4.3
Ndërrimi i filtrit të karbonit -
opsional
Filtri i karbonit duhet të ndërrohet nëse
alarmi i filtrit është i aktivizuar.
Shikoni “Njoftimi i filtrit” te
kapitulli “Përdorimi i
përditshëm” për më shumë
informacion rreth funksionit.
PARALAJMËRIM!
Filtri i karbonit NUK mund të
lahet! Filtri nuk mund të
rigjenerohet!
Për të ndërruar filtrin e karbonit:
1.
Hiqni filtrat e yndyrës nga pajisja.
Referojuni pjesës “Pastrimi i filtrit të
yndyrës” në këtë kapitull.
2.
Rrotullojeni filtrin në drejtim të
akrepave të orës (1) dhe më pas
tërhiqeni (2).
1
2
Për të montuar sërish filtrat, ndiqni hapat
në rendin e kundërt.
Në çdo rast, është e nevojshme që të
ndërrohen filtrat të paktën çdo katër
muaj.
4.4
Ndërrimi i llambës
Pajisja është e pajisur me një llampë
LED dhe me një siguresë të veçantë
(përshtatës LED) Këto pjesë mund të
ndërrohen vetëm nga tekniku. Në rast
keqfunksionimi referojuni pjesës
“Shërbimi” te kapitulli “Udhëzimet e
sigurisë”.
5.
ÇËSHTJE QË LIDHEN ME AMBIENTIN
Ricikloni materialet me simbolin .
Vendoseni ambalazhin te kontejnerët e
riciklimit nëse ka. Ndihmoni në mbrojtjen
e mjedisit dhe shëndetit të njerëzve dhe
në riciklimin e mbetjeve të pajisjeve
elektrike dhe elektronike. Mos hidhni
pajisjet e shënuara me simbolin e
mbeturinave shtëpiake. Ktheni produktin
në pikën lokale të riciklimit ose
kontaktoni me zyrën komunale.
SHQIP 135