22 SHQIP
Çelësi i ndryshimit të veprimit
►
Fig.6:
1.
Leva e ndryshimit të veprimit
KUJDES:
Kontrolloni gjithmonë drejtimin e
rrotullimit përpara përdorimit.
KUJDES:
Përdorni çelësin e ndryshimit
vetëm pasi vegla të ndalojë plotësisht.
Ndryshimi
i drejtimit të rrotullimit përpara se të ndalojë vegla
mund të dëmtojë veglën.
KUJDES:
Kur nuk e përdorni veglën,
vendoseni gjithmonë levën e çelësit të ndryshimit
në pozicionin neutral.
Vegla ka një çelës ndryshimi për të ndryshuar drejtimin
e rrotullimit. Shtypni levën e çelësit të ndryshimit nga
ana A për rrotullimin në drejtimin orar ose nga ana B për
rrotullimin në drejtimin kundërorar.
Kur leva e çelësit të ndryshimit është në pozicionin
neutral, çelësi nuk mund të tërhiqet.
Ndryshimi i shpejtësisë
►
Fig.7:
1.
Leva e ndryshimit të shpejtësisë
KUJDES:
Vendosni gjithmonë leva për
ndryshimin e shpejtësisë në pozicionin e duhur.
Nëse
përdorni veglën duke vendosur levën e ndryshimit të
shpejtësisë midis anës “1” dhe “2”, vegla mund të dëmtohet.
KUJDES:
Mos e përdorni levën e ndryshimit të
shpejtësisë ndërsa është duke punuar.
Vegla mund të dëmtohet.
Numri i
afishuar
Shpejtësia
Forca e
shtrëngimit
Përdorimi i
aplikueshëm
1
E ulët
E lartë
Përdorimi me
ngarkesë të
rëndë
2
E lartë
E ulët
Përdorimi me
ngarkesë të
lehtë
Për të ndryshuar shpejtësinë, në fillim fikni veglën dhe më
pas rrëshqisni levën e ndryshimit të shpejtësisë në anën
“2” për shpejtësi të lartë ose në anën “1” për shpejtësi të
ulët. Përpara përdorimit, sigurohuni që leva e ndryshimit
të shpejtësisë të jetë vendosur në pozicionin e duhur.
Përdorni shpejtësinë e duhur për punën tuaj.
Zgjedhja e mënyrës së veprimit
KUJDES:
Vendosni gjithmonë unazën siç
duhet në shenjën e regjimit tuaj të preferuar. Nëse
përdorni veglën duke vendosur unazën midis
shenjave të regjimit, vegla mund të dëmtohet.
►
Fig.8:
1.
Unazë për ndryshimin e mënyrës së
veprimit
2.
Shenja
3.
Shigjeta
Kjo vegël ka tre modalitete pune.
•
Regjimi i shpimit (vetëm me rrotullim)
•
Regjimi i shpimit me goditje (rrotullim me goditje)
•
Regjimi i vidhosjes (rrotullim me shtrëngim)
Zgjidhni regjimin e përshtatshëm për punën tuaj.
Rrotulloni unazën për ndryshimin e regjimit të punës
dhe bashkërenditni shenjën që keni përzgjedhur me
shigjetën në trupin e veglës.
Rregullimi i rrotullimit shtrëngues
►
Fig.9:
1.
Unaza e rregullimit
2.
Gradimi
3.
Shigjeta
Rrotullimi shtrëngues mund të rregullohet në 21 nivele
duke rrotulluar unazën e rregullimit. Bashkërenditni
gradimet me shigjetën në trupin e veglës. Mund të
përftoni rrotullimin shtrëngues minimal në 1 dhe
rrotullimin shtrëngues maksimal në 21.
Përpara se të filloni punë fusni një vidë për provë në
materialin tuaj të punës ose në një material identik me
të për të përcaktuar se cili nivel rrotullimi kërkohet për
një aplikim të caktuar.
SHËNIM:
Unaza rregulluese nuk bllokohet kur
shigjeta është e pozicionuar ndërmjet gradimeve.
MONTIMI
KUJDES:
Sigurohuni gjithmonë që vegla
të jetë e fikur dhe kutia e baterisë të jetë hequr
përpara se të kryeni ndonjë punë në vegël.
Instalimi i mbajtëses anësore
(dorezës ndihmëse)
►
Fig.10:
1.
Kanali
2.
Shiriti prej çeliku
3.
Pjesa e dalë
4.
Baza mbajtëse
5.
Mbajtësja anësore
Përdorni gjithmonë mbajtësen anësore për siguri në
punë.
Bashkojeni mbajtësen anësore në mënyrë të tillë që
pjesët e dala në bazën e mbajtëses dhe shiriti prej
çeliku të vendosen në kanalet në trupin e veglës. Më
pas, shtrëngojeni mbajtësen duke e rrotulluar në drejtim
të akrepave të orës.
Në varësi të punëve, mund ta bashkoni mbajtësen
anësore, lart ose djathtas/majtas veglës.
Shufra me rregullim e thellësisë
►
Fig.11:
1.
Shufra e thellësisë
2.
Vida shtrënguese
Shufra me rregullim e thellësisë përdoret për të shpuar
vrima me thellësi uniforme. Lironi vidën shtrënguese,
caktojeni në pozicionin e dëshiruar dhe më pas
shtrëngoni vidën shtrënguese.
Instalimi ose heqja e majës së
kaçavidës / majës së puntos
Aksesorë opsionalë
►
Fig.12:
1.
Bokulla
Ktheni bokullën në drejtimin kundërorar për të hapur
nofullat e mandrinës. Vendosni majën e kaçavidës /
majën e puntos në mandrinë deri në fund. Kthejeni
bokullën në drejtim orar për të shtrënguar mandrinën.
Për ta hequr majën e kaçavidës / majën e puntos,
kthejeni bokullën në drejtim kundërorar.