138
SQ
Karikojeni baterinë vetëm në mjedise ku temperatura
e ambientit është midis 0 °C dhe + 30 °C. Perfor-
manca e plotë e karikimit është në dispozicion duke
filluar nga 15 °C.
Karikojeni produktin vetëm në ambiente të
brendshme të thata.
Kur temperatura e baterisë është jashtë diapazonit të
lejuar të temperaturës së karikimit, bateria nuk mund
të karikohet. Në momentin që arrihet diapazoni i leju-
ar i temperaturës bateria karikohet.
Mos e përdorni pajisjen dhe pajisjet periferike të saj
në mot të keq, veçanërisht kur ekziston rreziku i një
rrufeje.
Bateria nuk duhet të hiqet.
Nëse nuk e përdorni produktin për një kohë të gjatë,
para përdorimit duhet ta karikoni më shumë se 60 %.
Ai duhet të karikohet të paktën çdo 3 muaj në 60 %.
Fëmijët nuk duhet të qëndrojnë të pambikëqyrur në
zonën e mbrojtur.
Kur bateria është bosh ose kur ZoneProtect është
e tejnxehur, zona nuk mbrohet më.
Për instalimin e telit të zonës vlejnë të njëjtat kritere
si për telin kufizues (shih manualin e përdorimit të
robotit kositës).
Një kabllo USB te ky produkt nuk përfshihet në setin
e livrimit.
Rekomandohet të përdoret kablloja e një ofruesi të
tretë me specifikimet e mëposhtme:
– Frekuenca: 50 deri 60 Hz, njëfazore
– Tensioni i rrjetit: 100 deri 240 V tension alternativ
– Tensioni në dalje / rryma: 5 V tension direkt / 1 A
– Fuqia minimale në dalje: 5 W
– Lidhja në dalje: USB-C
v
Para përdorimit të kabllos USB të një ofruesi të
tretë, kontrolloni që ajo të përputhet me standar-
din kombëtar dhe ndërkombëtar të sigurisë për
tensionin e ulët (SELV).
RREZIK! Pushim zemre!
Gjatë punës, ky produkt gjeneron një fushë
elektromagnetike. Në kushte të caktuara, kjo
fushë mund të ndikojë mbi mënyrën e funksio
nimit të implantateve mjekësore aktive ose
pasive. Për të përjashtuar rrezikun e situatave
që mund të shkaktojnë plagosje të rënda ose
vdekjeprurëse, personat me një implantat
mjekësor duhet që para përdorimit të këtij pro
dukti të konsultohen me mjekun e tyre dhe
prodhuesin e implantatit.
RREZIK! Rreziku i mbytjes!
Pjesët e vogla mund të gëlltitet me lehtësi.
Për shkak të qeseve plastike ekziston rreziku
i mbytjes për fëmijë të vegjël. Mbajini larg
fëmijët e vegjël gjatë montimit.
RREZIK! Plagosje!
Rrezik plagosje dhe rreziku i dëmtimit të pro
duktit.
v
Mos e pastroni produktin me ujë ose me
rrëke uji (sidomos rrëke uji me presion të
lartë).
v
Mos pastroni me kimikate, përfshirë ben
zinën ose solventët. Disa prej tyre mund
të shkatërrojnë pjesë të rëndësishme prej
plastike.
Asgjësimi:
(në përputhje me Direktivën 2012/19/EU / S.I. 2013 No. 3113)
Produkti nuk lejohet të asgjësohet me mbet-
jet normale të shtëpisë. Ai duhet të asgjëso-
het në përputhje me rregulloret lokale të
mbrojtjes së mjedisit.
ME RËNDËSI!
v
Asgjësojeni produktin nëpërmjet qendrës tuaj
vendore të grumbullimit dhe riciklimit.
Asgjësimi i baterisë:
Li-ion
Bateria përmban celula jonesh litiumi,
të cilat në përfundim të jetëgjatësisë
së tyre duhet të asgjësohen të ndara
nga mbetjet normale të shtëpisë.
ME RËNDËSI!
Bateria duhet të çmontohet vetëm nga një specialist.
1. Nëse keni pyetje lidhur me çmontimin e baterisë,
lutemi drejtojuni servisit GARDENA.
15021-20.960.01.indd 138
15021-20.960.01.indd 138
04.02.22 10:43
04.02.22 10:43