41
Shqip
Montimi
(shih faqen 48)
• Të gjitha punët duhet të bëhen vetëm në një gjendje
pa ushqim me tension. Për këtë duhet që ushqimi me
tension të shkëputet në mënyrë të sigurt përmes
çelësit kryesor ose duke hequr spinën.
• Për montimin lejohet që të përdoret vetëm material i
standardizuar.
• Të gjithë komponentët duhet të jenë të arritshëm.
• Temperatura e mjedisit nuk duhet të jetë më e madhe
se 40ºC.
• Poqa dhe substanca ndriquese gjate funksionit
nxehen. Distanca ne mes poqes dhe objekteve
djegese se paku 50 cm.
• Gjatë montimit të produktit nga teknikët e
specializuar duhet mbajtur parasysh që sipërfaqja e
montimit gjendet brenda zonës së përgjithshme të
planit të montimit (nuk ka vendbashkime të dala ose
mospërputhje të pllakave), që struktura e murit është
e përshtatshme për montimin e produktit dhe që nuk
paraqet asnjë pikë të dobët.
Të dhëna teknike
Tensioni nominal:
100 - 240V/N/PE/50 - 60Hz
Fuqia:
maks. 2,5 W
Klasa e mbrojtjes:
IP 20
Numri i serisë
shikoni etiketën e modelit
Përmasat e montimit
shih faqen 47
Pesha:
1.380g
Përshkrimi i simbolit
Lexoni udhëzimet e montimit
Paralajmërim për tension
elektrik të rrezikshëm
Mos përdorni silikon që në përbërje ka acid
acetik.
Përmasat
(shih faqen 47)
Pastrimi
(shih faqen 48)
• Poqa te fiket.
• Për të hequr njollat (yndyrë, kozmetikë, etj.) përdorni
një leckë lëkure për dritaret të lar me ujë të ngrohtë
dhe të shtrydhur mirë. Njollat e pikave nëpër qoshe
duhen fshirë patjetër me një leckë të butë. Mos
përdorni detergjente për gota ose dritare si dhe
lëndë të tjera kimike sepse ato e dëmtojnë
sipërfaqen e argjendtë të pasqyrës dhe mund të
shkaktojnë njolla ngjyrë kafe. Nëse pasqyra
përdoret pa respektuar këto kritere, atëherë bie
poshtë e drejta për garanci.
• Siperfaqja te pastrohet nje lecke te thate, eventulisht
te laget.
• Duhet pasur parasysh që nuk duhet të hyjnë lëngje të
brendësi të llambës.
• Dëme të shkaktuara nga mosrespektimi i këtyre
rregullave nuk përfshihen nga garancia jonë.
Hedhja e baterive-mbetje dhe
e pajisjeve të vjetra elektrike
dhe elektronike
(gjen zbatim në
Bashkimin Evropian dhe në shtete
të tjera evropiane me sisteme të
diferencuara grumbullimi).
Ky simbol mbi bateri, produkt apo paketim tregon se
bateria apo produkti nuk administrohet si mbetje
shtëpiake. Duke u siguruar që bateria apo produkti të
hidhen në formën e duhur, ju ndihmoni në parandalimin
e pasojave të mundshme negative ndaj mjedisit dhe
shëndetit të njeriut. Riciklimi i materialeve ndihmon në
ruajtjen e burimeve natyrore. Për t'u siguruar që bateria
apo produkti të administrohet siç duhet, dorëzojeni
produkti në fund të ciklit jetik në pikën përkatëse të
grumbullimit për riciklimin e baterive dhe të pajisjeve
elektrike e elektronike. Për më shumë informacion të
detajuar rreth riciklimit të këtij produkti apo baterie, jeni
të lutur të kontaktoni zyrën tuaj të shërbimit qytetar,
shërbimin tuaj të hedhjes së mbeturinave shtëpiake ose
dyqanin ku e keni blerë produktin.
Përdorimi
(shih faqen 50)
Summary of Contents for 73570000
Page 20: ...20 48 40 C 50 100 240V N PE 50 60Hz 2 5 W IP 20 47 1 380g 47 48 Civic Office 50...
Page 46: ...46 48 EU 50...
Page 48: ...48 4 2 1 3 5 1 2 6 mm 60 mm 82mm 73570XXX Silicone...
Page 49: ...49 2 1 3 4 5 1 2 6 mm 60 mm 48 mm Silicone SW 2 5 mm 4 Nm 41790XXX...
Page 50: ...50 ON OFF 1 2 3...