10
MIRËMBAJTJA DHE PASTRIMI
Butoni i humidifikimit
Futeni butonin në prizë, pajisja është në funksion.
Rrotulloni butonin në drejtim të akrepave të orës
dhe pajisja fillon të operojë. Kur ajri është i thatë,
atëherë zgjidhni nivelin më të lartë të spërkatjes.
Butoni për aktivizimin e spërkatjes.
Butoni i dritës me ngjyrë: Butoni i kuq në pjesën e
prapme është butoni për kontrollin e dritës së natës,
ju lutemi të fikni dritën e natës kur nuk keni nevojë.
KUJDES:
Përpara se të filloni ta pastroni pajisjen, ju lutem hiqeni
kordonin e rrymës nga priza.
KUJDES:
Kur nuk ka ujë në rezervuarin e ujit, do të ndizet drita
e kuqe në mënyrë që të ju rikujtojë që ta rimbushni me ujë.
Ndërkohë njësia ndalon punën deri sa të rimbushet rezervuari.
SHNDËRRUESI
Hidhni një sasi të vogël të pluhurit të shkrifët në sipërfaqen e
dhënësit, pastaj derdhni një sasi të caktuar të ujit për 5 minuta,
lajeni me një furçë dhe shpërlaje me ujë.
REZERVUARI I UJIT
Hiqeni rezervuarin e ujit nga pajisja, rrotullojeni
kapakun. Pastrojeni me ujë direkt, thajeni me
leckë të butë. Është e rekomandueshme që të
pastrohet një herë në dy deri në tre javë.
Në qoftë se ka papastërti në enë, përdorni
lecka të buta për të fshirë ujin dhe shpërlajeni
me ujë. Kujdes gjatë pastrimit të enës së ujit.
ENA E UJIT
Vërejtje: Kur ta mbushni enën me ujë, ju lutemi
keni kujdes të mos e kaloni vijën e maksimumit,
sepse uji mund të derdhet dhe të dëmtojë
njësinë. Rekomandohet të pastrohet çdo javë.