Montimi shih faqen 31
Demtim
Shkaku
Ndihme
Pak ujë
-
Presioni ushqyes jo Iimjaftueshem
-
Kontrolloni presionin e tubacionit
-
Sita qe mbledh papastertite eshte e piset
(96922000)
-
Pastroni siten para termostatit dhe mbi njesine
rregulluese (96922000)
-
element filter dush me papasterti
-
Gomina hermetizuese e pajisjes me papasterti
-
pastrim element filter ndërmjet dush dhe çorape
-
Pastroni gominen e sites midis pajisjes dhe tubit
Rrjedhje e kryqezuar, uji i ngrohte do te cohet tek
tubacioni i ujit te ftohte kur armatura eshte e mbyllur ose
anasjelltas
-
Penguesi i rrjedhjes mbrapsht te ujit me papasterti ose
me defekt
-
Pastroni ose kembeni penguesinn e rrjedhjes mbrapsht
te ujit
Temperatura reale nuk perputhet me temperaturen e
regjistruar
-
Termostati nuk eshte rregulluar
-
Rregulloni termostatin
-
Temperaturë e ulët e ujit të ngrohtë
-
Rrisni temperaturen e ujit te ngrohte nga 42 ºC deri
65 ºC
Rregullimi i temperatures nuk eshte i mundur
-
Njesia rregulluese me kalk
-
Kembeni njesine rregulluese
Ngrohesi i ujit nuk ndizet kur termostati eshte ne pune
-
Sita qe mbledh papastertite eshte e piset
-
Pastroni/Kembeni siten qe mbledh papastertite
-
Penguesi i rrjedhjes mbrapsht te ujit qendron i fiksuar
-
Kembeni pernguesin e rrjedhjes mbrapsht te ujit
Udhëzime sigurie
Për të evituar lëndimet e pickimeve ose të prerjeve gjatë procesit të montimit
duhet që të vishni doreza.
Mbajtësja e kokës së dushit është projektuar vetëm për mbajtjen e kokës së
dushit dhe nuk duhet që të rëndohet me objekte të tjera!
Fëmijët dhe të rriturit me aftësi të kufizuara fizike, mendore dhe/ose ndijuese
nuk duhet ta përdorin produktin pa qenë nën mbikëqyrje. Personat që janë nën
ndikimin e drogave ose të alkoolit nuk duhet ta përdorin produktin.
Kontakti i valëve të dushit me pjesët e ndjeshme të trupit (p.sh. me sytë) duhet
që të shmanget. Midis dushit dhe trupit duhet që të mbahet një distancë e
mjaftueshme.
Produkti nuk duhet të përdoret si dorëze mbajtëse. Duhet të montohet një
dorezë mbajtëse e veçantë
Produkti duhet të përdoret vetëm qëllimet e banjave, të higjienës dhe të larjes
së trupit.
Ndryshimet e mëdha të presionit mes lidhjeve të ujit të ftohtë dhe atij të ngrohtë
duhen ekuilibruar.
Udhëzime për montimin
• Përpara montimit duhet që produkti të kontrollohet për dëmtime nga transporti.
Pas instalimit nuk do të njihet asnjë dëmtim nga transporti ose dëmtim i
sipërfaqes.
• Tubacionet dhe rubinetet duhet që të montohen, të shpëlahen dhe të kontrollohen
sipas standardeve në fuqi
• Duhet të respektohen linjat udhëzuese të instalimit, të vlefshme për vendet
respektive.
• Përmasat e montimit të cekura në udhëzimin teknik të montimit janë ideale për
persona me gjatësi afro 1800 mm (180 cm) dhe eventualisht duhen përshtatur.
Këtu duhet pasur parasysh që me ndryshimin e lartësisë së montimit, ndryshon
edhe lartësia e cekur minimale si dhe ndryshimi i përmasave të lidhjeve.
• Gjatë montimit të produktit nga ana e personit të kualifikuar duhet pasur parasysh
që e gjithë sipërfaqja mbërthyese të jetë e drejtë (nuk duhet të ketë hapësira
mes pllakave). Mbi të gjitha muri duhet të jetë i përshtatshëm për montim dhe
nuk duhet të ketë pika të dobëta. Vidhat dhe kunjat e bashkangjitura janë të
përshtatshme vetëm për beton. Te përbërja tjetër murore të merren parasysh të
dhënat e prodhuesit të kunjave.
• Filtri i bashkëngjitur (97708000) duhet montuar për të garantuar rrjedhjen
sipas normave të ujit nga spërkatësja si dhe për të evituar thithjen e ndotjeve
nga tubacionet e ujësjellësit. Nëse dëshironi më shumë vëllim uji, atëherë në
vend të filtrit (97708000) duhet të përdorni sitën (94246000). Ndotjet mund
të dëmtojnë pjesë funksionale të spërkatëses. Hansgrohe nuk merr përgjegjësinë
për dëmet e shkaktuara në këtë mënyrë.
• Pajisja nuk është parashikuar për përdorim në lidhje me një banjë me avull!
• Nëse paraqiten probleme me ngrohësin elektrik të ujit ose me ndryshime të
mëdha të presionit, atëherë duhet montuar në hyrjen e ujit të ftohtë një rregullues
i ujit në tubacione (nr. i art. 97510000).
Shqip
Pajisje të posaçme
(nuk përfshihet në vëllimin e
furnizimit)
Pllaka për rrafshimin e pllakave të murit krom #95163000
(shih faqen 32)
Pjesët e servisit
(shih faqen 40)
Pastrimi
(shih faqen 37) dhe broshura bashkëngjitur
Përdorimi
(shih faqen 34)
Diagrami i qarkullimit
(shih faqen 37)
Përmasat
(shih faqen 36)
Mirëmbajtja
(shih faqen 38)
Penguesit e rrjedhjes në drejtim të kundërt duhen kontrolluar rregullisht
në bazë të normave DIN EN 1717 konform normave nacionale dhe
regjionale (DIN 1988 një herë në vit). Për të lehtësuar përdorimin
e njësisë rregulluese, termostati do të duhej çuar herë pas here nga
shumë i ngrohtë në shumë të ftohtë.
Justimi
(shih faqen 33)
Pas montimit duhet kontrolluar temperatura në dalje e termostatit.
Korrigjimet janë të nevojshme, nëse temperatura e matur në pikën e
rrjedhjes së ujit nuk është e njëjtë me temperaturën e përcaktuar në
termostat.
Funksionet e sigurisë
(shih faqen 33)
Falë Safety Function mund të përcaktohet temperatura maksimale e
dëshiruar, p.sh. 42 ºC.
Mos përdorni silikon që në përbërje ka acid acetik.
Përshkrimi i simbolit
Të dhëna teknike
Presioni gjatë punës
maks. 1 MPa
Presioni i rekomanduar:
0,1 - 0,5 MPa
Presioni për provë:
1,6 MPa
(1 MPa = 10 bar = 147 PSI)
Temperatura e ujit të ngrohtë
maks. 80°C
Temperatura e rekomanduar e ujit të ngrohtë:
65°C
Përmasat e lidhjeve:
150±12mm
Lidhjet G 1/2:
i ftohtë djathtas - i ngrohtë majtas
Dezinfektim Termik:
maks. 70°C / 4 min
• Siguresa kundër rrjedhjes në drejtim të kundërt
• Produkti është projektuar ekskluzivisht për ujë të pijshëm!
Çmontimi
(shih faqen 39)
Shenja e kontrollit
(shih faqen 40)
29