28
Shqip
Montimi
(shih faqen 32)
Udhëzime sigurie
Për të evituar lëndimet e pickimeve ose të prerjeve gjatë procesit të montimit
duhet që të vishni doreza.
Mbajtësja e kokës së dushit është projektuar vetëm për mbajtjen e kokës së
dushit dhe nuk duhet që të rëndohet me objekte të tjera!
Fëmijët dhe të rriturit me aftësi të kufizuara fizike, mendore dhe/ose ndijuese
nuk duhet ta përdorin produktin pa qenë nën mbikëqyrje. Personat që janë nën
ndikimin e drogave ose të alkoolit nuk duhet ta përdorin produktin.
Kontakti i valëve të dushit me pjesët e ndjeshme të trupit (p.sh. me sytë) duhet
që të shmanget. Midis dushit dhe trupit duhet që të mbahet një distancë e
mjaftueshme.
Produkti nuk duhet të përdoret si dorëze mbajtëse. Duhet të montohet një
dorezë mbajtëse e veçantë
Produkti duhet të përdoret vetëm qëllimet e banjave, të higjienës dhe të larjes së
trupit.
Ndryshimet e mëdha të presionit mes lidhjeve të ujit të ftohtë dhe atij të ngrohtë
duhen ekuilibruar.
Udhëzime për montimin
• Përpara montimit duhet që produkti të kontrollohet për dëmtime nga transporti.
Pas instalimit nuk do të njihet asnjë dëmtim nga transporti ose dëmtim i
sipërfaqes.
• Tubacionet dhe rubinetet duhet që të montohen, të shpëlahen dhe të
kontrollohen sipas standardeve në fuqi
• Duhet të respektohen linjat udhëzuese të instalimit, të vlefshme për vendet
respektive.
• Përmasat e montimit të cekura në udhëzimin teknik të montimit janë ideale për
persona me gjatësi afro 1800 mm (180 cm) dhe eventualisht duhen përshtatur.
Këtu duhet pasur parasysh që me ndryshimin e lartësisë së montimit, ndryshon
edhe lartësia e cekur minimale si dhe ndryshimi i përmasave të lidhjeve.
• Gjatë montimit të produktit nga teknikët e specializuar duhet mbajtur parasysh
që sipërfaqja e montimit gjendet brenda zonës së përgjithshme të planit të
montimit (nuk ka vendbashkime të dala ose mospërputhje të pllakave), që
struktura e murit është e përshtatshme për montimin e produktit dhe që nuk
paraqet asnjë pikë të dobët.
• Njësia e montuar e filtrit duhet përdorur për të garantuar një rendiment
rrjedhjeje të spërkatëses së dorës në bazë të normës si dhe për të evituar
thithjen e papastërtive nga rrjeti i ujësjellësit. Ndotjet mund të ndikojnë në
mënyrë negative në dhe mund të dëmtojnë pjesët funksionale të spërkatëses së
dorës. Hansgrohe nuk mban përgjegjësi për dëmet e shkaktuara në këtë
mënyrë.
• Nëse është e nevojshme, tubi midis rubinetit dhe kokës së dushit mund të
shkurtohet në pjesën e poshtme me një sharrë të imët.
Të dhëna teknike
Presioni gjatë punës
maks. 1 MPa
Presioni i rekomanduar:
0,18 - 0,5 MPa
Presioni për provë:
1,6 MPa
(1 MPa = 10 bar = 147 PSI)
Temperatura e ujit të ngrohtë
maks. 70°C
Temperatura e rekomanduar e ujit të ngrohtë:
65°C
Përmasat e lidhjeve:
150±12 mm
Lidhjet G 1/2:
i ftohtë djathtas - i ngrohtë majtas
Dezinfektim Termik:
maks. 70°C / 4 min
• Siguresa kundër rrjedhjes në drejtim të kundërt
• Produkti është projektuar ekskluzivisht për ujë të pijshëm!
Përshkrimi i simbolit
Mos përdorni silikon që në përbërje ka acid acetik.
Justimi
(shih faqen 34)
Rregullimi i kufizimit me ujë të nxehtë. Nje kombinim me një bojler ujit nuk është i
rekomanduar.
Mirëmbajtja
(shih faqen 34)
Penguesit e rrjedhjes në drejtim të kundërt duhen kontrolluar rregullisht në bazë të
normave DIN EN 1717 konform normave nacionale dhe regjionale (së paku një
herë në vit).
Përmasat
(shih faqen 38)
Diagrami i qarkullimit
(shih faqen 38)
Spërkatësja e dorës
Spërkatësja për kokën
Pjesët e servisit
(shih faqen 31)
Pajisje të posaçme
(nuk përfshihet në vëllimin e furnizimit)
Pllaka për rrafshimin e pllakave të murit Krom
#95239000 (shih faqen 31)
Pastrimi
(shih faqen 36)
Përdorimi
(shih faqen 35)
Për të zbrazur kreun e dushit/rubinetes, pas përdorimit vendoseni lehtë anash.
Shenja e kontrollit
(shih faqen 40)
Demtim
Shkaku
Ndihme
Pak ujë
- Penguesi i rrjedhjes mbrapsht te ujit qendron i fiksuar - Kembeni pernguesin e rrjedhjes mbrapsht te ujit
- element filter dush me papasterti
- pastrim element filter ndërmjet dush dhe çorape
Armatura punon rende
- Kartusha me defekt, me kalk
- Kembeni kartushen
Armatura pikon
- Kartusha me defekt
- Kembeni kartushen
Temperaturë e ulët e ujit të ngrohtë
- Kufiri i ujit te ngrohte eshte regjistruar gabim
- Regjistroni kufirin e ujit te ngrohte
Ngrohesi i ujit nuk ndizet.
- Rregulluesi i ujit në tubacione nuk është i hequr nga
spërkatësja
- Hiqni rregulluesin e ujit në tubacione nga spërkatësja
- Gomina hermetizuese e pajisjes me papasterti
- Pastroni gominen e sites midis pajisjes dhe tubit
- element filter dush me papasterti
- pastrim element filter ndërmjet dush dhe çorape
- Penguesi i rrjedhjes mbrapsht te ujit qendron i fiksuar - Kembeni pernguesin e rrjedhjes mbrapsht te ujit