![background image](http://html.mh-extra.com/html/makita/df010d/df010d_instruction-manual_225472016.webp)
16
31.12.2013
000331
Yasushi Fukaya
Drejtor
Makita, Jan-Baptist Vinkstraat 2, 3070, Belgjikë
GEA010-1
Paralajmërimet e përgjithshme
për sigurinë e veglës
PARALAJMËRIM Lexoni të gjitha paralajmërimet
dhe udhëzimet për sigurinë.
Mosndjekja e
paralajmërimeve dhe udhëzimeve mund të rezultojë në
goditje elektrike, zjarr dhe/ose dëmtim serioz.
Ruajini të gjitha paralajmërimet dhe
udhëzimet për të ardhmen.
GEB088-1
PARALAJMËRIME SIGURIE PËR
TRAPANIN ME BATERI
1.
Përdorni dorezën(at) ndihmëse nëse jepen
bashkë me pajisjen.
Humbja e kontrollit mund të
shkaktojë dëmtime personale.
2.
Mbajeni veglën elektrike te sipërfaqet kapëse të
izoluara kur të jeni duke kryer një veprim në të cilin
aksesori prerës mund të prekë tela të fshehura.
Nëse aksesori prerës prek një tel me rrymë atëherë
pjesët metalike të veglës elektrike elektrizohen dhe
mund të shkaktojnë goditje elektrike te punëtori.
3.
Mbajeni pajisjen elektrike te sipërfaqet e izoluara
kapëse kur të jeni duke kryer një veprim në të cilin
mbërthyesi mund të kontaktojë me tela të fshehur.
Nëse mbërthyesit prekin një tel me rrymë atëherë
pjesët metalike të pajisjes elektrike elektrizohen dhe
mund t’i japin punëtorit goditje elektrike.
4.
Gjithmonë sigurohuni që të keni mbështetje të
qëndrueshme të këmbëve.
Sigurohuni që të mos ketë njeri poshtë ndërkohë
që e përdorni pajisjen në vende të larta.
5.
Mbajeni fort pajisjen.
6.
Mbajini duart larg pjesëve rrotulluese.
7.
Mos e lini veglën të ndezur. Përdoreni veglën
vetëm duke e mbajtur në dorë.
8.
Mos e prekni punton e shpimit menjëherë pas
punës; mund të jetë shumë i nxehtë dhe mund
t’ju djegë lëkurën.
9.
Disa materiale përmbajnë kimikate që mund të jenë
toksike. Kini kujdes që të parandaloni thithjen e
pluhurave dhe kontaktin me lëkurën. Ndiqni të
dhënat e sigurisë nga furnizuesi i materialit.
RUAJINI KËTO UDHËZIME.
PARALAJMËRIM:
MOS lejoni që njohja ose familjarizimi me produktin
(të fituara nga përdorimi i shpeshtë) të
zëvendësojnë zbatimin me përpikëri të rregullave të
sigurisë për produktin në fjalë. KEQPËRDORIMI ose
mosndjekja e rregullave të sigurisë të dhëna në këtë
manual përdorimi mund të shkaktojnë dëmtime
personale serioze.
ENC007-7
UDHËZIME TË RËNDËSISHME
PËR SIGURINË
PËR KUTINË E BATERISË
1.
Përpara se ta përdorni kutinë e baterisë, lexoni
të gjitha udhëzimet dhe shënimet e masave
parandaluese te (1) ngarkuesi i baterisë, (2)
bateria dhe (3) produkti që përdor baterinë.
2.
Mos e hiqni kutinë e baterisë.
3.
Nëse koha e përdorimit është shkurtuar jashtë
mase, ndalojeni punën menjëherë. Kjo mund
të rezultojë në rrezik mbinxehjeje, djegie të
mundshme, madje edhe shpërthim.
4.
Nëse ju futen elektrolite në sy, shpëlajini sytë
me ujë të pastër dhe kërkoni ndihmë
mjekësore menjëherë. Kjo gjë mund të
rezultojë në humbje të shikimit.
5.
Mos bëni lidhje të shkurtër me kutinë e baterisë:
(1)
Mos i prekni polet me materiale të tjera
përcjellëse.
(2)
Shmangni ruajtjen e kutisë së baterisë në
një kuti me objekte të tjera metalike, si
gozhdë, monedha etj.
(3)
Mos e ekspozoni kutinë e baterisë në ujë
ose shi.
Qarku i shkurtër i baterisë mund të shkaktojë
qarkullim të madh të rrymës elektrike, mbinxehje,
djegie të mundshme dhe madje prishje.
6.
Mos e ruani pajisjen dhe kutinë e baterisë në
vende ku temperatura mund të arrijë ose
tejkalojë 50
゚
C (122
゚
F).
7.
Mos e digjni kutinë e baterisë, edhe nëse
është shumë e dëmtuar ose është konsumuar
plotësisht. Kutia e baterisë mund të
shpërthejë në zjarr.
8.
Bëni kujdes që të mos e rrëzoni ose ta godisni
baterinë.
9.
Mos përdorni bateri të dëmtuar.
RUAJINI KËTO UDHËZIME.
Summary of Contents for DF010D
Page 67: ...67 ...