![background image](http://html.mh-extra.com/html/makita/df010d/df010d_instruction-manual_225472020.webp)
20
•
Nëse vegla përdoret në mënyrë të vazhdueshme
derisa bateria të shkarkohet, mos e përdorni
veglën për 15 minuta derisa të vazhdoni me një
bateri të re.
Përdorimi i veglës si kaçavidë dore
Fig.13
Fikeni veglën.
Lëvizeni butonin bllokues në pozicionin e kyçjes A.
Ndizni veglën.
SHËNIM:
•
Përdoreni veglën me një rrotullim shtrëngues më
të vogël se 5 Nm (50 kgf.cm).
•
Ky përdorim është i përshtatshëm për të
kontrolluar vidhosjen.
•
Mos e përdorni veglën për punë që kërkon forcë të
tepërt, si për shtrëngimin e bulonave M6 ose
bulonave më të mëdhenj se M6 ose për të hequr
vidat e ndryshkura.
MIRËMBAJTJA
KUJDES:
•
Sigurohuni gjithmonë që vegla të jetë fikur dhe të
jetë hequr nga bateria përpara se të kryeni
inspektimin apo mirëmbajtjen.
Për të ruajtur SIGURINË dhe QËNDRUESHMËRINË,
riparimet dhe çdo mirëmbajtje apo rregullim tjetër duhen
kryer nga qendrat e autorizuara të shërbimit të Makita-s,
duke përdorur gjithnjë pjesë këmbimi të Makita-s.
KUJDES:
•
Mos përdorni kurrë benzinë, benzinë pastrimi,
hollues, alkool dhe të ngjashme. Mund të
shkaktoni çngjyrosje, deformime ose krisje.
AKSESORË OPSIONALË
KUJDES:
•
Këta aksesorë ose shtojca rekomandohen për
përdorim me veglën Makita të përcaktuar në këtë
manual. Përdorimi i aksesorëve apo shtojcave të
tjera ndryshe nga këto mund të përbëjë rrezik
lëndimi. Aksesorët ose shtojcat përdorini vetëm
për qëllimin e tyre të përcaktuar.
Nëse keni nevojë për më shumë të dhëna në lidhje me
aksesorët, pyesni qendrën vendore të shërbimit të
Makita-s.
•
Puntot e shpimit
•
Maja e vidës
•
Punto formë çelësi
•
Pjesë të majës
•
Lloje të ndryshme baterish dhe ngarkuesish
origjinalë Makita
•
Kutia mbajtëse plastike
SHËNIM:
•
Disa artikuj të listës mund të përfshihen në
paketën e veglës si aksesorë standardë. Ato mund
të ndryshojnë nga njëri shtet në tjetrin.
Summary of Contents for DF010D
Page 67: ...67 ...