12
PËRDORIMI
Mbajeni veglën fort me të dyja duart. Ndizni veglën dhe
prisni derisa ajo të marrë shpejtësinë e plotë. Afrojeni
me ngadalë veglën në materialin e punës dhe lëvizeni
veglën përpara dhe mbrapa. Shtyjeni rripin lehtësisht
mbi materialin e punës. Presioni i tepërt mund të
dëmtojë rripin dhe të shkurtojë jetëgjatësinë e veglës.
Gjithmonë përdorni rripin e masës “A” për të smeriluar
materialin e punës.
Tipi “A”
1
001223
Fig.8
Fig.9
KUJDES:
•
Siguroni materialin e punës me morseta etj., nëse
ka mundësi që ai të lëvizë gjatë punës.
•
Vegla nuk duhet të jetë në kontakt me sipërfaqen
e materialit të punës kur ju e ndizni ose e fikni
veglën. Përndryshe smerilimi përfundimtar mund
të jetë i dobët, mund të dëmtohet rripi ose mund të
humbasë kontrolli i veglës.
•
Kur punoni me veglën kini kujdes që të shmangni
çdo kontakt të veglës dhe rripit me ndonjë pjesë të
trupit tuaj ose me ndonjë ose diçka afër jush.
MIRËMBAJTJA
KUJDES:
•
Sigurohuni gjithnjë që vegla të jetë fikur dhe të jetë
hequr nga korrenti përpara se të kryeni
inspektimin apo mirëmbajtjen.
•
Mos përdorni kurrë benzinë, benzinë pastrimi,
hollues, alkool dhe të ngjashme. Mund të
shkaktoni çngjyrosje, deformime ose krisje.
Zëvendësimi i karbonçinave
Fig.10
Hiqini dhe kontrollojini rregullisht karbonçinat.
Zëvendësojini kur të konsumohen deri në shenjën e
kufizimit. Mbajini karbonçinat të pastra dhe që të hyjnë
lirisht në mbajtëset e tyre. Të dyja karbonçinat duhen
zëvendësuar në të njëjtën kohë. Përdorni vetëm
karbonçina identike.
Përdorni kaçavidë për të hequr kapakët e mbajtëseve të
karbonçinave. Hiqni karbonçinat e konsumuara, futni të
rejat dhe siguroni kapakët e mbajtëseve të tyre.
Fig.11
Për të ruajtur SIGURINË dhe QËNDRUESHMËRINË,
riparimet dhe çdo mirëmbajtje apo rregullim tjetër duhen
kryer nga qendrat e autorizuara të shërbimit të Makita-s,
duke përdorur gjithnjë pjesë këmbimi të Makita-s.
AKSESORË OPSIONALË
KUJDES:
•
Këta aksesorë ose shtojca rekomandohen për
përdorim me veglën Makita të përcaktuar në këtë
manual. Përdorimi i aksesorëve apo shtojcave të
tjera ndryshe nga këto mund të përbëjë rrezik
lëndimi. Aksesorët ose shtojcat përdorini vetëm
për qëllimin e tyre të përcaktuar.
Nëse keni nevojë për më shumë të dhëna në lidhje me
aksesorët, pyesni qendrën vendore të shërbimit të
Makita-s.
•
Rripat abraziv
•
Tubi 28
•
Krahu (6, 9, 13 mm)
•
Grupi i hundëzës së pluhurit
SHËNIM:
•
Disa artikuj të listës mund të përfshihen në
paketën e veglës si aksesorë standardë. Ato mund
të ndryshojnë nga njëri shtet në tjetrin.
1. Ferrotë e
sheshtë