS304)
010739
Për të ruajtur SIGURINË dhe QËNDRUESHMËRINË,
riparimet dhe çdo mirëmbajtje apo rregullim tjetër duhen
kryer nga qendrat e autorizuara të shërbimit të Makita-s,
duke përdorur gjithnjë pjesë këmbimi të Makita-s.
AKSESORË OPSIONALË
KUJDES:
•
Këta aksesorë ose shtojca rekomandohen për
përdorim me veglën Makita të përcaktuar në këtë
manual. Përdorimi i aksesorëve apo shtojcave të
tjera ndryshe nga këto mund të përbëjë rrezik
lëndimi. Aksesorët ose shtojcat përdorini vetëm
për qëllimin e tyre të përcaktuar.
Nëse keni nevojë për më shumë të dhëna në lidhje me
aksesorët, pyesni qendrën vendore të shërbimit të
Makita-s.
•
Matësi i trashësisë
•
Disku qendror
•
Disku anësor djathtas
•
Disku anësor majtas
•
Çelësi hekzagonal
•
Bateri dhe ngarkues origjinal Makita
SHËNIM:
•
Disa artikuj të listës mund të përfshihen në
paketën e veglës si aksesorë standardë. Ato mund
të ndryshojnë nga njëri shtet në tjetrin.
Summary of Contents for DJS100
Page 54: ...54 ...
Page 55: ...55 ...
Page 56: ...56 Makita Corporation Anjo Aichi Japan www makita com 885294 967 ...