1.
TË DHËNA PËR SIGURINË
Përpara instalimit dhe përdorimit të pajisjes, lexoni me
kujdes udhëzimet e ofruara. Prodhuesi nuk është
përgjegjës nëse shkaktohen lëndime dhe dëme nga
instalimi dhe përdorimi i pasaktë. Gjithmonë mbajini
udhëzimet bashkë me pajisjen, për t'iu referuar në të
ardhmen.
1.1
Siguria e fëmijëve dhe personave me probleme
PARALAJMËRIM
Rrezik mbytjeje, lëndimi ose gjymtimi të përhershëm.
• Kjo pajisje mund të përdoret nga fëmijë të moshës 8
vjeç e sipër dhe persona me aftësi të kufizuara fizike,
ndjesore ose mendore ose që nuk kanë eksperiencë
dhe njohuri, nëse ata mbikëqyren nga një i rritur ose
nga një person që është përgjegjës për sigurinë e tyre.
• Mos lejoni fëmijët të luajnë me pajisjen.
• Mbajini të gjitha materialet e ambalazhimit larg fëmijëve.
• Mbajini fëmijët dhe kafshët shtëpiake larg pajisjes, gjatë
kohës që ajo punon ose kur ftohet. Pjesët e prekshme
janë të nxehta.
• Nëse pajisja ka një mekanizëm për sigurinë e fëmijëve,
ju rekomandojmë që ta aktivizoni.
• Pastrimi dhe mirëmbajtja nuk duhet të kryhet nga
fëmijët pa mbikëqyrje.
1.2
Siguria e përgjithshme
• Kur përdoret, pajisja nxehet nga brenda. Mos i prekni
elementet e nxehjes që gjenden në pajisje. Përdorni
gjithmonë doreza furre për të hequr ose për të futur
aksesorët ose enët në furrë.
• Mos përdorni pastrues me avull për të pastruar
pajisjen.
• Përpara punimeve të mirëmbajtjes, shkëputni furnizimin
me rrymë elektrike.
SHQIP
3