![LG SPQ8-S Simple Manual Download Page 25](http://html.mh-extra.com/html/lg/spq8-s/spq8-s_simple-manual_220164025.webp)
SHQIP
Instalimi dhe përdorimi i produktit
Ju lutem, lexojeni me kujdes këtë manual para se të përdorni pajisjen tuaj dhe mbajeni atë për referencë në të
ardhmen.
Për të lexuar udhëzimet për karakteristikat e përparuara, vizitoni faqen: http://www.lg.com ose skanoni
kodin “QR” dhe shkarkoni “Manualin e përdoruesit”. Një pjesë e përmbajtjes së këtij udhëzuesi mund të jetë e
ndryshme për produktin tuaj.
A
Altoparlantët e pasmë
B
Marrësi me valë
C
Si të bashkoni bërthamën ferrite (opsionale)
-
Kalojini dy herë përreth bërthamës ferrite (si thurje) kabllot e
altoparlantit që lidhen me marrësin me valë.
a
Lidhni altoparlantët e pasmë me marrësin me valë nëpërmjet kabllos së një altoparlanti. Kur të lidhni altoparlantët e pasmë me
marrësin me valë, lidhni kabllon me vija të zeza me terminalin negativ të secilit altoparlant dhe kabllon tjetër me terminalin pozitiv
të secilit altoparlant.
b
Bëni lidhjen me burimin e energjisë sipas radhës: marrës me valë
[
boks horizontal. Më pas, ndizni boksin horizontal. Kur të
vendoset automatikisht lidhja me boksin horizontal, llambat LED në marrësin me valë do të ndizen në jeshile.
Aktivizimi/çaktivizimi i tingujve rrethues
Pasi të aktivizoni funksionin e tingujve rrethues, do të shijoni tinguj rrethues të mrekullueshëm nga altoparlantët e pasmë, për të gjitha
burimet hyrëse. Konfigurimi fillestar i funksionit të tingujve rrethues është i çaktivizuar (off). Për ta përdorur këtë funksion, aktivizojeni.
Referojuni manualit në internet për cilësimet e funksionit të tingujve rrethues.
Nëse shihni një llambë të kuqe LED të ndizet në anën e përparme të marrësit me valë, kjo nënkupton se boksi horizontal nuk është i lidhur
me altoparlantët. Nëse është kështu, lidhini pajisjet sipas kësaj radhe.
A
Shtypni butonin e
“Ndezjes/fikjes”
në boksin horizontal për ta fikur atë.
B
Shtypni butonin e lidhjes në çift
“PAIRING”
prapa marrësit me valë, që është i shkëputur. Kontrolloni nëse secila llambë LED pulson dritë
jeshile.
C
Shtypni butonin e
“Ndezjes/fikjes”
në boksin horizontal për ta ndezur atë.
D
Kur të vendoset lidhja, do të shihni një llambë jeshile LED të ndizet në anën e përparme të marrësit me valë.
Mbajeni boksin horizontal dhe marrësin me valë mbi 1 metër larg pajisjeve të tjera (p.sh. ruterit me valë, furrës me mikrovalë, etj.) për të
penguar interferencën në rrjetin pa tela (Wi-Fi).
y
Duke përdorur kodin “QR” në faqen 2 të këtij manuali, mund të gjeni bokse horizontale që përshtaten me këtë pajisje.
y
Projektimi dhe specifikat mund të ndryshojnë pa paralajmërim.
SPQ8-S.DEUSLLK_SIMPLE_MFL71883711.indd 24
2022-03-17 9:17:08