7
SHQIP
Kur ta hiqni kabllon nga priza, kapeni nga spina dhe hiqeni.
Nëse telat brenda kabllos së energjisë janë të shkëputur, kjo gjë mund
të shkaktojë zjarr.
Kur të zhvendosni produktin, fillimisht sigurohuni që të jetë i fikur. Më
pas, hiqini nga priza kabllot e energjisë, kabllot e antenës dhe të gjithë
kabllot e lidhjes. TV-ja ose kordoni i energjisë mund të jenë dëmtuar, gjë
që mund të përbëjë rrezik zjarri ose mund të shkaktojë goditje elektrike.
Lëvizja e produktit ose heqja e tij nga paketimi, duhet bërë nga dy
persona, pasi produkti është i rëndë. Në të kundërt, kjo mund të
shkaktojë lëndim.
Kalojini të gjithë shërbimin personelit të kualifikuar të shërbimit.
Shërbimi nevojitet kur aparati është dëmtuar në ndonjë mënyrë, si p.sh.
kur është dëmtuar kablloja e ushqimit me energji ose spina, kur është
derdhur lëng ose kur kanë rënë objekte mbi aparat, kur aparati është
ekspozuar ndaj shiut ose lagështisë, kur nuk funksionon normalisht ose
kur është rrëzuar.
Nëse produkti është i ftohtë në të prekur, mund të ketë një “dritë” të
vogël kur ai ndizet. Kjo është normale, nuk ka asnjë problem me TV-në.
Paneli është produkt i avancuar që përmban miliona pikëza. Ju mund
të shikoni pika të vogla të zeza dhe/ose pika me ngjyrë të shndritshme
(të kuqe, blu ose të gjelbër) me një madhësi prej 1 ppm në panel. Kjo
nuk tregon keqfunksionim dhe nuk ndikon në performancën dhe në
besueshmërinë e produktit.
Ky fenomen ndodh gjithashtu në produktet e palëve të treta dhe nuk i
nënshtrohet zëvendësimit ose rimbursimit.
Ju mund të vini re ndriçim dhe ngjyra të ndryshme të panelit, në varësi
të këndit të shikimit (majtas/djathtas/lart/poshtë).
Ky fenomen shfaqet për shkak të karakteristikës së panelit. Nuk lidhet
me performancën e produktit dhe nuk ka të bëjë me keqfunksionimin.
Shfaqja e një figure të palëvizshme për kohë të gjata mund të shkaktojë
mbetje figure. Evitoni shfaqjen e figurave të palëvizshme për kohë të
gjata në ekranin e televizorit.
Tingull i gjeneruar
Zhurmë “kërcitëse”: Zhurma kërcitëse që shfaqet kur jeni duke parë
TV ose kur e fikni atë, gjenerohet nga një tkurrje termike plastike për
shkak të temperaturës dhe lagështisë. Kjo zhurmë është e zakonshme
për produktet ku kërkohet deformim termik. Gumëzhimë në qarkun
elektrik/zukatje në panel: Gjenerohet një zhurmë e ulët prej qarkut të
çelësit me shpejtësi të lartë i cili siguron një sasi të madhe energjie për
të vënë në punë produktin. Kjo është në varësi të produktit.
Ky tingull i gjeneruar nuk ndikon në performancën dhe besueshmërinë
e produktit.
Mos përdor produkte me voltazh të lartë pranë televizorit (p.sh. mbytës
elektrik mushkonjash). Kjo mund të shkaktojë avari të produktit.