CERTIFIKATË GARANCIA
AFATI I GARANCISË: 5 vjet
KUSHTET E GARANCISË:
Dy vite sigurohet garanci e plotë falas, e cila përfshin riparimin falas (punë dore), zëvendësimin falas të pjesëve
rezervë, pjesë rezervë falas dhe zëvendësimin e produktit me të ri nëse nuk mund të riparohet.
Vitin e tretë, të katërt dhe të pestë të garancisë, sigurohen vetëm pjesë rezervë, ndërsa diagnostikimi i defektit dhe
zëvendësimi i pjesës (puna e dorës) paguhet në rast se pajisja nuk mund të riparohet, zëvendësimi i produktit me
një të ri nuk përfshihet.
Garancia vlen nga dita e blerjes së produktit.
Janë siguruar pjesë rezerve për një periudhë prej 5 viteve nga data e shitjes së produktit.
Afati për riparim: 30 ditë pune.
Nëse riparimi zgjat më gjatë se afati i paraparë ligjor prej 30 ditë pune,
dhe është në periudhën prej 2 vjetësh
garanci të plotë falas i njëjti do të zëvendësohet me të ri ose me produkt të përshtatshëm.
VËREJTJE:
1. Aparati është vetëm për përdorim shtëpiak (nuk është për përdorim profesional).
2. Në rast të përdorimit profesional, afati i garancisë është 6 muaj.
3. Certifikata e garancisë vlen vetëm nëse është e verifikuar te shitësi (shitorja).
4. Certifikata e verifikuar e garancisë nuk vlen pa llogari fiskale. Data e verifikimit të certifikatës të
garancisë duhet të jetë e njëjtë me datën e lëshimit të llogarisë fiskale nga ana e shitësit (shitores).
5. Certifikata e verifikuar e garancisë nuk vlen pa etiketën me numër serik dhe barkod.
Importuesi garanton se produkti i posedon karakteristikat e deklaruara të cilësisë dhe se do të funksionojë mirë
brenda periudhës së garancisë nëse produkti trajtohet siç duhet dhe ndiqen udhëzimet e bashkangjitura për
përdorim dhe mirëmbajtje.
Garancia përjashtohet dhe nuk zbatohet në rastet kur dëmi ka ndodhur: gjatë çdo transporti i cili nuk kryhet nga
importuesi, për shkak të trajtimit të pakujdesshëm, për shkak të forcës madhore ose për shkak të riparimeve nga
palët e treta dhe serviseve të paautorizuara nga importuesi, dëmtimet mekanike (thyerja, grisja) dhe nga moti dhe
fatkeqësitë natyrore.
Në rast të mënjanimit të mangësisë të produktit, periudha e garancisë zgjatet për periudhën kohore për të cilën
produkti nuk është përdorur. Kjo periudhë kohore llogaritet nga data e kërkesës së konsumatorit për mënjanimin e
mangësisë.
Gjatë parashtrimit të reklamacionit, blerësi është i obliguar të paraqitet në servisin e autorizuar
CENTRO UNION SERVIS (FAVORITELEKTRONIKS) Tel. : 02 2440 – 070. Para intervenimit nga ana e
serviserit të autorizuar, blerësi është i obliguar të parashtrojë certifikatën e verifikuar të garancisë dhe
llogarinë e produktit të blerë (llogarinë fiskale).
Çdo reklamacion i paarsyetuar për mangësi të produktit (thirrja e paarsyetuar e servisit), tërheq
rimbursimin e harxhimeve të bëra për ardhjen e serviserit (harxhimi i karburantit për automjetin dhe
koha) të cilat shkojnë në llogari të blerësit.
Udhëzim teknik për përdorimin e produktit:
Produktit i hiqet paketimi dhe vendoset në përdorim sipas udhëzimit të bashkangjitur për përdorim i cili jepet së
bashku me produktin.
SH.T. CENTRO UNION Shkup, si importues dhe shitës i produkteve, qëndron në dispozicion me personat
profesionistë dhe servisin për çdo konsultim, asistencë profesionale dhe teknike në mirëmbajtjen, modifikimin dhe
përdorimin e produktit.
DEKLARATË
IMPORTUESI KONFIRMON SE KONSUMATORËT I KANË TË DREJTAT LIGJORE QË RRJEDHIN NGA LEGJISLACIONI I
REPUBLIKËS SË MAQEDONISË I CILI E RREGULLON SHITJEN E PRODUKTEVE DHE KËTO TË DREJTA NUK JANË TË
RREZIKUARA ME GARANCINË E DHËNË.
E RËNDËSISHME!
Edhe pas skadimit të afatit të garancisë ju rekomandojmë që për sigurinë tuaj, sigurinë të aparatit dhe
cilësisë, servisimin ta vazhdoni në CENTRO UNION SERVIS (FAVORITELEKTRONIKS SERVIS) SHKUP, ku
personeli tonë profesionist ka trajnime speciale për këtë lloj të aparateve.
Importuesi i produktit siguron servis nëpërmjet të rrjetit të serviserëve të CENTRO UNION SERVIS
(FAVORITELEKTRONIKS SERVIS) Shkup.
Të gjitha defektet paraqiten në mënyrë obligative te CENTRO UNION SERVIS (FAVORITELEKTRONIKS
SERVIS) në Rr. ’’Partizanski odredi’’ Nr. 154, Shkup Tel. (02) 2440-070.
Data e regjistrimit
Përshkrimi i reklamacionit
Produkt
Numri serik
Data e prodhimit
Verifikim i paraqitjes të reklamacionit
Shitës
Data e shitjes:
Vula
Vula
Nënshkrim
Nënshkrim
Summary of Contents for A-5101
Page 1: ...МК Машина за перење Упатство за употреба A 5101 ...
Page 35: ... ...
Page 36: ...52366035 ...
Page 37: ...SR Mašina za pranje veša Uputstvo za upotrebu A 5101 ...
Page 71: ... ...
Page 72: ...52366037 ...
Page 73: ...Washing Machine User Manual EN A 5101 ...
Page 101: ...EN 26 ...
Page 102: ...EN 27 ...
Page 103: ...EN 28 ...
Page 104: ...52366034 ...
Page 105: ...Makinë larëse Manual i shfrytëzuesit SQ A 5101 ...
Page 137: ... ...
Page 138: ... ...
Page 139: ... ...
Page 140: ...52366036 ...