
SHQIP
Instalimi dhe përdorimi i produktit
Ju lutem, lexojeni me kujdes këtë manual para se të përdorni pajisjen tuaj dhe mbajeni atë për referencë në të
ardhmen.
Për të lexuar udhëzimet për karakteristikat e përparuara, vizitoni faqen:
http://www.lg.com ose skanoni
kodin “QR” dhe shkarkoni “Manualin e përdoruesit”. Një pjesë e përmbajtjes së këtij udhëzuesi mund të jetë e
ndryshme për produktin tuaj.
A
Doreza
B
Paneli i kontrollit
C
Altoparlanti
D
Ndriçimi sipas gjendjes emocionale
E
Vuferi
a
Lidheni me produktin kordonin e furnizimit me energji elektrike dhe ngarkojani baterinë produktit përpara përdorimit. Priza
ku lidhet kordoni ndodhet poshtë produktit.
b
Lidhja e altoparlantit me smartfonin duke përdorur Bluetooth-in
A
Shtypni butonin e
Ndezjes/fikjes
për ta ndezur produktin.
B
Shtypni dhe mbani shtypur butonin e
Funksioneve
në produkt derisa të dëgjoni një tingull njoftues. Llamba LED e
Bluetooth
-it pulson për 60 sekonda.
C
Prekni butonin e
Cilësimeve
në smartfonin tuaj dhe përzgjidhni funksionin
Bluetooth
. Aktivizoni funksionin
Bluetooth
.
(
Çaktivizo
>
Aktivizo
)
D
Nga lista e pajisjeve “smart”, gjeni dhe prekni opsionin “LG-RP4(XX).”
E
Sapo smartfoni të lidhet me produktin nëpërmjet
Bluetooth-it
, llamba LED e
Bluetooth-it
do të ndizet. Luani muzikë në
aplikacionin e muzikës në smartfonin tuaj.
c
Riprodhimi i muzikës nga skedarë të ruajtur në USB
A
Hapni kapakun e pasmë të produktit dhe vini pajisjen memorike USB në terminalin për USB-në.
B
Shtypni butonin e
Ndezjes/fikjes
për ta ndezur produktin.
C
Shtypni butonin e
Funksioneve
në produkt disa herë derisa të përzgjidhni funksionin e USB-së. Llamba LED e USB-së do të
ndizet.
D
Shtypni butonin e
Riprodhimit/pezullimit
të muzikës për të shijuar muzikë.
d
Lidhja me një pajisje të jashtme
A
Hapni kapakun e pasmë të produktit dhe lidheni pajisjen e jashtme me terminalin AUX. IN duke përdorur një kabllo stereo 3,5
mm.
B
Shtypni butonin e
Ndezjes/fikjes
për ta ndezur produktin.
C
Shtypni butonin e
Funksioneve
në produkt, disa herë, derisa të përzgjidhni opsionin AUX. Llamba LED e opsionit AUX do të
ndizet. Nëse vini muzikë në pajisjen e jashtme të lidhur, ju mund të filloni të dëgjoni muzikë nga ky produkt.
e
Lidhja me aplikacionin LG XBOOM
A
Gjeni në Google Play ose App Store aplikacionin
LG XBOOM
dhe instalojeni në smartfon.
B
Hapni aplikacionin
LG XBOOM
dhe përdorni funksionet e tij.
f
Kursimi i energjisë elektrike
Nëse për 15 minuta nuk luhet asnjë muzikë ose nuk shtypet asnjë buton, produkti do të fiket automatikisht. Në aplikacionin
LG
XBOOM
, mund të aktivizoni ose çaktivizoni opsionin [Auto Power Management] (menaxhimi i ndezjes/fikjes automatike).
y
Projektimi dhe specifikat mund të ndryshojnë pa paralajmërim.
RP4.DEUSLLK_SIMPLE_MFL71796983.indd 24
2021-06-28 12:56:29