20
Futeni diskun e sharrës drejtpërdrejt te shtrënguesi i
diskut dhe shtrëngojeni me çelësin hekzagonal. Tërhiqeni
diskun e sharrës lehtë për t’u siguruar që disku i sharrës
të mos shkëputet gjatë punës.
Për ta hequr diskun e sharrës ndiqni procedurën e
kundërt të instalimit.
Ruajtja e çelësit hekzagonal
Fig.10
Kur nuk e keni në përdorim, çelësin hekzagonal ruajeni
siç tregohet në figurë që mos t'ju humbë.
PËRDORIMI
KUJDES:
•
Gjithmonë shtypeni ferrotën fort kundër materialit
gjatë punës. Nëse ferrota mbahet larg materialit
gjatë punës, do të shkaktohen dridhje dhe/ose
lëvizje të mëdha, duke bërë që tehu të thyhet e të
krijojë rrezik.
•
Gjithmonë vini doreza për të mbrojtur duart tuaja
nga ashkla fluturuese të nxehta gjatë prerjes së
metalit.
•
Sigurohuni që të vishni gjithmonë mbrojtje të
përshtatshme për sytë që është në pajtim me
standardet aktuale kombëtare.
•
Përdorni gjithmonë një ftohës të përshtatshëm (vaj
prerjeje) kur prisni metal. Mos kryerja e këtij
veprimi do të shkaktojë konsumim të
parakohshëm të tehut.
Fig.11
Shtypni ferrotën fort kundrejt materialit të punës. Mos e
lejoni veglën të lëvizë. Vëreni diskun e sharrës në
kontakt të lehtë me materialin e punës. Në fillim bëni një
kanal pilot në shpejtësi më të ulët. Më pas përdorni
shpejtësi më të lartë për të vazhduar prerjen.
Fig.12
Fig.13
•
Mund ta përdorni levën ose këmbëzën e çelësit
sipas punës.
SHËNIM:
•
Nëse vegla përdoret në mënyrë të vazhdueshme
derisa bateria të shkarkohet, mos e përdorni
veglën për 15 minuta derisa të vazhdoni me një
bateri të re.
MIRËMBAJTJA
KUJDES:
•
Sigurohuni gjithmonë që vegla të jetë fikur dhe të
jetë hequr nga bateria përpara se të kryeni
inspektimin apo mirëmbajtjen.
•
Mos përdorni kurrë benzinë, benzinë pastrimi,
hollues, alkool dhe të ngjashme. Mund të
shkaktoni çngjyrosje, deformime ose krisje.
Për të ruajtur SIGURINË dhe QËNDRUESHMËRINË,
riparimet dhe çdo mirëmbajtje apo rregullim tjetër duhen
kryer nga qendrat e autorizuara të shërbimit të Makita-s,
duke përdorur gjithnjë pjesë këmbimi të Makita-s.
AKSESORË OPSIONALË
KUJDES:
•
Këta aksesorë ose shtojca rekomandohen për
përdorim me veglën Makita të përcaktuar në këtë
manual. Përdorimi i aksesorëve apo shtojcave të
tjera ndryshe nga këto mund të përbëjë rrezik
lëndimi. Aksesorët ose shtojcat përdorini vetëm
për qëllimin e tyre të përcaktuar.
Nëse keni nevojë për më shumë të dhëna në lidhje me
aksesorët, pyesni qendrën vendore të shërbimit të
Makita-s.
•
Tehet e sharrës me lëvizje reciprokuese
•
Disqet e sharrës për prerje harkore (vetëm për
modelin DJR145, DJR185)
•
Bateri dhe ngarkues origjinal Makita
SHËNIM:
•
Disa artikuj të listës mund të përfshihen në
paketën e veglës si aksesorë standardë. Ato mund
të ndryshojnë nga njëri shtet në tjetrin.