SQ
SQ
85
Miratuar për:
Cybex Sirona Z Line | Cybex Sirona Zi Line
Cybex Sirona S Line | CybexSirona M Line
gb Vaya Line
I nderuar klient, faleminderit që bletë një kapëse
SENSORSAFE. Ky produkt prodhohet nën duke pasur
kontrolle të veçanta cilësie dhe ai është në përputhje me
kërkesat më të rrepta të sigurisë.
INFORMACION I RËNDËSISHËM
•
Udhëzimi i shkurtër më poshtë ka për qëllim të japë
vetëm një përmbledhje të përgjithshme. Për të arritur
siguri dhe rehati maksimale për fëmijën tuaj, është
e domosdoshme që të lexoni me kujdes të gjithë
manualin e përdorimit të sexholinos.
•
SENSORSAFE nuk mund të përdoret me sexholino
të tjera, përveç atyre që tregohen. Përdorimi i
produkteve të tjera mund të përbëjë rrezik të madh
ndaj fëmijës suaj.
•
Është thelbësore ta përdorni dhe ta montoni
SENSORSAFE sipas udhëzimeve që tregohen
në këtë manual. Kushtojini vëmendje të veçantë
pozicionimit të saktë të kapëses!
•
SENSORSAFE është një sistem monitorimi i fiksuar
në sexholino dhe i lidhur me smartfonin tuaj përmes
Bluetooth (klasa 2 e Bluetooth). Kjo do t'ju sinjalizojë
për ndonjë situatë të rrezikshme për fëmijën. Sistemi
përbëhet nga dy komponentët e mëposhtëm:1.
Kapësja inteligjente për pjesën e kraharorit: p.sh. matja
e temperaturës së ambientit, gjendja e kapëses nëse
është e hapur ose e mbyllur.
2. Smartfon: SENSORSAFE funksionon vetëm
me aplikacionin SENSORSAFE, i cili është i
disponueshëm në Apple Store ose Google Play
Store
(1)
.
•
Edhe kur përdoret siç duhet dhe në përputhje me
qëllimin e synuar, SENSORSAFE shërben vetëm
si një sistem plotësues për sigurinë. Funksionaliteti
varet nga disa faktorë dhe nuk mund të garantohet.
Përgjegjësia themelore për sigurinë e fëmijës
është e prindërve ose kujdestarëve të fëmijës.
SENSORSAFE nuk mund të përdoret si rast për të
shmangur, lehtësuar detyrat ligjore të prindërve, dhe
as për t'i zëvendësuar ato.
•
PARALAJMËRIM! Funksioni i plotë i SENSORSAFE
bazohet te komunikimi me smartfonin. Mbajeni
gjithmonë me vete dhe aktivizoni të gjitha
funksionet e smartfonit që janë të nevojshme për
SENSORSAFE.
•
PARALAJMËRIM! Mos e lini kurrë fëmijën të
pashoqëruar në automjet.
•
Mbajini larg nga fëmija juaj materialet plastike të
paketimit: rrezik mbytjeje!
•
Pajisjet e përdorura elektronike nuk janë pjesë e
mbeturinave të shtëpisë.
💡
Mbajeni manualin gjithmonë pranë sexholinos.
MONTIMI DHE ÇMONTIMI
Kapësja SENSORSAFE duhet të kapet te sistemi i rripit
të sigurimit të sexholinos. Të dyja pjesët e kapëses kanë
fole për ta lidhur atë me sistemin e rripit të sigurimit.
Për instalimin e të dyja pjesëve, veproni si më poshtë:
• Kapeni rripin e sigurimit nën jastëkët e shpatullave
dhe drejtojeni atë nga prapa në pjesën e përparme
përmes folesë së sipërme të kapëses
(2)
.
• Drejtojeni rripin e sigurimit mbrapa kapëses dhe
futeni atë nga prapa në pjesën e përparme në folenë
e poshtme.
💡
Sigurohuni që rripi i sigurimit të kalojë drejtpërdrejt
përmes të dyja foleve dhe të mos jetë i përdredhur
(3)
. Për ta zbërthyer kapësen, shtyjeni rripin dhe
drejtojeni për ta nxjerrë nga foleja.
LIDHJA E SISTEMIT MBROJTËS PËR FËMIJËN
ME RRIPIN DHE KAPËSEN
Rregullojeni sexholinon sipas udhëzimeve për
përdorimin e sexholinos. Sigurojeni fëmijën, siç tregohet
në manualin e sexholinos (shiko kapitullin: “LIDHJA ME
SISTEMIN E RRIPIT TË SIGURIMIT”). Pas mbylljes
së tokëzës së rripit, vazhdoni me hapat e tjerë të
mëposhtëm:
• Mbylleni kapësen derisa të dëgjoni një zhurmë
“KLIK”
(4)
.
•
Në fillim shtyjeni kapësen e mbyllur në drejtimin
poshtë - drejt tokëzës.
• Tërhiqeni me kujdes rripin qendror të rregullimit në
mënyrë që të shtrëngoni rripat e sigurimit për supet
derisa ato të puthiten pas trupit të fëmijës
(5)
.
• Poziciononi kapësen direkt nën jastëkët e
shpatullave
(6)
.
💡
Sigurohuni që sistemi i rripave të sigurimit të jetë i
shtrënguar dhe të mos jetë përdredhur. Për ta liruar
kapësen, shtypni butonin në mes dhe tërhiqni të dyja
pjesët veçmas
(7)
.
APLIKACIONI SENSORSAFE
Shkarkimi dhe konfigurimi
Aplikacioni SENSORSAFE mund të shkarkohet falas
nga Apple Store ose Google Play Store. Për të përdorur
kapësen SENSORSAFE të lidhur me aplikacionin
SENSORSAFE, sigurohuni që:
• aplikacioni të jetë instaluar në smartfonin tuaj.
• Bluetooth të jetë i aktivizuar.
• kapësja të jetë mbërthyer dhe smartfoni juaj të jetë
i lidhur me të.
• aplikacionit SENSORSAFE i jepet leje për të dërguar
njoftime dhe volumi është i aktivizuar (Regjimi "Mos
shqetëso" është joaktiv).
Para përdorimit për herë të parë
Para se ta përdorni SENSORSAFE për herë të parë,
kapësja duhet të regjistrohet në llogarinë e smartfonit
tuaj. Në të ardhmen, kur kapësja është e mbyllur dhe
Bluetooth aktivizohet në smartfonin tuaj, për sa kohë që
aplikacioni është i hapur në sfond, sistemi do të zgjohet
automatikisht.