138
• Mos i futni gishtat në njësinë e
ventilatorit. Sidomos, bëni
kujdes që fëmijët të mos luajnë
me xhaketën me ventilator.
• Fëmijët, personat me aftësi të
kufizuara ose personat e
pandjeshëm ndaj temperaturës,
për shembull një person me
qarkullim të dobët të gjakut, nuk
duhet ta përdorin xhaketën.
• Nëse ndodh ndonjë anomali,
kontaktoni qendrën lokale të
shërbimit për riparim.
• Ruani etiketat e mirëmbajtjes
dhe pllakëzën e specifikimeve.
Nëse ato bëhen të
palexueshme ose humbin,
kontaktoni qendrën lokale të
shërbimit për riparim.
• Zgjidhni shpejtësinë e
përshtatshme të ventilatorit në
përputhje me mjedisin e
përdorimit për përdorim të
vazhdueshëm.
• Kjo pajisje mund të përdoret
nga fëmijë të moshës 8 vjeç e
lart dhe nga persona me aftësi
të kufizuara fizike, ndijore ose
mendore, ose me mungesë
përvoje dhe njohurish nëse
mbikëqyren ose udhëzohen në
lidhje me përdorimin e pajisjes
në mënyrë të sigurt dhe i
kuptojnë rreziqet që paraqiten.
Fëmijët nuk duhet të luajnë me
pajisjen. Pastrimi dhe
mirëmbajtja nga përdoruesi nuk
duhet të kryhet nga fëmijë të
pambikëqyrur.
• Përpara larjes, shkëputni
njësinë e ventilatorit, mbajtësen
e baterisë dhe hiqni kutinë e
baterisë. Lani vetëm pjesën e
xhaketës.
• Mos fryni ajër të komprimuar
drejt ventilatorit. Mos futni
shkopinj të vegjël në njësinë e
ventilatorit. Përndryshe,
ventilatori dhe motori mund të
dëmtohen.
• Mos e ekspozoni xhaketën ndaj
shiut ose kushteve me
lagështirë. Uji që hyn në
xhaketë mund të rrisë rrezikun e
goditjes elektrike.
• Mos e keqpërdorni kordonin.
Mos e përdorni asnjëherë
kordonin për ta transportuar, për
ta tërhequr ose për ta hequr
xhaketën nga priza. Mbajeni
kordonin larg nxehtësisë, vajit
dhe anëve të mprehta.
• Mos e përdorni xhaketën kur
jeni nën ndikimin e drogave,
alkoolit ose medikamenteve.
• Mos e lini xhaketën me
ventilator në vende me
temperaturë të lartë, si p.sh. në
automjet që ndodhet nën rrezet
e diellit. Përndryshe, pjesët
plastike mund të shkrijnë dhe të
dëmtohen.
• Për magazinim për një kohë të
gjatë, hiqni mbajtësen e
baterisë dhe kutinë e baterisë
nga xhaketa dhe hiqni kutinë e
baterisë nga mbajtësja e
baterisë.
Summary of Contents for DFJ203
Page 195: ...195 ...
Page 196: ...196 ...
Page 197: ...197 ...
Page 198: ...198 ...
Page 199: ...199 ...
Page 200: ...200 ...
Page 201: ...201 ...
Page 202: ...202 1 2 1 2 3 4 5 11 12 6 7 8 10 9 1 2 3 4 5 6 7 8 10 9 ...
Page 203: ...203 3 4 5 6 7 8 13 14 15 16 ...
Page 204: ...204 9 10 11 12 21 20 19 17 18 ...
Page 205: ...205 13 14 15 16 22 23 ...
Page 206: ...206 ...
Page 207: ...207 ...