AL
76
• Mos vendosni materiale shpërthyese ose të djegshme në frigorifer, për
sigurinë tuaj. Vendosni pijet me sasi më të madhe alkooli në mënyrë
vertikale dhe duke i mbyllur mirë grykën, në ndarjen e frigoriferit.
• Mos mbuloni trupin ose pjesën e sipërme të frigoriferit me centro. Kjo
gjë ndikon në rendimentin e frigoriferit.
• Fiksoni aksesorët në frigorifer gjatë transportit për të parandaluar
dëmtimin e aksesorëve.
Montimi dhe përdorimi i frigoriferit
Para se të
fi
lloni të përdorni frigoriferin tuaj, duhet të kini kujdes pikat më
poshtë:
• Voltazhi i përdorimit për frigoriferin tuaj është 220-240 V me 50Hz.
• Kordoni elektrik i frigoriferit ka një spinë me tokëzim. Kjo spinë duhet
të përdoret me një prizë me tokëzim që ka një siguresë minimumi
16 amper. Nëse nuk keni një prizë me këto parametra, ju lutemi
realizojeni me ndihmën e një elektricisti të kualifi kuar.
• Ne nuk mbajmë përgjegjësi për dëmtimet që ndodhin për shkak të
përdorimit pa tokëzim.
• Vendoseni frigoriferin në një vend që nuk është i ekspozuar ndaj
dritës së diellit.
• Pajisja juaj duhet të jetë të paktën 50 cm nga sobat, furrat me gaz
dhe qendrat e nxehtësisë dhe duhet të jetë të paktën 5 cm larg nga
furrat elektrike.
• Frigoriferi nuk duhet të përdoret kurrë jashtë ose të lihet në shi.
• Kur frigoriferi vendoset pranë një ngrirësi me ngrirje të thellë, duhet
të ketë të paktën 2 cm hapësirë midis tyre për të parandaluar
lagështinë në sipërfaqen e jashtme.
• Mos vendosni asgjë mbi frigorifer dhe montoni frigoriferin në një
vend të përshtatshëm në mënyrë që të ketë të paktën 15 cm në
pjesën e sipërme.
• • Këmbët e përparme përshtatëse duhet të vendosen në një lartësi
të përshtatshme për të lejuar funksionimin e frigoriferit në një mënyrë
të qëndrueshme dhe të përshtatshme. Ju mund t’i rregulloni këmbët
duke i rrotulluar në drejtim orar (ose në drejtimin e kundërt). Kjo gjë
duhet të bëhet para se të vendosni ushqime në frigorifer.
• Para se të përdorni frigoriferin, fshini të gjitha pjesët me ujë të
ngrohtë me një lugë të vogël bikarbonat sode, dhe më pas shpëlajini
me ujë të pastër dhe thajini. Vendosni të gjitha pjesët pasi t’i pastroni.
• Montoni gominën e rregullimit të distancës (pjesa me fl etën e
zezë prapa) duke e kthyer 90° si në fi gurë për të parandaluar që
kondensatori të prekë murin.
PARA PËRDORIMIT TË FRIGORIFERIT
Summary of Contents for RBE 27ETC 1D FV
Page 111: ...52276912 ...