Vërejtje:
Të gjitha defektet paraqiten në mënyrë obligative te
FAVORIT ELEKTRONIKS SERVIS
në
Bul. Partizanski odredi Nr. 154, Shkup
.
Tel. (02) 2440-070.
SERVIS GJENERAL
1
Favorit Elektroniks Servis
Rr. Partizanski odredi Nr. 154
Shkup
E rëndësishme!
Edhe pas skadimit të afatit të garancisë servisimi duhet të bëhet nga ana e personave profesionistë të
FAVORIT ELEKTRONIKS SERVIS
.
VËREJTJE:
Nëse produkti nuk shitet brenda 6 muajve nga data e daljes nga magazina e Centro Union,
atëherë blerësi është i detyruar ta ripërtërijë periudhën e garancisë me një certifikatë të re të garancisë
.
CERTIFIKATË E GARANCISË
KUSHTET E GARANCISË:
Gjatë periudhës së garancisë, e cila fillon në ditën e shitjes së produktit, blerësit i sigurohet servisim falas dhe riparim i
pjesëve me mangësi për shkak të gabimit të fabrikës. Jashtë periudhës së garancisë sigurohen pjesë rezervë në periudhë
prej 6 viteve .
Importuesi garanton se produkti i posedon karakteristikat e deklaruara të cilësisë dhe se do të funksionojë mirë brenda
periudhës së garancisë nëse produkti trajtohet siç duhet dhe ndiqen udhëzimet e bashkangjitura për përdorim dhe
mirëmbajtje.
Garancia përjashtohet dhe nuk zbatohet në rastet kur dëmi ka ndodhur: gjatë çdo transporti i cili nuk kryhet nga
importuesi, për shkak të trajtimit të pakujdesshëm, për shkak të forcës madhore ose për shkak të riparimeve nga palët e
treta dhe serviseve të paautorizuara nga importuesi, dëmtimet mekanike (thyerja, grisja) dhe nga moti dhe fatkeqësitë
natyrore.
Tregtari është i detyruar të mënjanojë çdo defekt dhe të riparojë pjesët me mangësi brenda 30 ditëve nga data e
raportimit të paraqitjes së mangësive, përndryshe produkti do të zëvendësohet me një të ri.
Në rast të mënjanimit të mangësisë të produktit, periudha e garancisë zgjatet për periudhën kohore për të cilën produkti
nuk është përdorur. Kjo periudhë kohore llogaritet nga data e kërkesës së konsumatorit për mënjanimin e mangësisë.
Çdo reklamacion i paarsyetuar për mangësi të produktit përfshin rimbursimin e harxhimeve të bëra në llogari
të blerësit.
Gjatë paraqitjes të reklamacionit, blerësi është i detyruar të lajmërohet në servisin e autorizuar dhe gjatë ndërhyrjes të
parashtrojë certifikatën e garancisë dhe llogarinë për produktin e blerë.
Importuesi i produktit ofron servis në hapësirat e servisit të FAVORIT ELEKTRONIKS SERVIS në Bul. “Partizanski odredi” nr.
154, Shkup. Tel. (02) 2440-070.
Importuesi siguron një periudhë servisimi për mirëmbajtje dhe pjesë rezerve brenda 6 viteve nga data e blerjes së
produktit.
Udhëzim teknik për përdorimin e produktit:
Produktit i hiqet paketimi dhe vendoset në përdorim sipas udhëzimit të bashkangjitur për përdorim i cili jepet sëbashku me
produktin. SH.T. CENTRO UNION Shkup, si importues dhe shitës i produkteve, qëndron në dispozicion me personat
profesionistë dhe servisin për çdo konsultim, asistencë profesionale dhe teknike në mirëmbajtjen, modifikimin dhe
përdorimin e produktit.
DEKLARATË
Importuesi konfirmon se konsumatorët i kanë të drejtat ligjore që rrjedhin nga legjislacioni i Republikës së Maqedonisë i
cili e rregullon shitjen e produkteve dhe këto të drejta nuk janë të rrezikuara me garancinë e dhënë.
Afati i garancisë: 12 muaj
Afati i riparimit ose zëvendësimit: 30 ditë
Data e regjistrimit
Përshkrimi i reklamacionit
Produkt
Numri serik
Data e prodhimit
Verifikim i paraqitjes të reklamacionit
Shitës
Data e shitjes:
Vula
Vula
Nënshkrim
Nënshkrim
VËREJTJE:
1. APARATI NUK ËSHTË DEDIKUAR PËR PËRDORIM PROFESIONAL.
2. NË RAST TË PËRDORIMIT PROFESIONAL, AFATI I GARANCISË ËSHTË 6 MUAJ.
3. CERTIFIKATA E GARANCISË NUK VLEN PA ETIKETËN ME NUMËR SERIK DHE BARKOD.
4. AFATI I GARANCISË NUK VLEN PA LLOGARI FISKALE. DATA E VERIFIKIMIT DUHET TI
PËRGJIGJET DATËS SË LLOGARISË FISKALE.