24 SHQIP
PËRDORIMI
Funksionimi i shpimit me goditje
►
Fig.17
Vendosni dorezën e ndryshimit të modalitetit të punës
në simbolin
.
Poziciononi punton në vendin e dëshiruar për vrimën
pastaj tërhiqni çelësin.
Mos ushtroni forcë te vegla. Presioni i lehtë jep
rezultatet më të mira. Mbajeni veglën në pozicion dhe
mos lejoni që të rrëshqasë nga vrima.
Mos ushtroni më shumë presion nëse vrima bllokohet
me cifla dhe grimca. Më mirë ndizni veglën bosh, më
pas hiqeni punton pjesërisht nga vrima. Duke përsëritur
këtë disa herë, vrima do të pastrohet dhe do të rifillojë
shpimi normal.
KUJDES:
•
Ushtrohet një forcë e madhe dhe e papritur
përdredhjeje në vegël/punto në momentin e
çarjes së vrimës, nëse vrima bllokohet me
cifla dhe grimca ose gjatë goditjes së shufrave
përforcuese që janë futur në beton. Përdorni
gjithmonë mbajtësen anësore (dorezën
ndihmëse) dhe mbajeni fort veglën dhe nga
mbajtësja anësore dhe nga doreza e çelësit
gjatë kohës që është në punë. Moskryerja e këtij
veprimi mund të çojë në humbjen e kontrollit të
veglës dhe ndoshta në lëndime serioze.
SHËNIM:
Jashtëqendërzimi në rrotullimin e puntos
mund të ndodhë gjatë vënies në punë të veglës pa
ngarkesë. Vegla qendërzohet vetë gjatë punës. Kjo
nuk ndikon në precizonin e shpimit.
Fryrësja (aksesor opsional)
►
Fig.18:
1.
Fryrësja
Pas shpimit të vrimës, përdorni fryrësen për të hequr
pluhurin nga vrima.
Ciflosje/Leskërim/Shkatërrim
►
Fig.19
Vendosni dorezën e ndryshimit të modalitetit të punës
në simbolin
.
Mbajeni veglën fort me të dyja duart. Ndizni veglën dhe
ushtroni një presion të lehtë mbi vegël në mënyrë të tillë
që ajo të mos bëjë lëvizje të pakontrolluara. Ushtrimi i
presionit të madh mbi vegël nuk do të rrisë efikasitetin.
Shpimi në dru ose metal
►
Fig.20:
1.
Përshtatësi i mandrinos
2.
Mandrino
shpimi pa çelësa
►
Fig.21:
1.
Bokulla
2.
Unaza
Përdorni grupin opsional të mandrinës së shpimit. Për
ta instaluar referojuni “Instalimit ose heqjes së puntos”
që përshkruhet në faqen e mëparshme.
Vendosni dorezën e ndryshimit të modalitetit të punës
në mënyrë që shigjeta të tregojë simbolin
.
KUJDES:
•
Mos përdorni kurrë “rrotullim me goditje” kur
grupi i mandrinës së shpimit është e instaluar
në vegël. Grupi i mandrinës së shpimit mund të
dëmtohet. Mandrina e shpimit gjithashtu mund
të hiqet gjatë kthimit të veglës mbrapsht.
•
Shtypja e tepërt e veglës nuk do të shpejtojë
shpimin. Në fakt, shtypja e madhe do të dëmtojë
majën e puntos, zvogëlon efikasitetin e veglës
dhe shkurton afatin e përdorimit të veglës.
•
Gjatë depërtimit të puntos në anën e kundërt
të objektit mbi vegël/majë ushtrohet një forcë
e madhe përdredhëse. Mbajeni veglën fort
dhe bëni kujdes kur puntoja fillon të depërtojë
përmes objektit që po punohet.
•
Një punto e ngecur mund të hiqet thjesht duke
vendosur çelësin e ndryshimit në rrotullimin
e anasjelltë për ta nxjerrë jashtë. Megjithatë,
vegla mund të dalë papritmas nëse nuk e mbani
fort.
•
Siguroni gjithmonë që objektet më të vogla të
përpunohen në morsë ose pajisje të ngjashme
për shtrëngim.
MIRËMBAJTJA
KUJDES:
•
Sigurohuni gjithmonë që vegla të jetë fikur dhe
të jetë hequr nga bateria përpara se të kryeni
inspektimin apo mirëmbajtjen.
•
Mos përdorni kurrë benzinë, benzinë pastrimi,
hollues, alkool dhe të ngjashme. Mund të
shkaktoni çngjyrosje, deformime ose krisje.
Zëvendësimi i karbonçinave
►
Fig.22:
1.
Shenja kufizuese
Hiqini dhe kontrollojini rregullisht karbonçinat.
Zëvendësojini kur të konsumohen deri në shenjën
kufi. Mbajini karbonçinat të pastra dhe që të hyjnë
lirisht në mbajtëset e tyre. Të dyja karbonçinat duhen
zëvendësuar në të njëjtën kohë. Përdorni vetëm
karbonçina identike.
Hiqni mbulesën e kapakut të mbajtëses duke futur
kaçavidën me punto me kanal në anën e shtypur të
veglës dhe duke e ngritur lart.
►
Fig.23:
1.
Pjesa e thelluar
2.
Mbulesa e kapakut të
mbajtëses
Përdorni kaçavidë për të hequr kapakët e mbajtëseve të
karbonçinave. Hiqni karbonçinat e konsumuara, futni të
rejat dhe siguroni kapakët e mbajtëseve të tyre.
►
Fig.24:
1.
Kapaku i mbajtëses së karboncinave
2.
Kaçavida
Montoni sërish mbulesën e kapakut të mbajtëses në
vegël.
Për të ruajtur SIGURINË dhe QËNDRUESHMËRINË,
riparimet dhe çdo mirëmbajtje apo rregullim tjetër duhen
kryer nga qendrat e autorizuara të shërbimit të Makita-s,
duke përdorur gjithnjë pjesë këmbimi të Makita-s.
Summary of Contents for DHR202
Page 2: ...2 1 2 3 1 2 1 1 1 A B 1 2 3 1 1 Fig 1 Fig 2 Fig 3 Fig 4 Fig 5 Fig 6 Fig 7 Fig 8 ...
Page 3: ...3 1 2 3 4 5 6 1 2 1 2 1 2 2 1 1 1 Fig 9 Fig 10 Fig 11 Fig 12 Fig 13 Fig 14 Fig 15 Fig 16 ...
Page 4: ...4 1 1 2 1 2 1 1 2 1 2 Fig 17 Fig 18 Fig 19 Fig 20 Fig 21 Fig 22 Fig 23 Fig 24 ...
Page 78: ...78 ...
Page 79: ...79 ...