52
Shqip
Udhëzime sigurie
Duhen mbajtur pajime personale mbrojtëse (PPM)
(këpucë sigurie, doreza etj.)
Produkti duhet të përdoret vetëm qëllimet e banjave,
të higjienës dhe të larjes së trupit.
Fëmijët dhe të rriturit me aftësi të kufizuara fizike,
mendore dhe/ose ndijuese nuk duhet ta përdorin
produktin pa qenë nën mbikëqyrje. Personat që janë
nën ndikimin e drogave ose të alkoolit nuk duhet ta
përdorin produktin.
Udhëzime për montimin
• Përpara montimit duhet që produkti të kontrollohet
për dëmtime nga transporti. Pas instalimit nuk do të
njihet asnjë dëmtim nga transporti ose dëmtim i
sipërfaqes.
• Duhet të respektohen linjat udhëzuese të instalimit, të
vlefshme për vendet respektive.
• Gjatë montimit të produktit nga teknikët e
specializuar duhet mbajtur parasysh që sipërfaqja e
montimit gjendet brenda zonës së përgjithshme të
planit të montimit (nuk ka vendbashkime të dala ose
mospërputhje të pllakave), që struktura e murit është
e përshtatshme për montimin e produktit dhe që nuk
paraqet asnjë pikë të dobët.
• Lejohet që të përdoret vetëm materiali fiksues i
lëvruar.
• RainButton duhet të jetë ngarkuar plotësisht para se
ai të lidhet me iBox Hub.
• Me këtë deklaron Hansgrohe SE [shoqëri
evropiane], që tipi i sistemit të transmetimit «Pontos
Base» përputhet me direktivën 2014/53/EU. Teksti i
plotë i deklaratës së konformitetit të BE-së është i
disponueshëm nën adresën e mëposhtme të
internetit: pro.hansgrohe.com
Të dhëna teknike
Etiketa e modelit
shih faqen 63
Dezinfektim Termik
(shih faqen 68)
Dezinfektimi termal në përputhje me fletën e punës
DVGW W 551 (≥ 70°C / > 3 min) mund të kryhet
vetëm nga personel i trajnuar.
Kujdes!
Gjatë procesit të larjes me ujë të nxehtë, të gjitha
funksionet e sigurisë të mbrojtjes nga përvëlimi janë të
çaktivizuara. Shfaqen temperatura uji më të mëdha se
49°C, përveç kësaj sipërfaqet mund të nxehen. Evitoni
patjetër kontaktim me ujit dhe sipërfaqet, pasi ekziston
rreziku i lëndimit.
Aktivizimi i funksionit:
• Shtypni butonin e temperaturës 5 sekonda. Shfaqet
një pikë çuditëse.
• Brenda 3 sekondave shtypni përsëri butonin e
temperaturës
• Më pas shtypni butonin e volumit
• Tani starton një numërim mbrapa, në 0 shfaqet një
pikë çuditëse që pulson.
Funksioni ndërpritet menjëherë kur shtypet ndonjë
buton.
Për dezinfektimin termik sistemi përcakton brenda
150 s, nëse temperatura e ujit është > 60°C. Nëse nuk
është kështu, procesi ndërpritet.
Pas procesit të fundit duhet që sistemi të jetë për
2 minuta në gjendje qetësie, përndryshe dezinfektimi
termik nuk është i mundur.
Hedhja e baterive-mbetje dhe
e pajisjeve të vjetra elektrike
dhe elektronike
(gjen zbatim në
Bashkimin Evropian dhe në shtete
të tjera evropiane me sisteme të
diferencuara grumbullimi).
Ky simbol mbi bateri, produkt apo paketim tregon se
bateria apo produkti nuk administrohet si mbetje
shtëpiake. Duke u siguruar që bateria apo produkti të
hidhen në formën e duhur, ju ndihmoni në parandalimin
e pasojave të mundshme negative ndaj mjedisit dhe
shëndetit të njeriut. Riciklimi i materialeve ndihmon në
ruajtjen e burimeve natyrore. Për t'u siguruar që bateria
apo produkti të administrohet siç duhet, dorëzojeni
produkti në fund të ciklit jetik në pikën përkatëse të
grumbullimit për riciklimin e baterive dhe të pajisjeve
elektrike e elektronike. Për më shumë informacion të
detajuar rreth riciklimit të këtij produkti apo baterie, jeni
të lutur të kontaktoni zyrën tuaj të shërbimit qytetar,
shërbimin tuaj të hedhjes së mbeturinave shtëpiake ose
dyqanin ku e keni blerë produktin.
Përshkrimi i simbolit
Përmasat
(shih faqen 63)
Pjesët e servisit
(shih faqen 63)
Pajisje të posaçme
(nuk përfshihet në vëllimin e furnizimit)
• Hansgrohe këshillon përdorimin e Ladepad
#25100000 për të karikuar RainButton me
induksion. (shih faqen 63)
Summary of Contents for RainButton 25010 Series
Page 29: ...29 Svenska Montering se sidan 60 Grön Batteriet helt uppladdat Rengöring se sidan 69 ...
Page 45: ...45 Srpski Montaža vidi stranu 60 Zelena Baterija je potpuno napunjena Čišćenje vidi stranu 69 ...
Page 47: ...47 Norsk Montasje se side 60 Grønn Batteriet er helt oppladet Rengjøring se side 69 ...
Page 51: ...51 日本語 施工方法 次のページを参照 60 グリーン バッテリーは完全に充電されていま す お手入れ方法 次のページを参照 69 ...
Page 61: ...61 6 6 7 4 5 1 2 8 Ø 6 mm 60 mm ...
Page 62: ...62 9 11 10 Android IOS 12 1 2 V2A ...
Page 63: ...63 28 Ø 65 25100000 94378000 ...
Page 64: ...64 C C C C RainButton 25010XXX C 40 C 3 s 5 s 5 s RainButton 25011XXX ...
Page 70: ...70 ...
Page 71: ...71 ...