18
23.10.2014
000331
Yasushi Fukaya
Drejtor
Makita, Jan-Baptist Vinkstraat 2, 3070, Belgjikë
GEA010-1
Paralajmërimet e përgjithshme
për sigurinë e veglës
PARALAJMËRIM Lexoni të gjitha paralajmërimet
dhe udhëzimet për sigurinë.
Mosndjekja e
paralajmërimeve dhe udhëzimeve mund të rezultojë në
goditje elektrike, zjarr dhe/ose dëmtim serioz.
Ruajini të gjitha paralajmërimet dhe
udhëzimet për të ardhmen.
GEB058-4
PARALAJMËRIMET PËR
SIGURINË E PRERËSIT TË
METALIT ME BATERI
Procedurat e prerjes
1.
RREZIK: Mbajini duart larg zonës së
prerjes dhe fletës. Mbajeni dorën tjetër në
dorezën ndihmëse ose në dhomën e motorit.
Nëse të dyja duart janë duke mbajtur veglën,
atëherë nuk mund të priten nga fleta.
2.
Mos prekni pjesën e poshtme të materialit të
punës.
Mbrojtësja nuk mund t’ju mbrojë nga fleta
poshtë materialit të punës.
3.
Rregulloni thellësinë e prerjes me thellësinë e
materialit të punës.
Në pjesën e poshtme të
materialit të punës duhet të duket më pak se një
dhëmb i fletës së sharrës.
4.
Asnjëherë mos e mbani në duar ose
nëpërmes këmbëve materialin që po pritet.
Sigurojeni materialin e punës në një platformë
të qëndrueshme.
Është e rëndësishme që ta
mbështetni materialin siç duhet për të minimizuar
ekspozimin e trupit, përthyerjen e fletës ose
humbjen e kontrollit.
5.
Mbajeni veglën elektrike vetëm te sipërfaqet
kapëse të izoluara kur të jeni duke kryer një
veprim në të cilin vegla prerëse mund të prekë
tela të fshehura.
Prekja e një teli me rrymë do ta
përçojë rrymën edhe te pjesët e ekspozuara
metalike të veglës elektrike dhe mund të
shkaktojë goditje elektrike te punëtori.
6.
Gjithmonë përdorni një rigë drejtuese ose një
udhëzues për anët e drejta.
Kjo përmirëson
saktësinë e prerjes dhe pakëson mundësinë e
ngecjes së fletës.
7.
Gjithmonë përdorni fletë me madhësinë dhe
formën e duhur (ato të diamantit përkundrejt
atyre rrumbullake) të vrimave të boshtit.
Fletët
që nuk përputhen me pjesën tjetër të veglës do të
rrotullohen jashtë qendrës duke shkaktuar
humbje të kontrollit.
8.
Asnjëherë mos përdorni rondele apo bulona të
dëmtuara ose jo të duhura të fletave.
Rondelet e
fletëve janë projektuar veçanërisht për veglën tuaj, për
performancë optimale dhe siguri të funksionimit.
Shkaqet e zmbrapsjeve dhe paralajmërime në lidhje
me to
−
Kundërveprimi është një reagim i papritur ndaj një
flete të bllokuar, të penguar ose të zhvendosur, e
cila bën që vegla e pakontrolluar të ngrihet dhe të
dalë nga materiali i punës drejt punëtorit.
−
Kur fleta bllokohet ose pengohet fort nga mbyllja e
kanalit të sharrës, fleta e humbet shpejtësinë dhe
reagimi i motorit e kthen pas pajisjen me shpejtësi
drejt punëtorit.
−
Nëse fleta përthyhet ose zhvendoset gjatë prerjes,
dhëmbët në pjesën e pasme të fletës mund të
ngecin në sipërfaqen e materialit të punës, duke
bërë që fleta të dalë nga kanali i sharrës dhe të
kërcejë mbrapsht drejt punëtorit.
Zmbrapsja është rezultat i keqpërdorimit të veglës
dhe/ose procedurave ose kushteve të pasakta të
përdorimit dhe mund të shmanget duke marrë masat e
mëposhtme parandaluese.
9.
Mbajeni fort veglën me të dyja duart dhe
vendosini krahët në atë mënyrë që t'u rezistoni
forcave kundërvepruese. Poziciononi trupin në
cilëndo anë të fletës, por jo në drejtim me fletën.
Kundërveprimi mund të bëjë që vegla të kërcejë
mbrapsht, por nëse merren masat e duhura
parandaluese, forcat e kundërveprimit mund të
kontrollohen nga punëtori.
10.
Kur fleta ka ngecur ose kur e ndërprisni prerjen për
çfarëdo lloj arsyeje, lëshojeni këmbëzën dhe
mbajeni veglën të palëvizur në material deri sa fleta
të ndalojë plotësisht. Asnjëherë mos u përpiqni ta
hiqni veglën nga materiali ose ta tërhiqni veglën
pas ndërkohë që fleta është në lëvizje, përndryshe
mund të ndodhë KUNDËRVEPRIMI.
Kontrolloni dhe
ndërmerrni veprime korrigjuese për të eliminuar
shkakun e ngecjes së fletës.
11.
Kur të rifilloni sharrimin në materialin e punës,
vendoseni fletën në mes të kanalit dhe kontrolloni
që dhëmbët e fletës nuk kanë ngecur në material.
Nëse fleta ka ngecur, ajo mund të dalë ose kthehet
mbrapsht nga materiali ndërkohë që rifillohet sharrimi.
12.
Mbështetni panelet e mëdhenj për të
minimizuar rrezikun e bllokimit dhe të
zmbrapsjes së fletës.
Panelet e mëdhenj kanë
tendencë të përkulen nga pesha e tyre.
Mbështetëset duhet të vendosen poshtë panelit
në të dyja anët, pranë vijës së prerjes dhe pranë
buzës së panelit.