10
Ato janë prodhuar konform standardit ose dokumenteve
të standardizuara si vijon:
EN60745
Skedari teknik konform direktivës 2006/42/KE
disponohet nga:
Makita, Jan-Baptist Vinkstraat 2, 3070, Belgjikë
5.1.2015
000331
Yasushi Fukaya
Drejtor
Makita, Jan-Baptist Vinkstraat 2, 3070, Belgjikë
GEA010-1
Paralajmërimet e përgjithshme
për sigurinë e veglës
PARALAJMËRIM Lexoni të gjitha paralajmërimet
dhe udhëzimet për sigurinë.
Mosndjekja e
paralajmërimeve dhe udhëzimeve mund të rezultojë në
goditje elektrike, zjarr dhe/ose dëmtim serioz.
Ruajini të gjitha paralajmërimet dhe
udhëzimet për të ardhmen.
GEB015-3
PARALAJMËRIME PËR
SIGURINË E SMERILUESIT ME
RRIP
1.
Mbajeni veglën elektrike te sipërfaqet e
izoluara të kapjes sepse rripi mund të prekë
kordonin e tij.
Prerja e një teli me rrymë mund të
elektrizojë pjesët metalike të ekspozuara të
veglës elektrike dhe mund të shkaktojë goditje
elektrike te punëtori.
2.
Ajrosni siç duhet mjedisin e punës kur kryeni
veprime smerilimi.
3.
Disa materiale përmbajnë kimikate që mund të
jenë toksike. Kini kujdes që të parandaloni
thithjen e pluhurave dhe kontaktin me lëkurën.
Ndiqni të dhënat e sigurisë nga furnizuesi i
materialit.
4.
Përdorni gjithmonë maskën kundër
pluhurit/respiratorin e duhur për materialin
dhe për aplikacionin me të cilët po punoni.
5.
Përdorni gjithmonë syze sigurie të mëdha ose
të vogla. Syzet e zakonshme ose syzet e diellit
NUK janë syze sigurie.
6.
Mbajeni veglën fort me të dyja duart.
7.
Sigurohuni që rripi nuk e prek materialin e
punës përpara se të ndizet çelësi.
8.
Mbajini duart larg pjesëve rrotulluese.
9.
Mos e lini veglën të ndezur. Përdoreni veglën
vetëm duke e mbajtur në dorë.
10.
Kjo pajisje nuk është rezistente ndaj ujit,
kështu që mos përdorni ujë mbi sipërfaqen e
materialit të punës.
RUAJINI KËTO UDHËZIME.
PARALAJMËRIM:
MOS lejoni që njohja ose familjarizimi me produktin
(të fituara nga përdorimi i shpeshtë) të
zëvendësojnë zbatimin me përpikëri të rregullave të
sigurisë për produktin në fjalë. KEQPËRDORIMI ose
mosndjekja e rregullave të sigurisë të dhëna në këtë
manual përdorimi mund të shkaktojnë dëmtime
personale serioze.