![Makita 7104L Instruction Manual Download Page 13](http://html.mh-extra.com/html/makita/7104l/7104l_instruction-manual_19841013.webp)
13
•
Sigurohuni që të identifikoni masat e sigurisë për
mbrojtjen e përdoruesit, që bazohen në vlerësimin
e ekspozimit ndaj kushteve aktuale të përdorimit
(duke marrë parasysh të gjitha pjesët e ciklit të
funksionimit si ato kur vegla është e fikur dhe
punon pa prerë, ashtu edhe kohën e përdorimit).
ENH003-13
Vetëm për shtetet evropiane
Deklarata e konformitetit me KE-në
Ne, Makita Corporation, si prodhuesi përgjegjës
deklarojmë që makineria(të) e mëposhtme Makita:
Emërtimi i makinerisë:
Kllapa e zinxhirit
Nr. i modelit/ Lloji: 7104L
janë të prodhimit në seri dhe
Pajtohet me direktivën evropiane të mëposhtme:
2006/42/KE
Dhe janë prodhuar në përputhje me standardet e
mëposhtme ose me dokumentet e standardizuara:
EN61029
Dokumentimi teknik ruhet nga përfaqësuesi ynë i
autorizuar në Evropë që është:
Makita International Europe Ltd.
Michigan Drive, Tongwell,
Milton Keynes, Bucks MK15 8JD, England
30.1.2009
000230
Tomoyasu Kato
Director
Makita Corporation
3-11-8, Sumiyoshi-cho,
Anjo, Aichi, 446-8502, JAPAN
GEA010-1
Paralajmërimet e përgjithshme
për sigurinë e veglës
PARALAJMËRIM Lexoni të gjitha paralajmërimet
dhe udhëzimet për sigurinë.
Mosndjekja e
paralajmërimeve dhe udhëzimeve mund të rezultojë në
goditje elektrike, zjarr dhe/ose dëmtim serioz.
Ruajini të gjitha paralajmërimet dhe
udhëzimet për të ardhmen.
ENB093-1
RREGULLA TË TJERA SIGURIE
1.
Përdoreni veglën vetëm për të bërë vrima në
dru.
2.
Kjo vegël është për të bërë vrima në dru me
sipërfaqe të sheshtë. Mos e përdorni
asnjëherë për të bërë vrima në trung.
3.
Mbani mbrojtëse për veshët.
4.
Zinxhirin e prerësit përdoreni me kujdes;
është shumë i mprehtë.
5.
Vendoseni materialin e punës në blloqe druri
ose në binarë të shkurtër për të parandaluar
që zinxhiri i prerësit të godasë token,
dyshemenë etj., sepse kjo do të dëmtonte
zinxhirin e prerësit në kokën kur vrima
shpohet krejtësisht.
6.
Kontrolloni me kujdes zinxhirin e prerësit për
krisje ose dëmtime përpara përdorimit.
Zëvendësoni menjëherë zinxhirin e prerësit
nëse është krisur ose dëmtuar.
7.
Fiksoni mirë veglën në materialin e punës.
8.
Kontrolloni për gozhdë ose materiale të huaja
dhe hiqini ato nga materiali i punës përpara se
të nisni punën.
9.
Mos e vini veglën në punë kur kapaku i
sigurisë është i hapur.
10.
Mos mbani doreza gjatë punës.
11.
Mbajini duart larg pjesëve lëvizëse.
12.
Hiqeni veglën nga materiali i punës pas punës
në mënyrë që mos t’ju bjerë dhe të shkaktojë
lëndime.
13.
Mos e keqpërdorni kordonin. Asnjëherë mos e
tërhiqni me forcë kordonin për ta hequr nga
priza. Mbajeni kordonin larg nxehtësisë,
lubrifikantit, ujit dhe pjesëve të mprehta.
14.
TOKËZIMI I DUHUR. Kjo vegël duhet tokëzuar
gjatë përdorimit që të mbrojë përdoruesin nga
shoku elektrik.
15.
KORDONËT E ZGJATIMIT. Përdorni vetëm
kordonë zgjatimi me tre tela që kanë spinë
tokëzimi të llojit me tre degëzimi, dhe priza
treshe që pranojnë spinën e veglës.
Zëvendësoni ose riparoni menjëherë kordonët
e dëmtuar ose të konsumuar.
RUAJINI KËTO UDHËZIME.