![Hans Grohe Showerpipe Croma 100 Reno 27139000 Instructions For Use/Assembly Instructions Download Page 29](http://html1.mh-extra.com/html/hans-grohe/showerpipe-croma-100-reno-27139000/showerpipe-croma-100-reno-27139000_instructions-for-use-assembly-instructions_2102738029.webp)
Udhëzime sigurie
Për të evituar lëndimet e pickimeve ose të prerjeve gjatë procesit të montimit
duhet që të vishni doreza.
Mbajtësja e kokës së dushit është projektuar vetëm për mbajtjen e kokës së
dushit dhe nuk duhet që të rëndohet me objekte të tjera!
Fëmijët dhe të rriturit me aftësi të kufizuara fizike, mendore dhe/ose ndijuese
nuk duhet ta përdorin produktin pa qenë nën mbikëqyrje. Personat që janë nën
ndikimin e drogave ose të alkoolit nuk duhet ta përdorin produktin.
Kontakti i valëve të dushit me pjesët e ndjeshme të trupit (p.sh. me sytë) duhet
që të shmanget. Midis dushit dhe trupit duhet që të mbahet një distancë e
mjaftueshme.
Produkti nuk duhet të përdoret si dorëze mbajtëse. Duhet të montohet një
dorezë mbajtëse e veçantë
Produkti duhet të përdoret vetëm qëllimet e banjave, të higjienës dhe të larjes
së trupit.
Ndryshimet e mëdha të presionit mes lidhjeve të ujit të ftohtë dhe atij të ngrohtë
duhen ekuilibruar.
Udhëzime për montimin
• Përpara montimit duhet që produkti të kontrollohet për dëmtime nga transporti.
Pas instalimit nuk do të njihet asnjë dëmtim nga transporti ose dëmtim i
sipërfaqes.
• Armatura duhet montuar, shpërlarë dhe kontrolluar në bazë të normave të
vlefshme!
• Duhet të respektohen linjat udhëzuese të instalimit, të vlefshme për vendet
respektive.
• Përmasat e montimit të cekura në udhëzimin teknik të montimit janë ideale për
persona me gjatësi afro 1800 mm (180 cm) dhe eventualisht duhen përshtatur.
Këtu duhet pasur parasysh që me ndryshimin e lartësisë së montimit, ndryshon
edhe lartësia e cekur minimale si dhe ndryshimi i përmasave të lidhjeve.
• Gjatë montimit të produktit nga ana e personit të kualifikuar duhet pasur parasysh
që e gjithë sipërfaqja mbërthyese të jetë e drejtë (nuk duhet të ketë hapësira
mes pllakave). Mbi të gjitha muri duhet të jetë i përshtatshëm për montim dhe
nuk duhet të ketë pika të dobëta. Vidhat dhe kunjat e bashkangjitura janë të
përshtatshme vetëm për beton. Te përbërja tjetër murore të merren parasysh të
dhënat e prodhuesit të kunjave.
• Sita që i kemi bashkëngjitur spërkatëses duhet përdorur për të evituar thithjen e
papastërtive nga rrjeti i ujësjellësit. Ndotjet mund të dëmtojnë pjesë funksionale
të spërkatëses. Hansgrohe nuk merr përgjegjësinë për dëmet e shkaktuara në
këtë mënyrë.
• Nëse është e nevojshme, tubi midis rubinetit dhe kokës së dushit mund të
shkurtohet në pjesën e poshtme me një sharrë të imët.
Të dhëna teknike
Presioni gjatë punës
maks. 1 MPa
Presioni i rekomanduar:
0,1 - 0,4 MPa
(1 MPa = 10 bar = 147 PSI)
Temperatura e ujit të ngrohtë
maks. 60°C
Dezinfektim Termik:
maks. 70°C / 4 min
Siguresa kundër rrjedhjes në drejtim të kundërt
Produkti është projektuar ekskluzivisht për ujë të pijshëm!
Shqip
Përdorimi
(shih faqen 34)
Diagrami i qarkullimit
(shih faqen 31)
Spërkatësja e dorës
Spërkatësja për kokën
Spërkatësja e dorës + Spërkatësja për kokën
Përmasat
(shih faqen 31)
Montimi shih faqen 32
Pjesët e servisit
(shih faqen 36)
Pajisje të posaçme
(nuk përfshihet në vëllimin e
furnizimit)
Pllaka për rrafshimin e pllakave të murit krom #98681000
Mos përdorni silikon që në përbërje ka acid acetik.
Përshkrimi i simbolit
Mirëmbajtja
(shih faqen 34)
Penguesit e rrjedhjes në drejtim të kundërt duhen kontrolluar rregullisht
në bazë të normave DIN EN 1717 konform normave nacionale dhe
regjionale (DIN 1988 një herë në vit).
Pastrimi
(shih faqen 34) dhe broshura bashkëngjitur
Shenja e kontrollit
(shih faqen 36)
29