72 SHQIP
SHQIP (Udhëzimet origjinale)
PARALAJMËRIM
Kjo pajisje mund të përdoret nga fëmijë të moshës
8 vjeçare e lart dhe persona me aftësi të kufizuara
fizike, shqisore ose mendore, ose që u mungon
përvoja dhe njohuria, nëse janë nën mbikëqyrje
apo kanë marrë udhëzime në lidhje me përdorimin
e sigurt të pajisjes dhe kuptimin e rreziqeve të
mundshme. Fëmijët nuk duhet të luajnë me
pajisjen. Pastrimi dhe mirëmbajtja nga përdoruesi
nuk duhet të kryhet nga fëmijë pa mbikëqyrje.
Simbolet
Pjesët në vazhdim tregojnë simbolet që mund të
përdoren për pajisjen. Sigurohuni që merrni vesh
kuptimin e tyre përpara përdorimit.
Vetëm për përdorim të brendshëm.
Lexoni manualin e përdorimit.
IZOLIM I DYFISHTË
Mos bëni qark të shkurtër me baterinë.
Mos e ekspozoni kutinë e baterisë në ujë
ose shi.
Mos e shkatërroni baterinë me zjarr.
Gjithmonë riciklojeni baterinë.
Li-ion
Vetëm për shtetet e BE-së
Për shkak të pranisë së komponentëve të
rrezikshëm në pajisje, mbetjet e pajisjeve
elektronike dhe elektrike, akumulatorët dhe
bateritë, mund të kenë ndikim negativ në
mjedis dhe në shëndetin e njerëzve.
Mos i hidhni pajisjet elektrike dhe
elektronike ose bateritë me mbetjet
shtëpiake!
Në përputhje me Direktivën Evropiane
për mbetjet e pajisjeve elektrike dhe
elektronike, akumulatorët dhe bateritë,
dhe mbetjet e akumulatorëve dhe
baterive, si dhe përfshirjen e saj në ligjin
kombëtar, mbetjet e pajisjeve elektrike dhe
elektronike, akumulatorëve dhe baterive,
duhet të mbahen veçmas dhe të dorëzohen
në një pikë grumbullimi të veçantë për
mbetjet komunale, duke vepruar në
përputhje me rregulloret e mbrojtjes së
mjedisit.
Kjo tregohet nga simboli i koshit të
plehrave me kryq, të vendosur mbi pajisje.
►
Fig.1
Gati për karikim.
Vonesë në karikim (bateri tepër e nxehtë
ose tepër e ftohtë).
Po karikohet (0 - 80 %).
Karikimi (80 - 100 %).