54
Shqip
Udhëzime sigurie
Për të evituar lëndimet e pickimeve ose të prerjeve gjatë procesit të montimit
duhet që të vishni doreza.
Produkti duhet të përdoret vetëm qëllimet e banjave, të higjienës dhe të larjes së
trupit.
Fëmijëve duhet t’u lejohet përdorimi pa mbikëqyrje i produktit vetëm atëherë kur
atyre u janë dhënë udhëzimet e duhura, të cilat bëjnë të mundur që fëmija ta
përdorë produktin në mënyrë të sigurt dhe që të ai të kuptojë rreziqet nga
përdorimi i gabuar.
Në lidhjet përçuese elektrike të armaturës mund të lidhet vetëm kutia e baterisë
CR-P2 respektivisht priza HG-Nr.30589310 e ofruar nga Hansgrohe.
Kabllo për lidhjen me rrjetin e rymës e këtij transformatori nuk mund të
zëvendësohet. Në një rast të tillë, transformatori nuk mund të përdoret më.
Transformatori, duke përfshirë kabllon lidhëse mund të montohet, respektivisht të
vendoset vetëm në ambiente të mbrojtura dhe pa lagështirë.
Transformatori nuk duhet të montohet në zonën mbrojtëse 0 ose 1.
Priza elektrike duhet që të jetë jashtë zonave mbrojtëse. (shih faqen 62, Fig. 8)
Pajisja duhet të instalohet në zonën mbrojtëse 2.
Ndryshimet e mëdha të presionit mes lidhjeve të ujit të ftohtë dhe atij të ngrohtë
duhen ekuilibruar.
Udhëzime për montimin
• Përpara montimit duhet që produkti të kontrollohet për dëmtime nga transporti.
Pas instalimit nuk do të njihet asnjë dëmtim nga transporti ose dëmtim i
sipërfaqes.
• Tubacionet dhe rubinetet duhet që të montohen, të shpëlahen dhe të
kontrollohen sipas standardeve në fuqi
• Duhet të respektohen linjat udhëzuese të instalimit, të vlefshme për vendet
respektive.
• Duhet të ketë hapësirë të mjaftueshme për punime servisimi në valvul. (min.
200 mm)
• 71501000, 71502000: Armatura nuk mund të përdoret në kombinim me një
ngrohës elektrik të ujit.
Instalimi elektrik
Elektricisti
Punimet e instalimit dhe të kontrollit duhet të realizohen nga një elektricist i
autorizuar, duke marrë në konsideratë standardin DIN VDE 0100 Pjesa
701 dhe standardin IEC 60364-7-701.
Lidhja me rrjetin elektrik
Ushqimi me tension: 230 V AC ± 10 %/ 50- 60 Hz
Sigurimi duhet të kryhet nëpërmjet një pajisjeje mbrojtëse nga rrjedhja e rrymës
(RCD/ FI) me një rrymë të përcaktuar diferenciale ≤ 30mA. Mbrojtja duhet të
kontrollohet në hapësira të rregullta kohore për funksionimin e tij.
Të gjitha punët duhet të bëhen vetëm në një gjendje pa ushqim me tension. Për
këtë duhet që ushqimi me tension të shkëputet në mënyrë të sigurt përmes
çelësit kryesor ose duke hequr spinën.
Priza elektrike duhet që të jetë jashtë zonave mbrojtëse. (shih faqen 62, Fig. 8)
Justimi
Kjo armaturë elektronike ka një sfumim të sfondit me përshtatje të rrezes së
veprimit, dmth. sistemi i armaturës justimin e bën automatikisht duke iu përshtatur
ambientit (madhësia e lavamanit, drita e ambientit, reflektimet). Nuk është i
nevojshëm justimi i sensorit infra të kuq.
Funksionimi me bateri
Kur është i nevojshëm ndërrimi i baterive, sinjalizohet përmes diodës përkatëse.
(shih faqen 67).
Kujdes! Pas vendosjes së baterisë, armatura nuk duhet aktivizuar për afro 35 s. Kjo
kohë i nevojitet asaj për vetë rregullim.
Funksionimi me prizë
Procedura e ndërrimit të prizës është e njejtë me procedurën e ndërrimit të
baterisë.
Funksionimi normal
Rrezja e përfshirjes respektivisht distanca nga pika e ndezjes dhe fikjes së
armaturës varen nga kushtet optike të ambientit (p.sh. nga forma dhe reflektimi i
lavamanit dhe ndriçimit të ambientit) si dhe nga forma, madhësia, shpejtësia dhe
reflektimi i objekti të sjellë në rrezen e reagimit. Rrezja e përfshirjes respektivisht
distanca nga pika e ndezjes dhe fikjes së armaturëse është në rrethana normale në
zonën mes 160 deri 200 mm. Objektet e errëta (p.sh. ngjyrë hiri-të zeza) dallohen
me vështirësi për shkak të reflektimit të tyre të dobët. Rrezja e përfshirjes,
respektivisht distanca nga pika e ndezjes dhe fikjes mund të jetë më e vogël se
160 mm. Objektet e me ngjyra të hapura dhe ato reflektuese dallohen shumë mirë
nga armatura për shkak të reflektimit të tyre të lartë. Rrezja e përfshirjes,
respektivisht distanca nga pika e ndezjes dhe fikjes së armaturës mund të jetë më e
madhe se 200 mm. Dritarja e sensorit të armaturës nuk duhet të ballafaqohet me
burime të forta të dritës. Pikat e ujit apo uji i kondensuar në dritaren e sensorit të
armaturës mund të shkaktojnë një rrjedhje të paqëllimshme të ujit.
Të dhëna teknike
Rubineti është i pajisur si standard me EcoSmart
®
(Kufizues
qarkullimi)
Presioni gjatë punës
maks. 0,8 MPa
Presioni i rekomanduar:
0,1 - 0,5 MPa
Presioni për provë:
1,6 MPa
(1 MPa = 10 bar = 147 PSI)
Temperatura e ujit të ngrohtë
maks. 60°C
Temperatura maksimale e ujit në dalje për 50 K dallim temperature dhe 0,3 MPa
presion rrjedhjeje
maks. 42°C
Kohëzgjatja e lëvizjes për inerci:
1 - 2 s
Fikja automatike:
10 s (Rregullimet bazë sipas fabrikës) / 20 s / 30 s
Bateri:
CR-P2 / 6 V Lithium
Trafo:
230 V AC ± 10 % / 50 – 60 Hz / 30 mA
Lloji i mbrojtjes:
IPX9
Vendi i vendosjes së etikës së parametrave:
shih faqen 69
Produkti është projektuar ekskluzivisht për ujë të pijshëm!
Summary of Contents for Vernis Blend 71502000
Page 68: ...68 20 sec Vernis Blend 71501000 71502000 SW 3 mm SW 3 mm 10 sec clean 60 sec 1 1 2 2 200s...
Page 70: ...70...
Page 71: ...71...