4
SHQIP
Mos e prekni kurrë këtë produkt ose antenën gjatë një stuhie me
bubullima ose vetëtima. Ju mund të pësoni elektroshok.
Mos e prekni kurrë prizën në mur kur ka rrjedhje gazi, hapni dritaret që
të ajroset. Kjo mund të shkaktojë zjarr ose djegie nga një shkëndijë.
Mos e çmontoni, riparoni ose modifikoni produktin sipas dëshirës suaj.
Mund të shkaktohet një aksident zjarri ose goditjeje elektrike.
Kontaktoni me qendrën e shërbimit për kontroll, kalibrim ose riparim.
Nëse ndodh një nga këto, hiqeni produktin nga priza menjëherë dhe
kontaktoni qendrën lokale të shërbimit.
t
Produkti ka pësuar goditje
t
Produkti është dëmtuar
t
Në produkt kanë hyrë objekte të huaja
t
Produkti ka lëshuar tym ose një erë të çuditshme
Kjo mund të shkaktojë zjarr ose goditje elektrike.
Nëse nuk keni ndërmend ta përdorni produktin për një kohë të gjatë,
shkëputeni kordonin elektrik nga produkti. Pluhuri mund të shkaktojë
zjarr ose prishja e izolimit mund të shkaktojë rrjedhje elektrike, goditje
elektrike ose zjarr.
Aparati nuk duhet të ekspozohet pranë pikave ose spërkatjes, dhe mbi
aparat nuk duhet të vendoset asnjë objekt i mbushur me lëngje, si
p.sh. vazo.
Mos e vendosni produktin në mur nëse ka mundësi ekspozimi ndaj vajit
ose avujve të vajit. Kjo mund ta dëmtojë produktin dhe të shkaktojë
rrëzimin e tij.
Nëse në produkt (p.sh. ushqyes, kordon elektrik, televizor) hyn ujë
apo ndonjë substancë tjetër, hiqe nga priza dhe kontakto menjëherë
qendrën e shërbimit. Përndryshe, mund të shkaktohet zjarr ose goditje
elektrike.
Përdor vetëm ushqyes të autorizuar dhe kordon elektrik të miratuar nga
LG Electronics. Përndryshe, mund të shkaktohet zjarr, goditje elektrike,
defekt ose deformim i produktit.
Mos e zbërthe kurrë ushqyesin apo kordonin elektrik. Mund të
shkaktohet zjarr ose goditje elektrike.
Bëni kujdes kur përdorni përshtatësin, që të evitoni goditjet e jashtme.
Goditjet e jashtme mund ta dëmtojnë përshtatësin.
Sigurohuni që kordoni elektrik të jetë futur mirë në folenë e korrentit në
televizor. (Në varësi të modelit)