![background image](http://html.mh-extra.com/html/makita/4326/4326_instruction-manual_230074021.webp)
21
Referojuni tabelës për të përzgjedhur shpejtësinë e
duhur për materialin që do të pritet. Megjithatë,
shpejtësia e përshtatshme mund të ndryshojë sipas llojit
ose trashësisë së materialit. Në përgjithësi shpejtësia më
e lartë ju lejon që t'i prisni materialet më shpejt, por në
këtë mënyrë jetëgjatësia e shërbimit të thikës do të ulet.
Materiali që do të pritet
Numri mbi diskun e rregullimit
Dru
5 - 6
Çelik i butë
3 - 6
Çelik i pandryshkshëm
3 - 4
Alumin
3 - 6
Plastik
1 - 4
006583
KUJDES:
•
Nëse pajisja përdoret vazhdimisht në shpejtësi të
ulët për një kohë të gjatë, motori do të
mbingarkohet dhe do të nxehet.
•
Disku i rregullimit të shpejtësisë mund të kthehet
deri në 6 dhe sërish në 1. Mos ushtroni forcë pas
6 dhe 1, ose funksioni i rregullimit të shpejtësisë
nuk do të funksionojë.
MONTIMI
KUJDES:
•
Jini gjithnjë të sigurt që vegla është fikur dhe hequr
nga korrenti përpara se të bëni ndonjë punë mbi të.
Instalimi ose heqja e fletës të sharrës
Fig.4
KUJDES:
•
Gjithmonë pastroni të gjitha ashklat ose mbetjet e
huaja që futen në disk dhe ose në mbajtësen e
fletës. Moskryerja e këtij veprimi mund të rezultojë
në shtrëngimin e pamjaftueshëm të fletës duke
çuar në lëndim të rëndë trupor.
•
Mos e prekni fletën ose materialin e punës
menjëherë pas punës; mund të jenë shumë të
nxehta dhe mund t’ju djegin lëkurën.
•
Gjithnjë fiksojeni fletën fort. Shtrëngimi i
pamjaftueshëm i fletës mund të shkaktojë thyerje
të fletës ose dëmtime personale serioze.
•
Përdorni vetëm fletë të llojit B. Përdorimi i fletëve
të tjera, përveç llojit B, bën që fleta të mos
shtrëngohet sa duhet duke çuar kështu në
dëmtime personale serioze.
Për të instaluar fletën, lironi bulonin në drejtim
kundërorar në mbajtësen e fletës me një çelës
hekzagonal.
Me dhëmbët e fletës të drejtuara përpara, futni fletën në
mbajtësen e fletës duke e shtyrë deri në fund. Sigurohuni
që pjesa e pasme e fletës të përshtatet në cilindër. Më pas
shtrëngoni bulonin në drejtim orar për të siguruar fletën.
Fig.5
Për ta hequr fletën, ndiqni procedurën e kundërt të
instalimit.
SHËNIM:
•
Lubrifikoni cilindrin herë pas here.
Ruajtja e çelësit hekzagonal
Fig.6
Kur nuk e keni në përdorim, çelësin hekzagonal ruajeni
siç tregohet në figurë që mos t'ju humbë.
Rregullimi i cilindrit (Për modelet 4326/4327)
Fig.7
Lironi bulonin në pjesën e pasme të bazës me anë të
çelësit hekzagonal. Lëvizni mbajtësin në mënyrë të tillë
që cilindri të kontaktojë fletën lehtësisht. Më pas
shtrëngoni bulonin për të siguruar bazën dhe mbajtësin.
SHËNIM:
•
Lubrifikoni cilindrin herë pas here.
Kapaku për pluhurin
Fig.8
KUJDES:
•
Vini gjithmonë syze mbrojtëse edhe kur veglën e
vini në punë me kapakun për pluhurin të ulur.
Ulni kapakun për pluhurin për të parandaluar
shpërndarjen e ashklave. Megjithatë, kur bëni prerje me
kënd, ngrijeni deri në fund.
PËRDORIMI
KUJDES:
•
Mbajeni gjithmonë bazën ngjitur me materialin.
Moskryerja e këtij veprimi mund të thyejë fletën
duke shkaktuar dëmtime serioze.
•
Afrojeni veglën me ngadalë kur bëni prerje me
kthesa ose gdhendje. Shtyrja e veglës me forcë
mund të shkaktojë një sipërfaqe me prerje të
pjerrët dhe thyerje të fletës.
Ndizeni veglën ndërkohë që fleta nuk është në kontakt
me materialin dhe prisni derisa fleta të marrë shpejtësi
të plotë. Më pas vendoseni bazën mbi material dhe
lëvizeni veglën me ngadalë përpara përgjatë vijës së
prerjes të shënjuar më parë.
Fig.9
Prerje me buzë
Fig.10
KUJDES:
•
Sigurohuni gjithmonë që vegla të jetë fikur dhe të
jetë hequr nga priza përpara se të anoni bazën.
•
Ngrijeni kapakun për pluhurin deri në fund përpara
se të bëni prerje me kënd.
Me bazën të anuar, ju mund të bëni prerje me kënd nga
0° deri në 45° (majtas ose djathtas).
Lironi bulonin në pjesën e pasme të bazës me anë të
çelësit hekzagonal. Lëvizeni bazën në mënyrë të tillë që
buloni të pozicionohet në qendër të folesë në formë
kryqi në bazë.