![background image](http://html.mh-extra.com/html/makita/dhg180/dhg180_instruction-manual_230349083.webp)
83 SHQIP
SHQIP (Udhëzimet origjinale)
PARALAJMËRIM
•
Për përdoruesit në Evropë:
Kjo pajisje mund të përdoret nga fëmijë të moshës 8 vjeçare e lart dhe persona me aftësi të kufizuara fizike
ose mendore, ose që u mungon përvoja dhe njohuria, nëse janë nën mbikëqyrje në lidhje me përdorimin
e pajisjes në mënyrë të sigurt dhe kuptimin e rreziqeve të mundshme. Fëmijët nuk duhet të luajnë me
pajisjen. Pastrimi dhe mirëmbajtja nga përdoruesi nuk duhet të kryhet nga fëmijë pa mbikëqyrje.
•
Për përdoruesit në zona ndryshe nga Evropa:
Kjo pajisje nuk është prodhuar për t’u përdorur nga persona (duke përfshirë fëmijët) me aftësi të
kufizuara fizike, ndijore ose mendore, ose të cilëve u mungon përvoja dhe njohuria, nëse nuk janë nën
mbikëqyrje ose udhëzuar për përdorimin e kësaj pajisjeje nga një person përgjegjës për sigurinë e tyre.
Fëmijët duhet të mbikëqyren për t’u siguruar se nuk luajnë me pajisjen.
•
Shihni kapitullin “MIRËMBAJTJA” për detajet e duhura të masave të kujdesit gjatë mirëmbajtjes nga përdoruesi.
•
Mund të shkaktohet zjarr nëse pajisja nuk përdoret me kujdes, prandaj
—
bëni kujdes kur e përdorni pajisjen në vende ku ka materiale të ndezshme;
—
mos e përdorni në të njëjtën pikë për kohë të gjatë;
—
mos e përdorni në prani atmosfere shpërthyese;
—
vini re se nxehtësia mund të përcillet në materialet e ndezshme që janë jashtë rrezes së shikimit;
—
vendoseni pajisjen në mbajtësen e vet pas përdorimit dhe lëreni të ftohet përpara se ta magazinoni;
—
mos e lini pajisjen pa mbikëqyrje kur ndizet.
Kjo është pajisje me bateri. Kutia e baterisë karikohet e hequr nga pajisja.
•
Shihni kapitullin “SPECIFIKIMET” për referencën e llojit të baterisë.
•
Shihni seksionin “Instalimi apo heqja e kutisë së baterisë” për mënyrën e heqjes apo të instalimit të baterisë.
•
Kur hidhni kutinë e baterisë, hiqeni atë nga pajisja dhe hidheni në një vend të sigurt. Zbatoni rregulloret
lokale rreth hedhjes së baterisë.
•
Nëse pajisja nuk përdoret për një periudhë të gjatë kohe, bateria duhet të hiqet nga pajisja.
•
Mos bëni lidhje të shkurtër me kutinë e baterisë.
SPECIFIKIMET
Modeli:
DHG180
DHG181
Tensioni nominal
D.C. 18 V
Temperatura
550 °C
Temperatura e ambientit - 550 °C
Vëllimi i ajrit
200 L/min
1: 120 L/min
2: 200 L/min
Përmasat (GJ x T x L)
me BL1860B
168 mm x 79 mm x 251 mm
173 mm x 79 mm x 255 mm
Pesha neto
1,0 - 1,3 kg
1,0 - 1,4 kg
•
Për shkak të programit tonë të vazhdueshëm të kërkim-zhvillimit, specifikimet që jepen këtu mund të
ndryshojnë pa dhënë njoftim.
•
Specifikimet dhe kutia e baterisë mund të ndryshojnë sipas shtetit.
•
Pesha mund të ndryshojë në varësi të aksesorit(ëve), përfshirë kutinë e baterisë. Kombinimi më i lehtë dhe më
i rëndë, sipas Procedurës EPTA 01/2014, tregohet në tabelë.
Kutia e aplikueshme e baterisë dhe karikuesi
Kutia e baterisë
BL1815N / BL1820B / BL1830B / BL1840B / BL1850B / BL1860B
Karikuesi
DC18RC / DC18RD / DC18RE / DC18SD / DC18SE / DC18SF /
DC18SH
•
Disa prej kutive të baterive dhe karikuesve të renditura më lart mund të mos jenë të disponueshme në varësi të
zonës ku ju banoni.
PARALAJMËRIM:
Përdorni vetëm kutitë e baterisë dhe karikuesit e listuar më lart.
Përdorimi i
karikuesve dhe kutive të tjera të baterisë mund të shkaktojë lëndim dhe/ose zjarr.
Summary of Contents for DHG180
Page 3: ...3 Fig 8 1 2 Fig 9 ...
Page 147: ...147 ...